• VIDEO

    Rritja e çmimeve të hidrokarbureve/ Braçe: Tregoi se tregu s'ka transparencë e konkurrencë! Institucionet s'kanë bërë detyrën

    Deputeti Socialist Erion Braçe ka komentuar tregun e hidrokarbureve, ku sipas tij ngritja e çmimit brenda pak orëve në unison me njëra-tjetrën e të gjitha kompanive, është tregues i qartë se tregu nuk ka transparencë dhe konkurrencë. Në këtë rast, Braçe tha se institucionet nuk e kanë kryer detyrën që të nisin hetimet.

    "Ka çaluar funksionimi i lirë dhe në konkurrencë i tregjeve. simbol i mungesës ë transparencës dhe i konkurrencës.  Tregu i karburanteve përbëhet nga 2 tipologji të ndryshme, një të kompanive të mëdha dhe ato të pikave të bardha që kanë emra të ndryshëm që janë jashtë ndikimi të drejtpërdrejtë të shitjeve me shumicë, por që për shkak të normave të fitimit, apo të shpenzimeve operacionale, kanë pasur çmim më të lirë se kompanitë e brenduara, atë ditë kanë qenë të gjithë në një nivel, duhet të ishin bërë pjesë e hetimit, të Tatimeve edhe nga Autoriteti i Konkurrencës . Pra në këtë aspekt institucionet nuk e kanë bërë detyrën, ka një abuzim të madh me marzhin e fitimit. Bursat kanë krijuar një mundësi më të madhe për të reflektuar uljen e çmimit të karburanteve, do ishte mirë që Bordi të analizonte me detaje edhe çmimin e gazit", tha Braçe në 'Studio Live', me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj.

    •  
  • VIDEO

    Braçe në Report Tv: Protesta e opozitës, por ka elemente qytetare! Rritja e çmimeve edhe si pasojë e abuzimeve të kompanive, jo vetëm luftës

    Deputeti socialist, Erion Braçe e ka cilësuar protestën kundër rritjes së çmimeve, si e organizuar nga Seli Berisha dhe Ilir Meta, ndonëse nuk i përmendi ekzaktësisht me emër, por shtoi se ka elementë qytetare. Megjithatë, ai tha në treg ka raste të abuzimit me çmime që tek ne ka qenë e përhershme.

    "Rritja e çmimeve është ekonomike, bashkë me abuzime, por edhe nga kriza në ekonomi nga lufta në Ukrainë, ka edhe një dozë abuzimi që në tregjet shqiptare është thuajse permanente, e përhershme, në çdo çmim ka masën e abuzimit, të operatorëve, të operatorëve, mungesës së kontrollove, në proteste ka kërkesa politike, heqja e taksës, ndryshimi janë politike, nuk mund të bëhet në rrugë, ndryshimi i buxhetit nuk bëhet në rrugë, ato që dalin si organizator të protestës, dhe jo ato që më tepër u flet padija se dija, le të dalin publikisht, të formojnë një organizatë politike dhe të mos fshehin dy partitë kryesore që janë të interesuara për pushtetin dhe jo për njerëzit.  Ka element të protestës qytetare, ato që udhëheqin kanë interesa politike, që fshehin partitë politike", tha Braçe në Report Tv në emisionin 'Studio Live'.

  • VIDEO

    Kujdes! Këto janë sjellet e fëmijërisë që na ndikojnë gjatë jetës

    Sjellet që krijojmë në fëmijëri duket se janë një faktorë i rëndësishëm që ndikon në jetën tonë si të rritur. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’ në rubrikën për fëmijët psikologia Aljona Jonuzi tregon gjithçka që prindërit duhet të tregojnë kujdes në mënyrë që të mos induktojnë sjellje të gabuara tek fëmija I tyre.

  • VIDEO

    Nga mekanik në aktorë filmash në Kanadë, historia frymëzuese e të riut shqiptar

    Redi Zyka është ndër shqiptarët e sukseshëm në botë. Ai jeton prej vitesh në Kanadë dhe ia ka dalë që të depërtoj në kinematografinë e shtetit kanadez. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” rrëfeu rrugëtimin e tij nga mekanik drejt ëndrrës së madhe për t’u bërë aktorë.

    Ai emigroi bashkë me familjen drejt Kanadasë në moshën 13 vjeçare, ku pas përfundimit të gjimnazit iu përkushtua shkollës për mekanik.  

    Fillimet normalisht kanë qenë të vështira si çdo emigrant që largohet, isha i vogël, nuk dija anglisht. Kemi vajtur në Toronto në 2001, atje kam mbaruar klasën e 7 ishte shumë e vështirë pastaj fillova klasën e 8 lëvizëm në një qytet tjetër brenda provincës. Më pas kam filluar shkollën si mekanik për disa vite në 2016 u lidha me një agjensi aktrimi.

    Ndërsa vetëm në moshën 28 vjeçare do të merrte pjesë në klasa aktrimi dhe në prova kinematografike.

    Ishte gjithmonë në mendjen time për tu bërë, prita shumë se vetëm në atë kohë erdhën gjërat por gjithmonë e kam pasur në mendje. U lidha me një agjensi që nuk funksionoi mirë kur je I ri nuk e di mirë si funksionojnë gjërat .Më pas u lidha me një agjensi tjetër që jam edhe sot dhe ata më ndihmuan shumë, më dhanë disa role si figurant nëpër filmat amerikan dhe më vonë mu besuan role më të mëdha.

     Tashmë i janë besuar projekte të mëdha, duke arritur të marr role të rëndësishme në disa filma të rëndësishëm kanadez, ndërsa shprehet tepër mirënjohës për çfarë ka arritur deri më tani.

  • VIDEO

    Kush ishte blogerja e vogel që u shfaq në ekranin e Malumës? Ja çfarë i tha këngëtari...

    Fladia Topi është blogerja e vogël e cila u shfaq në ekranin e koncertit të Malumës. Për emisionin “Rreze dielli” blogerja e vogël tregoi se çfarë i tha këngëtari dhe përse tërhoqi vëmendjen e tij.

  • VIDEO

    Shitja e byrekut shqiptar po lulëzon në Amerikë, ja sa kushton një copë

    Filip Kajtazi është shqiptari nga Kosova i cili prej vitesh ka bërë të famshëm traditën shqiptare të kulinarisë në Amerikë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv ai tregon rrugëtimn e tij dhe familjes së tij në Amerikë.  Fillimisht ishte babai i tij Toni Kajtazi që do të krijonte furrën e tj që në vitin 85 në Bronx në Amerikë dhe më pas do t’ia trashëgontë të birit Filipit, i cili gatuan byrekun shqiptarë për klientët amerikanë që nga viti 1992.

    “Ne jemi nga zymi i Hasit i Kosovës me traditë me mijëra vite.Babi ka ardh këtu në vitin ‘74 ka filluar të punojë në furrë, pastaj ka mësuar të bëjë byrekun dhe ka hapur një dyqan në Bronx në vitin 1985  pas 6 muajsh e mbyllëm. Prap e kemi hapur në vitin 1992” shprehet ai.  

  • VIDEO

    Supë krem djathi nga zonja Albana

    Supë krem djathi

    Përbërësit:

    500 ml lëng pule

    125 ml pana

    1 qepë e vogël

    2 patate

    100 gr djathë të butë

    100 gr djathë bebe

    Kripë, piper

    Bukë e thekur

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim qepën e grirë shumë imët, më pas shtojmë patatet të prera në kubikë të vegjël. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë lëngun e mishit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i lemë patatet të ziejnë plotësisht. Më pas e kalojmë supën në blender duke shtuar panën e kuzhinës dhe dy llojet e djathit. E kalojmë përsëri supën në tenxhere dhe e vendosim në zjarr për 2-3 minuta dhe më pas e servirim me bukë të thekur në kubikë.

  • VIDEO

    Tavë me miell misri dhe fasule të kuqe nga zonja Albana

    Tavë me miell misri dhe fasule të kuqe

    Përbërësit:

    1 kg miell misri

    500 gr fasule të kuqe

    Vaj ulliri

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim fasulet e kuqe të ziejnë në ujë me pak vaj ulliri.

    Në një tigan të madh me bazë të gjerë skuqim me pak vaj ulliri miellin e misrit dhe më pas e hedhim tek fasulet e ziera, të cilave i kemi shtuar kripë dhe piper. E përziejmë mirë derisa masa të njëtrajtësohet dhe e hedhim tek një tavë e lyer me pak vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius dhe e lëmë të piqet derisa brumi të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Tavë me spinaq, mëlçi të bardha dhe djathë të bardhë

    Tavë me spinaq, mëlçi të bardha dhe djathë të bardhë

    Përbërësit:

    2-3 lgj vaj ulliri

    3-4 qepë të njoma

    300 gr mëlçi e bardhë

    1 tufë spinaq

    200 gr djathë të bardhë

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim me vaj ulliri qepën e njomë bashkë me mëlçinë e bardhë. Pasi mëlçitë të jenë zbutur shtojmë spinaqin e grirë hollë dhe sapo të ulë vëllimin shtojmë kripë dhe piper. Të gjithë masën e përgatitur e vendosim në një tavë. E mbulojmë të gjithë sipërfaqen me djathë të bardhë të thërrmuar dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për pak minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 16 Mars 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga qeveria tërhiqet dhe pas bordit ngre task-forcë për çmimet e shportës te protestuesit i lënë afat qeverisë deri të shtunën e deri tek humbja e fshehtë e LSI-së në 6 mars.

  • VIDEO

    'Atë që desha e mora,mos më kërkoni’/ Kur dëgjon zërin e së bijës, nëna lë studion

    Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti Esmeralda Pura në Tiranë. 23-vjeçarja nga Pogradeci kishte nisur një bashkëjetesë me shtetasin M.L në zonën e Laprakës. Nëna e dy fëmijëve humbi gjurmët në 13 korrik të vitit 2021, nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur. Familjarët e bashkëjetuesit 27-vjeçar kishin ndjekur programin, nga ku kishin mësuar se ajo është denoncuar si e humbur. Esmeralda kishte gënjyer për afro 10 muaj me radhë M.L ndërsa nuk i kishte treguar për statusin e saj civil. Denoncimi i nënës në emisionin ’Pa Gjurmë’ për zhdukjen e së resë shtyu M.L t’i drejtohet komisariatit nr: 3 për të deklaruar gjithçka. Në pyetje nga policia për 5 orë radhazi u mor edhe Esmeralda. Stafi Pa Gjurmë e priti në ambjentet e jashtme, ku të pranishëm ishin bashkëjetuesi dhe prindërit e tij. Pas dëshmisë së dhënë para uniformave blu 22-vjeçarja shfaqi shenja irritimi, duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetares. Ajo refuzoi kategorisht të takohet me dy fëmijët dhe nënën e saj. Një vit pa u parë me familjarët, që prej ditës kur humbi gjumët nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë bashkëshortin dhe dy fëmijët 2 dhe 4 vjeçarë, Esmaralda nxiton të largohet edhe kësaj here. Në nxitim e sipër për të ikur ajo nuk dëshiron të komentojë asgjë për vendimin e saj. Esmeralda: Unë këtë njeri desha dhe këtë mora. Hajd, kështu i thoni edhe nënës time Gazetarja: Nëna juaj ka një vit që nuk flet me ju Esmeralda: Nuk dua t’ja di ku jam apo ku s’jam Gazetarja: Nuk do që ta kontaktosh nënën? Esmeralda: Jo Gazetarja: Do që të vish nesër ta takosh, atë edhe vajzën, dy fëmijët M.L: S’do takosha asnjë Esmeralda: Asnjëri nuk do takoj Gazetarja: Po nuk të ka marrë malli për fëmijët? Esmeralda: Jo Momente të vështira për nënën e Esmeraldës, gjendja shëndetësore e së cilës u përkeqësua sapo dëgjoi mesazhin e së bijës e cila refuzonte atë dhe fëmijët e mitur. Gjatë transmetimit live Diana Pura lë studion televizive. Po me kërkesë të saj, e përlotur gjyshja me vajzën 2-vjeçare në krah hyn sërish në studio për t’i përcjellë një mesazh Esmeraldës.

  • VIDEO

    Kriza e integrimit dhe kriza e çmimeve

    Kriza energjetike ka bërë që qeveria të shfrytëzojë në maksimum burimet për prodhimin e energjisë në mënyrë që të mos rrisë kostot e importit për energjinë. Kështu ka deklaruar juristi Plarent Ndreca në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa ka publikuar foto të hidrocentralit të Fierzës i cili duket pothuajse i tharë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv