Supë me hithra të njoma, recetë në 5 minuta dhe me super vlera nga zonja Albana

12 Prill 2022, 13:11

Supë me hithra të njoma, recetë në 5 minuta dhe me super vlera

Përbërësit:

500 gr hithra të njoma

500 ml qumësht

1 qepë

2 thelpinj hudhër

1 lgj gjalpë ose vaj ulliri

1 lgj miell

1 vezë

Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë hithrat dhe me pas i presim imët. I vendosim të ziejnë me kapak gjysëm mbuluar për rreth 10 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët në rende. Më pas shtojmë miellin dhe e kaurdisim derisa të marrë pak ngjyrë. Hudhrat i presim në feta ose i grijmë në rende dhe i shtojmë së bashku me qumështin të cilin e hedhim gradualisht. E trazojmë herë pas here derisa qumështi të fillojë të fluskojë. Rrahim vezën me pak qumësht dhe e shtojmë tek çorba. Shtojmë hithrat dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe bimë aromatike sipas dëshirës.