• VIDEO

    Ballokume nga zonja Albana

    Ballokume   
    Përbërësit:

    1 kg sheqer
     400 gr gjalpë
     7 vezë
     1 kg miell misri
     1 grusht miell gruri
     3 lgj qumësht
    Përgatitja:
    Rrahim sheqerin me gjalpin e shkrirë derisa masa të zbardhet. Më pas shtojmë vezët një e nga një duke i rrahur me distancë kohore 3 minuta. Shtojmë 2 lugë qumësht pa e ndërprerë trazimin. Më pas shtojmë miellin e misrit duke e situr. Pasi mbaron masa e miellit të misrit shtojmë miellin e grurit. Vazhdojmë trazimin e brumit të ballokumeve dhe në fund vendosim ballokumet në tavë duke kapur brumë aq sa mbajnë pesë gishtat e dorës. Pjekjen e bëjmë në furrë të parangrohur në temperaturën 160 gradë Celsius derisa ballokumet të marrin ngjyrën e artë.
     

  • VIDEO

    ‘Nga sot fillojnë ndryshime të mëdha’, parashikimi javor i astrologut Jorgo Pulla

    Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 14 Mars deri në 20 Mars) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se shenjat më të favorizuara janë Dashi dhe Virgjëresha.

    Më shumë favorizohen të shenjës së Dashit dhe të Virgjëreshës, ka një ndikim shumë të mirë sepse hëna e plotë në Virgjëreshë dhe Dashi që ka diellin në shenjën e vet në datë 20. Më shumë kujdes duhet të kenë Demi dhe Luani në shenjat financiare.

  • VIDEO

    Sot dita e Verës, tradita që mbajnë ndër shekuj gjallë shqiptarët!

    14 Marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 14 Mars 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga si përfitohet shtesa 30 mijë lekë për pensionistët te letër kryeministrit për protestat e deri tek ku po shkon Partia Demokratike?

  • VIDEO

    Familja Duka, si familje fisnikësh

    Familja Duka, si familje fisnikësh që shërbeu pranë udhëheqësit të shqiptarëve, Gjergj Kastiotit. Pjetër Përlati – Duka, një prej katër burrave që nënshkruan marëveshjen e Gjergj Kastriotit me Papa Piun e 2-të, për një luftë për clirimin e Kostandinopojës nga hordhitë osmane të asaj kohe.

     

     

  • VIDEO

    Avokat Alfred Duka flet mbi traditën e malësorëve në Mirditë

    Avokat Alfred Duka flet mbi traditën e malësorëve në Mirditë, për të jetuar në kulla të gurta, imitime të kështjellës së Kastriotëve në Krujë, Shkodër, Lezhë. Përse kullat ngriheshin larg njera tjetrës.

     

     

  • VIDEO

    Kullat e Mirditës dhe kështjella Duka

    Një udhëtim magjik në trevat e Mirditës, për të njohur nga afër kullat tipike të malësorëve, si vlera identitare të jetës dhe shpirtit të njerëzve që jetojnë në ato kulla prej qindra vjetësh. Ndalesë në kështjellën Duka, ideuar dhe ndërtuar nga avokati Alfred Duka, trashëgimtar i të parëve të tij që shërbyen si këshilltarë juridikë pranë udhëheqësit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit. Ndiqni reportazhin “Kullat e Mirditës dhe kështjella Duka” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

     

     

  • VIDEO

    Kështjella Duka, ideja e ndërtimit

    Avokat Alfred Duka rrëfen si lindi ideja për ndërtimin e kështjellës, mbi rrënojat e kullës 200 vjecare të familjes së tij

     

     

  • VIDEO

    Sa e ke rrogën? Habitet gazetari nga përgjigjja e shefit të kuzhinës

  • VIDEO

    5 orë midis dëbore, surprizon me recetën shefi kuzhinës...

    U deshën disa orë rrugë për të mbërritur në Sari Salltik, në Malin e Krujës. Megjithëse me shumë borë, përgatitja e një zjarri për të gatuar, nuk ishte e pamundur.  I ftuar në emisionin “N’kohë”, shef Anton Zefi, u vendos përballë një sfide, për të gatuar në mës të dëborës më kushte minimale.

    “Sfida është e vështirë me ty, më mirë të përgatitem. Unë kam marr dy tiganë të vegjël që përshtaten me natyrën, njërin tigan mere ti, që të vendosim disa perime dhe disa bërxolle, me këto kushte që kemi”-tha Zefi

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 12 Mars 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga qytetarët në protestë e Rama thotë se ky nuk është populli te sot protesta e madhe e deri te kriza dhe protesta.

  • VIDEO

    Kriza e çmimeve, Shqipëria në protestë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv