-
VIDEO
‘Ditë e keqe për futbollin shqiptar’, Duka sërish në krye të FSHF-së, Avokati: Vendimi është nul! Prodani: Gjykata nuk do e regjistrojë si president
Përmes një procesi manipulativ Armand Duka u rizgjodh sërish në krye të FSHF-së. Avokati Artur Çobani tha në Report Tv se vendimi i Asamblesë Zgjedhore është nul pasi procesi është mbajtur në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Eduard Prodani thotë se gjykata nuk do e pranojë vendimin e marrë sot nga Asambleja.
-
VIDEO
Humbja e thellë e PD më 6 mars, Patozi: Përgjegjës Basha e Berisha, e katandisën partinë në shifra minimale! Nuk kanë ndërmend të largohen, demokratët t'i bëjnë presion
Teksa shumë demokratë i kanë kërkuar Bashës dhe Berishës të bëjnë një hap pas, për Patozin ka pak gjasa që kjo të ndodhë. Duke analizuar atë po ndodh brenda PD dhe Foltores, Patozi thotë se as Basha e as Berisha nuk kanë ndërmend të largohen, duke theksuar se nevojitet që demokratët t'i bëjnë presion.
-
VIDEO
La bashkëshortin me dy fëmijët e mitur për të dashurin, 'Pa Gjurmë' gjen në Tiranë 23-vjeçaren: Mora atë që desha! Nëna: Kthehu për fëmijët, të kemi falur
Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti Esmeralda Pura në Tiranë. 23-vjeçarja nga Pogradeci kishte nisur një bashkëjetes me shtetasin M.L në zonën e Laprakës. Nëna e dy fëmijëve humbi gjurmët në 13 korrik të vitit 2021, nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur. Familjarët e bashkëjetuesit 27-vjeçar kishin ndjekur programin, nga ku kishin mësuar se ajo është denoncuar si e humbur. Esmeralda kishte gënjyer për afro 10 muaj me radhë M.L ndërsa nuk i kishte treguar për statusin e saj civil.
-
VIDEO
Gjendet Esmeralda Pura/La burrin e dy fëmijët e mitur,bashkëjeton me të dashurin në Tiranë
Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti Esmeralda Pura në Tiranë. 23-vjeçarja nga Pogradeci kishte nisur një bashkëjetes me shtetasin M.L në zonën e Laprakës. Nëna e dy fëmijëve humbi gjurmët në 13 korrik të vitit 2021, nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur. Familjarët e bashkëjetuesit 27-vjeçar kishin ndjekur programin, nga ku kishin mësuar se ajo është denoncuar si e humbur. Esmeralda kishte gënjyer për afro 10 muaj me radhë M.L ndërsa nuk i kishte treguar për statusin e saj civil.
-
VIDEO
Zhduket 23-vjeçari nga Berati,vëllai:Komshia e pa dhe më komunikoi…
Një i ri nga Berati rezulton i humbur që prej datës 12 mars 2022. Llazar Palla doli nga oborri i banesës në fshatin Sqepur pasditen e të shtunës së kaluar dhe u zhduk në pak minuta. 23-vjeçari i cili as nuk flet dhe as nuk dëgjon është parë nga bashkëfshatarët teksa zbriste rrugën në të dalë në fshtatit. Në studion e emisionit “Pa Gjurmë” vëllai i tij Flori Palla tregoi me detaje momentet e fundit që Llazari humbi nga sytë e familjarëve. “Para 3 ditësh, të shtunën e kaluar pasdreke u ngrit nga gjumi dhe kërkoi për të nrgrënë dhe nënës i kërkoi t’i shtronte tavolinën. Qëndroi pak dhe doli në oborr të pinte një cigare. Ishte ora 5 pasdite. Babai ishte duke punuar te toka dhe kur u kthye në shtëpi, 10 minuta pasi kishte dalë Llazari për të pirë cigare, nuk e gjen aty. U alarmuam dhe u bëmë merak për të”, - tregoi në studio Flori Palla, vëllai i të humburit. Sapo mësuan që djali 23-vjeçar nuk ndodhej në shtëpi, familja Palla nisi kërkimet në terren. Në fshatin Sqepur ditën që u zhduk, e kishin parë dy fqinjë, ndërsa sinjale për gjurmët e tij familja mori edhe nga kryeqyteti. “Atë ditë që humbi gjurmët e kishin parë dy fshatarë të moshës së tij. I kishte dhënë njëri një cigare dhe më pas ai kishte ikur. Më pas mori rrugën për nga shtëpia e xhaxhait, aty ku ishte parë dhe një një tjetër fqinj. Nuk e dimë ku mund të ketë shkuar, pasi ai nuk është larguar kurrë më parë, për më tepër që kishte frikë nga errësira. Ai është djalë i qetë dhe nuk ngacmonte njeri. Nuk ka probleme të shëndetit mendor, por nuk flet dhe as nuk dëgjon. Në Tiranë kemi ardhur gjithashtu, pasi mbërriti një informacion për një person që ngjasonte me vëllain tonë, por nuk ishte ai. Edhe në Berat dhe Fier kemi bërë kërkime, por asgjë deri më tani”, - u shpreh vëllai i Llazarit. I riu nga Berati është larguar me shpapka dhe ka patur të veshur një palë tuta sportive ngjyrë gri dhe një bluzë të hollë të së njëjtës ngjyrë. Me vete nuk ka as telefoni, por as edhe ndonjë mjet identifikimi. Është i gjatë 173-174 cm i gjatë, sytë i ka të zinj dhe mban mjekër. Llazari është djali i vogël i familjes Palla. Familjarët kanë bërë një denoncim edhe në policinë e Beratit, por ende deri më tani nuk kanë mundur të marin asnjë informacion.
Emisioni i plotë / Pa gjurmë
-
VIDEO
Trendet që do të drejtojnë modën këtë pranverë sipas stilistes Katerina Zoto
Në një intervistë në emisionin 'Rreze Dielli'' stilistja Katerina Zoto sjell trendet më të fundit të pranverës, cilat janë veshjet dhe aksesorët që do të dominojnë këtë pranverë.
-
VIDEO
Stilistja rrëfen si u frymëzua nga veshjet e gjyshes për të sjellë koleksionin e rradhës
Katerina Zoto është ndër stilistet më të dashura shqiptare me një stilt të veçantë e tepër romantik në krijimet e saj. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo rrëfeu se si është frymëzuar nga veshjet e gjyshes për të sjellë koleksionin e saj të rradhës, tepër I veçantë.
-
VIDEO
Supë me fileto pule dhe bizele nga zonja Albana
Supë me fileto pule dhe bizele
Përbërësit:
2 gjokse pule të vogla
1 fç ujë
4 fç lëng mishi
2 lgj vaj ulliri
1 lgj qepë e grirë
1 lç hudhër
1 lç kripë
1 tufë koper
1 fç bizele
1 fç karrota
3 fç qumësht
1/2 fç miell
Piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim buljonin dhe e vendosim në një tenxhere. Sapo të ngrohet shtojmë qepën e grirë imët së bashku me hudhrën. Pasi buljoni të marrë valë vendosim mishin e pulës të prerë në kubikë të vegjël. Vendosim kapakun dhe e lemë mishin të ziejë. Ndërkohë presim karrotën në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në tenxhere, pas 5 minutave shtojmë bizelet dhe 1/2 e tufës së koperës. Ndërkohë tresim miellin në qumësht dhe e shtojmë tek supa. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe para se t'a servirim shtojmë pjesën tjetër të koperës.
-
VIDEO
Historia e pabesueshme e 18-vjeçares që po udhëton e vetme nëpër botë, çfarë e solli në Shqipëri?
Vetëm 18 vjeçe, anglezja Meghan Griffin vendosi të udhëtojë botën e vetme. Rastësia apo fati e solli atë në Shqipëri ku po qëndron prej disa javësh. Ajo në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ tregon për eksperiencën e saj dhe vendet ku ka udhëtuar deri më tani.
-
VIDEO
Tavë me pistil nga zonja Albana
Tavë me pistil
Përbërësit:
500 gr mish viçi
4-5 kokrra qepë
50 gr pistil
3-4 lgj vaj ulliri
2 lugë oriz
1 lç spec i kuq
Kripë, piper i zi kokërr
Përgatitja:
Mishin e presim në copa dhe e vendosim në zjarr që të marrë valë për 15 minuta. Ndërkohë grijmë qepët imët dhe i kaurdisim derisa të zbuten mirë me kapak mbuluar.
Pas 15 minutave largojmë mishin nga tenxherja dhe tek lëngu i mishit vendosim copat e pistilit për t’u zbutur. Shtojmë tek qepët e kaurdisura copëzat e mishit dhe vazhdojmë kaurdisjen për 1 minutë së bashku dhe më pas shtojmë një gotë nga lëngu i mishit, pak oriz, piper të kuq e të zi bashkë me pistilin e zbutur në lëngun e mishit. E lemë për rreth 10 minuta të ziejë dhe më pas e zhvendosim gatimin në një tavë (mundësisht dheu). E vendosim në furrë në temperaturën 200 -250 gradë Celsius për 20-30 minuta.
-
VIDEO
Bukë e kreshmës nga zonja Albana
Bukë e kreshmës
Përbërësit:
1 kubik maja e butë
300 ml uje i vakët
50 ml vaj
500 gr miell
1 lgj kripë
1 lk sheqer
100 gr susam
Përgatitja:
Marrim një enë ku shtojmë ujë të vakët, maja dhe sheqer. E lemë majanë të aktivizohet.
Në një enë tjetër vendosim miellin dhe kripën. I përziejmë të dyja duke shtuar dhe sasinë e ujit tjetër si dhe majanë e ardhur. E punojmë brumin për 15 minuta dhe e lemë të vijë duke e lyer me vaj.
Më pas brumin e ndajmë në dy pjesë, i shtypim me gishtërinj dhe e lemë për 30 minuta në furrë të fikur. Më pas e lyejmë me vaj me anën e një furçe dhe sërisht krijojmë gropëza të vogla me grishtërinj. Nëse duam të jetë me e fryrë bëjme disa vrima me shkop shishqebapi. E spërkasim bukën me fara susami dhe e vendosim të piqet në furrë në 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 15 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga deputetët shpenzojnë 550 mijë USD për udhëtime jashtë shtetit te Rama e cilëson protestën turp kombëtar e deri tek a ka lidhje Vladimir Putini me protestat e Tiranës?