• VIDEO

    Betejat e humbura të Tiranës-Bamir Topit

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Bamir Topi ka rrëfyer një nga betejat e tij brenda PD lidhur me zgjedhjen në Bashkinë Tiranë në vitin 2000, ku tregon një nga lapsuset më të rënda të kryera nga Berisha. Lidhur me situatën aktuale të PD, Topi shprehet se drejtimin e saj do e marrë sërish Berisha.

  • VIDEO

    Bamir Topi në Repolitix: Lapsusi i rëndë i Berishës kur garova me Mustafajn për Bashkinë e Tiranës në 2000! Largimin e Bashës pa asnjë trofe e parashikova 10 vite më parë! Në krye të PD sërish Berisha

    Bamir Topi  ka rrëfyer një nga betejat e tij brenda PD lidhur me zgjedhjen në Bashkinë Tiranë në vitin 2000, ku tregon një nga lapsuset më të rënda të kryera nga Berisha. Lidhur me situatën aktuale të PD, Topi shprehet se drejtimin e saj do e marrë sërish Berisha.

  • VIDEO

    Dorëheqja e Bashës, Duma në Report Tv: Nëse nuk bashkohemi, PD do ndahet në copëza! Kryetari i ri të zgjidhet para zgjedhjeve lokale! Dudushi: Ka bërë thjesht një hap pas, është ende aty

    Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ish-nënkryetarja Grida Duma thotë në Report Tv se Basha nuk arriti të krijonte kurrë një identikit lideri, pasi i mungonte fryma e grupit dhe përgjegjësitë i delegonte. SIpas saj, zgjedhjet brenda partisë duhen bërë para atyre vendore dhe jo siç është parashikuar në planin me 4 pika të PD. Për analistin Alban Dudushi, ikja e Bashës është dorëheqje me kusht.

  • VIDEO

    Dorëheqja e Bashës, Kadilli në Report Tv: Ishte tërheqje taktike, do krijojë dhe ai 'Foltoret' e tij për të kandiduar sërish për kreun e PD pas zgjedhjeve të 2023

    Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, për Fatbardh Kadillin është vetëm një tërheqje taktike e tij për të shfryrë situatën e krijuar dhe sulmet ndaj tij dhe për të kandiduar sërish për kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale të 2023.

  • VIDEO

    80-vjeçari surprizon djalin në prag të ditëlindjes/‘E birësova 4 vjeç dua t’i gjej nënën’

    E birësoi në vitin 1985, në moshën 4-vjeçare, por sot Fiqiri Meta nga Tirana kërkon t’i bëjë një surprizë të madhe në jetë djalit tw tij Beni Meta. Edhe pse në moshë të thyer, 80-vjeçari merr guximin të dalë për herë të parë në një studio televizive, ndërsa bënë publike historinë e jetës. Ai iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ ku kërkon, që bashkë me nusen e djalit ta surprizojë në prag të 41-vjetorit të lindjes. Beni Beqja u lind më 26 prill 1981, ndërsa u braktis nga nëna biologjike ditën që u la në shtëpinë e fëmijës Vlorë. 4 vite më pas, vogëlushi u birësuar nga çifti Fiqiri dhe Sabrie Meta, të cilët udhëtuan nga Tirana drejt qytetit të Vlorës. Beni do të ishte gëzimi i tyre i parë dhe i vetëm. Ata nuk ia ndryshuan emrin me të cilin ishte regjistruar foshnja, por vetëm mbiemrin Meta. Beni u rrit si të gjithë fëmijët e tjerë me të gjithë dashurinë që i afruan prindërit birësues. Ai ndoshta nuk do ta kishte zbuluar herët se ishte një djalë i birësuar deri kur në moshën 17-vjeçare do të mësonte të vërtetën. Fillimisht nuk e priti mirë këtë fakt, për shkak se tashmë ishte një djalë i rritur dhe për të ishte thuajse e pabesueshme. Por edhe këtë rast të vështirë prindërit birësues i qëndruan më afër se kurrë, jo për ta zhbërë të vërtetën, por për ta forcuar edhe më shumë dashurinë mes të treve. Vitet kaluan sa e hap e mbyll sytë dhe sot Beni është baba i dy vajzave 5 dhe 10 vjeçe. Ai nuk tregoi kurrë interes apo kuriozitet për të kërkuar rrënjët biologjike, nga frika se një gjë e tillë do të lëndojë zemrat e prindërve birësues të cilët tashmë janë edhe më të moshuar. Por me kërkesë të babait dhe me dëshirën e bashkëshortes, sot jemi në kërkim të rrënjëve biologjike të djalit që erdhi në jetë 40 vite më parë.

  • VIDEO

    I lexon letrën live, gazetarja Odeta Dume emocionon 84-vjecarin nga Berati

    E nderuar znj.Odeta Dume! Unë që po ju shkruaj këtë letër, me dorën që më dridhet nga 83 vitet që kam mbi supe jam një banor i qytetit të Beratit. Quhem Breshan Maraj dhe me origjinë jam nga fshatin Krapish i Vlorës. Kjo Rubrikë në program ka hapur për mua një dritare, tek e cila mund mund t’u drejtohem. Fizikisht e kam të pamundur të lëviz, ndaj kjo letër është një mundësi për të mbërritur tek ju. Vetmia qenka e vështirë, ajo të vret dalëngadalë. Mosha bën të vetën dhe sot kam mbetur fillikat, ndaj kërkoj ndihmën tuaj. Bashkëshortja ndërroi jetë, kur më shumë se kurrë kisha nevojë për të. Në një shtëpi ku ndjej vetëm frymëmarrjen time, lus Zotin të gjej edhe unë paqe në shpirtin tim të brengosur. Me kujtimet e së shkuarës, në një banesë që nuk është as e imja, me peshën e vetmisë që më vret çdo ditë kam një kërkesë. Me vullnetin tim shpreh dëshirën, që edhe këto vite qw më kanë mbetur t’i kaloj në një strehë të ngrohtë, nën shoqërinë e bashkëmoshatarvë të mi. Azilin e shoh si një zgjidhje të duhur, ku unë mund të jetoj i qetë pwr veten. Të paktën do gjej njerëz të mire, që të kujdesen për mua edhe atëhere kur nuk do kem mw fuqi ta marr qoftw edhe një gotë ujë. Mbaj frymën gjallë me pak të ardhura që marr nga pensioni, por vetmia po më mbyt më shumë se çdo gjë tjetër. Me cerekun e shikimit në sy, endem thuajse i verbër në shtëpi, shoqwruar vetwm nga hija ime. Probleme shëndetësore kam mjaft, për ilaçe nuk më del as pensioni. Ndaj plot dhembje në shpirt, po ju shkruaj juve, me shpresën se do të më ndihmoni. Ju përshëdes dhe ju uroj gjithë të mirat! Me respekt Breshan Maraj

  • VIDEO

    Report Tv në vendin ku po groposen pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve! Përfaqësuesi i veterinarisë: S'do lejohet të afrohen njerëz apo bagëti! Qytetari: Më kanë vjedhur tokën

    Report Tv sjell pamje ekskluzive nga vendi ku po groposen pulat e ngordhura me grip shpendësh. Në Shijak janë hapur 2 gropa, në një zonë e cila është larg zonave të banuara, por nga sa shihet me sy të lirë, ka toka bujqësore ku po kullosin bagëti.

    • VIDEO

      Drejtori i Parkut të Divjakës: Nuk kemi konstatuar pelikanë të ngordhur apo të prekur nga gripi i shpendëve në Karavasta

      Ardian Koci, drejtor i Parkut të Divjakës dhe Karavastasë në një intervistë për Report Tv tha se në këtë park, nuk janë konstatuar shpendë të ngordhur apo të prekur nga gripi i shpendëve.

      ‘Jemi vënë në alarm që para 20 ditësh. Pikënisja ka qenë një email nga Shoqata greke për ruajtjen e Prespës. Arriti mesazhi se analizat kanë nxjerrë H5N1. Ne shtuam survejimin në ishullin e pelikanëve dhe në sipërfaqe të tjera ujore. Shikuam nëse ka pelikanë të ngordhur. Shpjegohet se kush është rreziku i shpendëve, shenjat e shpendëve të sëmurë. Në parkun e Divjakës, momentalisht situata është e qëndrueshme duket se nuk ka shpendë të prekur. Nuk kemi konstatuar shpendë të ngordhur në lagunat tona. E njëjta situatë raportohet edhe në Shkodër. Duke mos pasur kontakte me kolonitë reduktohet rreziku. Jemi në kontakt me autoritet e veterinarisë.’- tha Koçi.

    • VIDEO

      Dorëheqja e Bashës, Baçi: Veprim hipokrit dhe i vonuar! Berisha, e vetmja zgjidhje që mund të bashkojë demokratët! Asnjë deputet nuk doli pro deklaratës së lexuar nga Alibeaj

      Zgjidhjen për bashkimin e demokratëve, Luan Baçi e gjen tek Sali Berisha. Baçi tha se beson se ish-kreu i PD-së, i vetmi që ka artikuluar rikandidimin për postin e kryetarit, do të bashkojë demokratët dhe PD më pas do të bëhet shpresë për shqiptarët. Baçi shtoi se për të garuar për kreun e PD-së të marrë pjesë edhe Berisha edhe Basha, edhe kushdo tjetër që merr votat e bazës

    • VIDEO

      Dieta rigoroze e Sazan Gurit që e mban gjithmonë në formë, ja cila është ajo

      Ushqyerja e shëndetshme dhe ndjekja e një dietë rigoroze do t’ju mbajë për shumë kohë të shëndetshëm. Ambientalisti Sazan Guri tregoi në emisionin ‘Rreze Dielli’ dietën rigoroze që ndjek.

    • VIDEO

      Sazan Guri: 40 vite mbi biçikletë, ja përfitimet që kam pasur gjithë këto vite

      Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë dy mënyrat më të mira për të mbajtur trupin në formë. Një tjetër mënyrë është edhe pedalimi me biçkletë, nga i cili ambientalisti Sazan Guri nuk ka hequr dorë prej 40 vitesh. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ ai tregoi për ‘marrdhënien e veçantë’ që ka krijuar me dyrrotakun, madje dhe dëshirën për t’i emërtuar biçikletat me emra të ndryshëm.

       

       

    • VIDEO

      Supë kolagjeni me lëng kockash

      Supë kolagjeni me lëng kockash

      Përbërësit:

      1 qepë

      1 patate

      1 karrotë

      1 degë selino

      80 oriz

      1 litër lëng kockash

      Lëng limoni

      Majdanoz

      Kripë, piper

      Përgatitja:

      Në një tigan të thellë kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë lëngun e kockave e kemi përftuar nga zierja e kockave, e kullojmë dhe e shtojmë tek perimet. Hedhim orizin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë imët.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv