• VIDEO

    Postzgjedhjet, Shqipëria zgjedh protestat

  • VIDEO

    Zef Preçi: Ndërhyrja e qeverisë në çmime, lëvizje e sforcuar dhe e gabuar

    Mungon analiza dhe transparenca sa i takon krizës që ka prodhuar lufta Rusi-Ukrainë. Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë Zef Preçi për ‘Kontrast’ pasditen e së premtes.

    Preçi shtoi se të dyja qasjet e qeverisë ndaj krizës aktuale janë të gabuara dhe se nevojitet nxitja e sektorëve të rëndësishëm përmes investimeve dhe orientimit.

  • VIDEO

    Protestat/ Ish-ministri Lleshaj në 'Kontrast': Krizës ndërkombëtare të mos i shtojmë një të brendshme, s'mund ta pësojë vetëm një shtresë e shoqërisë, të gjithë do të humbim diçka

    I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, ish-ministri Sandër Lleshaj tha se krizës ndërkombëtare që ka prekur edhe Shqipërinë nuk i duhet mbivendosur një krizë e dytë, e brendshme. Lleshaj u shpreh se kostot që prodhon kriza nuk mund të shkarkohen në supet e një shtrese të vetme të shoqërisë ndaj të gjithë duhet të përgatiten për të humbur diçka nga ‘portofoli’ i tyre.

     
  • VIDEO

    Qofte me presh dhe nenexhik nga zonja Albana

    Qofte me presh dhe nenexhik

    Përbërësit:

    2-3 presh

    2 vezë

    100 gr miell

    Sodë buke

    Nenexhik

    Vaj ulliri

    Kripë, piper

    Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Pasi kemi grirë mirë preshin e kaurdisim derisa të ulë vëllimin dhe të zbutet. Shtojmë tek preshi kripë, piper dhe nenexhik. E trazojmë mirë dhe e lemë pak të ftohet. Shtojmë tek preshi vezët dhe miellin e trazuar me sodën e bukës. Shtojmë përsëri pak nenexhik që të mbizotërojë aroma dhe realizojmë qofte rrumbullake, të cilat i skuqim  në vaj të nxehtë.

  • VIDEO

    Një 76-vjeçare e pazakontë, me xhinse dhe aparat fotografik në dorë në kërkim të së bukurës

    Voje Gonxhe nuk është një 76-vjeçare e zakonshme shqiptare, ajo ka ëndrra, plane dhe dëshira që dëshiron t’i realizojë dhe për të mosha është thjeshtë një numër.

     Pavarësisht vështirësive dhe disfatave që ka kaluar në jetë, nuk e ka humbur shpresën dhe vullnetin për të buzëqeshur e për të realizuar gjithçka që ka ëndërruar.

  • VIDEO

    Fileto pule me salcë kremoze limoni nga zonja Albana

    Fileto pule me salcë kremoze limoni

    Përbërësit:

    2 gjokse pule

    ½ filxhan miell

    3 lgj vaj ulliri

    4 thelpinj hudhër

    1 qepë e vogël

    1 gotë ujë / lëng pule

    1-2 limona (lengu)

    1 kuti pana

    Erëza të freskëta për garniturë

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Gjoksin e pulës e presim hollë duke formuar 4 fileto. I marinojmë me kripë e piper dhe i lyejmë me miell nga të dyja anët. Vendosim një tigan në zjarr me pak vaj ulliri, sapo vaji të ngrohet vendosim filetot dhe i skuqim derisa të marrin një ngjyrë kafe të artë. I largojmë filetot e pulës nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me hudhrat e prera në feta të holla. Ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë 1 gotë lëng pulë (në mungesë ujë me koncentrat) dhe lëngun e limonit. E përziejme pa nderpreje duke  rritur pak nxehtësinë dhe më pas shtojmë panën. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe sapo salca të pluskojë shtojmë filetot e pulës. Fikim sobën dhe e lemë në temperaturë të saj për disa minuta.

     

  • VIDEO

    Histori e veçantë/ Artistja që nisi të pikturojë në moshën 50-vjeçare

    Voje Gonxhe nuk është një 76-vjeçare e zakonshme shqiptare, ajo ka ëndrra, plane dhe dëshira që dëshiron t’i realizojë dhe për të mosha është thjeshtë një numër.

      Pavarësisht vështirësive dhe disfatave që ka kaluar në jetë, nuk e ka humbur shpresën dhe vullnetin për të buzëqeshur e për të realizuar gjithçka që ka ëndërruar.

    Znj.Gonxhe rrëfen për mikrofonin e Report Tv rrugëtimin e saj jetësor, nga mësuesia tek arti dhe piktura.

  • VIDEO

    Bukë me presh dhe djathë të bardhë nga zonja Albana

    Bukë me presh dhe djathë të bardhë

    Përbërësit:

    3 presh

    300 gr miell

    150 gr djathë të bardhë

    1 gotë ujë të vakët

    1 dorë fara luledielli, susami dhe lini

    Pak vaj ulliri

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Lajmë mirë preshin, e presim imët dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. E spërkasim me kripë dhe piper dhe pasi preshi të jetë zbutur e largojmë nga soba.

    Vendosim miellin e situr në një tas. Krijojmë një hapësirë në qendër ku hedhim kripën dhe ujin e vakët. Fillojmë e punojmë mirë brumin dhe më pas shtojmë 1 lugë vaj ulliri dhe farat.

    Tek preshi i skuqur thërrmojmë djathin e bardhë. E trazojmë dhe e vendosim në mes të brumit. E punojmë sërish mirë brumin me duar dhe e vendosim në një tavë duke i dhënë formën që dëshirojmë. E vendosim bukën me presh të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.

  • VIDEO

    Shtëpinë ia shkatërroi tërmeti, mësuesen e strehon ish-nxënësi në shtëpi

    Gonxhe Voja është një mësuese 76-vjeçare e cila prej vitesh është në pension tashmë. Mirëpo dashuria dhe përkushtimi me të cilën e ka bërë punën e saj gjatë viteve si mësuese kimie, ka bërë që të mbetet shumë e dashur për nxënësit e saj.

    Nënësit i kam si miq, jam e lumtur që pothuajse të gjithë nxënësit e mi sot janë të gjithë me shkollë të lartë. Kyci dhe suksesi im megjithëse sot jam 76-vjeç, kam marrëdhënie shumë miqësore me nxënësit e mi.Unë kam ndjekur një rrugë, e kam bërë mësimin me një dashuri  të paparë, e përgatitur shkencërisht dhe nxënësit I kam trajtuar të barabartë me njëri-tjetrin. Dhe nuk kam prekur nxënës me dorë, as ti shkul veshin, as flokët, as ti ofendojë” thotë ajo.

    76-vjeçarja ka kaluar kohë të vështira, pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019, shtëpia ku qëndronte për më shumë se 30 vite iu kthyer në e pabanueshme. E mbetur pa shtëpi, Gonxhe rrëfen se ky ka qenë momenti më tragjik në gjithë jetën e saj.

    Tërmeti ka bërë kthesën më të madhe tragjike në jetën time, sepse gjithçka që e kisha ndërtuar me duart e mija në atë shtëpi është shkatërruar sepse edhe ato mobilje ato gjëra   janë prej dy vjet e ca të mbyllura atje në katastrofë mes pluhurit etj.  

    Dashuria dhe respekti që ka treguar gjithmonë për nxënësit i është kthyer tashmë tek vetja mësueses në pension. Një ofertë nga ish-nxënësi I saj për ta strehuar në shtëpi, e ka ndihmuar të kalojë situatën e vështirë.

    Kam pasur shumë oferta nga nxënësit e mi dhe I falenderoj shumë.Ishte oferta e nxënësit tim nga Saranda, ai e mendoi që ishte një periduhë e shkurtër  dhe të futesh në shtëpinë time, shko shihe dhe nëse të pëlqen rri dhe nëse stë pëlqen fut gjërat e tua më tha ai. Me bonusin që marr nga tërmeti fillova të investoj tek shtëpia e tij dhe ram dakord që të mos merrte qira por ta bëja shtëpinë në të banueshme. Kam 27 muaj që jam këtu dhe jam pa shpresë akoma. Bonusin e qeras e kam marr deri më tani. Por ai bonusi 180 mijë lekë smë mjafton atje kam lënë 3 dhoma dhe 1 kuzhinë.

    Por për të, situata mbetet e vështirë pasi tërmeti nuk i mori vetëm shtëpinë por edhe mundësinë për të qëndruar më afër familjes, nipërve e mbesave duke i lënë një brengë të madhe në zemër.

    Megjithatë e keqja e madhe është që ne jetojmë shumë të ndarë dhe ndarja largësia, moskomunikimi I shpeshtë , mosardhja e fëmijëve, e nipave,  e mbesave  ka bërë që të krijohet një brengë e madhe shpirtërore e cila është e pariparueshme.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 11 Mars 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga revoltë në gjithë vendin për çmimet protestuesit arrestohen në Tiranë te Rama vendos të ndërhyjë pas çmendjes së tregut e deri tek humbja e besimit.

  • VIDEO

    U largua para 5 ditëve nga banesa, qytetarja telefonon live e gjen pa djenja në rrugë

    Asim Picarit humbi gjurmët më 5 mars të këtij viti nga Vora, por falë emisionit ’Pa Gjurmë’ gjendet 45-vjeçari. Falë fotos që mbërriti në adresë të programit nga njw dëshmitare, gjatë transmetimit live 45-vjeçari u gjet në zonën e Babrrusë në Tiranë. Puntatën e kësaj të enjte sapo në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV u bë publike humbja e Asim Picarit nga Vora ishte i menjëhershëm reagimi qytetar. Brenda një ore transmetim live falë fotos, që mbërriti në adresë të programit u bë e mundur gjetja e 45-vjeçarit në zonën e Babrrusë në Tiranë. Me shfaqjen e imazhit të një personi në pozicionin e krrusur, nëna Sulltane dhe e motra Elisabeta të ftuara në studio me lot në sy konfirmuan se ishte Asim Picari, i cili rezultonte i humbur mesditën e 5 marsit. 45-vjecari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ishte konfliktuar me familjarët dhe në grindje e sipër ata kishin njofuar policinë. Këta të fundit kishin shoqëruar autoambulancën e cila do të dërgonte Asimin drejt Spitalit Psikiatrik. Por dy ditë më pas, kur familjarët janë paraqitur në spital për të mësuar për gjendjen shëndetësore të Asim Pacarit bluzat e bardha u kanë pohuar se nuk rezultonte asnjë pacient i regjistruar me këtë emër. Nëna akuzon se djali i saj u la në mes të rrugës nga Policia.

  • VIDEO

    U ikën mjekëve dhe policisë,’Pa Gjurmë’e gjen brenda orës!Përlotet nëna kur sheh djalin

    Asim Picarit humbi gjurmët më 5 mars të këtij viti nga Vora, por falë emisionit ’Pa Gjurmë’ gjendet 45-vjeçari. Falë fotos që mbërriti në adresë të programit nga njw dëshmitare, gjatë transmetimit live 45-vjeçari u gjet në zonën e Babrrusë në Tiranë. Puntatën e kësaj të enjte sapo në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV u bë publike humbja e Asim Picarit nga Vora ishte i menjëhershëm reagimi qytetar. Brenda një ore transmetim live falë fotos, që mbërriti në adresë të programit u bë e mundur gjetja e 45-vjeçarit në zonën e Babrrusë në Tiranë. Me shfaqjen e imazhit të një personi në pozicionin e krrusur, nëna Sulltane dhe e motra Elisabeta të ftuara në studio me lot në sy konfirmuan se ishte Asim Picari, i cili rezultonte i humbur mesditën e 5 marsit. 45-vjecari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ishte konfliktuar me familjarët dhe në grindje e sipër ata kishin njofuar policinë. Këta të fundit kishin shoqëruar autoambulancën e cila do të dërgonte Asimin drejt Spitalit Psikiatrik. Por dy ditë më pas, kur familjarët janë paraqitur në spital për të mësuar për gjendjen shëndetësore të Asim Pacarit bluzat e bardha u kanë pohuar se nuk rezultonte asnjë pacient i regjistruar me këtë emër. Nëna akuzon se djali i saj u la në mes të rrugës nga Policia. Motra: Ky është ky. Ky është 100 përqind. Është me të njëjtën veshje që ka dalë atë ditë nga stëpia. Nëna: Ai është, më rëntë pika nënës. Ai është djali im as nuk diskutohet E motra kërkoi sqarime pranë komisariatit të policisë Vorë, por kishte marr asnjë përgjigje. Për këtë arsye ajo iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ kur falë dëshmive të mbërritura gjatë transmetimit live u bë e mundur gjetja e Asimit, pas fotos së shkrepur tri ditë më parë nga një qytetare. Ishte i mërzitur por jo agresiv. Thjeshtë acarohej dhe unë për këtë unë lajmërova ambulancën. Ata më thanë se nuk vinin dot nëse nuk shoqëroheshin nga policia. Ndërkohë njoftova policinë dhe ata erdhën. Ndërkohë Asimin e nisëm me ambulancë drejt spitalit. Ne nuk shkuam menjëherë, por inspektori i zonës na tha që e kishin shtruar në spital. Ne shkuam atje pas disa ditësh dhe na thanë që ky pacient me këtë emër nuk është regjistruar këtu dhe as në urgjencë. Kur shkuam herët në mëngjes me Policinë e Vorës na thanë se kishte ikur nga Spitali. Që kur hipi në ambulancë nuk dihej më asgjë për të. Asim Picari ka lindur me probleme të shëndetit mendor, dhe sisa herë ka qenë i shtruar në Spitalin Psikiatrik, në Tiranë. Pavarësisht gjëndjes sëtij ai nuk ishte larguar asnjëherë nga shtëpia.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv