Qofte me patate dhe presh të zhytura në salcë nga zonja Albana

4 Prill 2022, 12:53

Qofte me patate dhe presh të zhytura në salcë të kuqe, recetë ekonomike

Përbërësit:

4 patate

2 presh (pjesa e bardhë)

1 lgj vaj ulliri

1 qepë e thatë

2 thelpinj hudhër

2 bishta qepe

1 lgj nenexhik i thatë

1 vezë

1 lgj miell / galetë

200 gr salcë domate

kripë, piper

vaj për skuqje

Përgatitja:

Ziejmë patatet, pasi ftohen i bëjmë pure. Kalojmë preshin në tigan derisa të zbutet. Shtojmë galetën, hudhrën, qepën e thatë të grirë imët, bishtat e qepëve, nenexhikun, vezën, kripën dhe piperin. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë në frigorifer për rreth 20 minuta. Më pas i skuqim qoftet sa të marrin një faqe ose i vendosim në furrë. Shtojmë në tigan ose në tavë salcën e domates dhe e lemë derisa salca të lidhet.