-
VIDEO
Banorët e 4 zonave në Tiranë protestojnë te Ura e Paskuqanit: Po na i marrin shtëpitë për të bërë pallate që të pasurohet i biri i ndonjë biznesmeni
Ashtu siç kishin paralajmëruar edhe sot, banorët e Laprakës, Paskuqanit, 5 majit e Astiri, të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe dhe rikualifikimit urban, kanë dalë sot në protestë tek Ura e Paskuqanit në Tiranë, kundër shembjes së shtëpive të tyre.
-
VIDEO
Ylli Merja: Ja përse është rritur numri i çifteve infertil?
Infertiliteti tashmë është kthyer në një problematikë shëndetësore që po prek gjithmonë e më shumë çiftet e reja. Duket se ka një tendencë rritëse për sa I përket infertilietit në çift. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja foli për shkaqet e infertilitetit tek meshkujt dhe kurimi I tij përmes bimëve medicinale. Ndërsa përsa i përket rritjes së tendencës në çift për infertilitet mjeku popullor, Ylli Merja u shpreh se shkaktarë kryesorë në këtë rast është mënyra e ushqyerjes, përmes produkteve me hormone dhe të pakontrolluara. Megjithatë ai u shpreh se si çdo sëmundje tjetër edhe në këtë rast personat që vuajnë nga infertiliteti duhet t’I drejtohen kurave bimore.
-
VIDEO
Ylli Merja: Gjysmë gramë qumësht blete bëjnë magji për këtë sëmundje
Ai cilësoi si më të veçantin nga kurat e natyrës, qumështin e bletës si ilaçin magjibërës me plot benefite.
‘Qëndron mbi gjithë të tjerat është qumështi I bletës, në këto raste njerëzit mund të marrin nga gjysëm grami në ditë, jo më pak sepse përdoret për qëllime të fuqishme stimuluese” tha ai.
-
VIDEO
Prej 3 vitesh jeton në Ukrainë, shqiptari flet për Report Tv: Situata në Lviv dhe Kiev është e qetë, por kufijtë janë të minuar nga Rusia! Në rast rreziku do kthehem në Shqipëri me familjen
Në dukje me një veshje të veçantë, Xama tregoi se është tradicionale ukrainase ndërsa shtoi se e ka veshur për shenjë respekti, pasi edhe bashkëshorten e ka ukrainase. Për situatën në Lviv, Devisi tha se deri tani është e qetë, ndërsa theksoi se edhe në Kiev situata paraqitet njësoj.
-
VIDEO
Eksperti i Sigurisë në Report Tv: ‘Shtëpitë e barit, kudo si kërpudha’, të kontrollohet energjia elektrike t’i nxjerrin zbuluar! Legalizimi i kanabisit pa monitorim, korridor për trafikantët
“Shtëpitë e barit dhe bitcoins janë kudo si kërpudha!”, këto janë fjalët që tha eksperti i Sigurisë Artan Rexhepi për Report Tv, në një kohë kur kanabisi i rritur në ambientet e brendshme “ka lulëzuar”.
Ekperti sqaroi se një mënyrë e mirë që të identifikohet kjo veprimtari kriminale nga policia është të shihet konsumi i energjisë, pasi “shtëpitë e barit” siç tha ai kanë normë të lartë konsumi.
-
VIDEO
Ylli Merja: Infertiliteti tek meshkujt, ju tregoj kurat bimore që bëjnë ‘magji’ në shërimin e tij
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja foli për shkaqet e infertilitetit, arsyet përse është rritur numri I çifteve infertile dhe mënyrat se si mund ta kurojmë përmes bimëve medicinale.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Supë me panxhar, presh dhe patate
Supë me panxhar, presh dhe patate
Përbërësit:
1-2 panxhar
1 qepë
1 karrotë
1 patate
1 presh
1 lgj vaj ulliri
1 e 1/2 lgj gjalpë
1 karafil
gjethe mente
fara susami
kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën dhe karrotën në një tenxhere me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Pasi qepa të jetë bërë transparente shtojmë pataten, preshin dhe panxharin. Vazhdojmë kaurdisjen duke i spërkatur me pak kripë dhe piper. Më pas shtojmë ujë dhe i lëmë perimet të ziejnë.
Pasi perimet të jenë zbutur plotësisht i kalojmë në blender. Vendosim një karafil dhe rregullojmë shijen me gjethe mente, kripë dhe piper. E servirim supën kremoze të ngrohtë spërkatur me fara susami.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Patate të mbushura me djathë dhe pançetë
Patate të mbushura me djathë dhe pançetë
Përbërësit:
4 patate
8 feta pançetë
200 gr djathë kaçkavall
1 tufë majdanoz
kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë patatet, i thajmë dhe i mbështjellim me letër alumini dhe i vendosim në furrë në 180 gradë për 50 minuta.
Pasi patatet janë pjekur presim ekstremitetet. Largojmë pak nga brendësia e patateve dhe i mbushim me djathë të grirë dhe majdanoz. I mbështjellim më pas patatet me pançetë dhe i vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për 10 minuta.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Tortë festive
Tortë festive
Përbërësit:
2 e 1/2 fç miell
1 lgj kakao
1 lç sodë
1 lç kripë
1 fç sheqer
1 e 1/2 filxhan vaj
1 fç dhallë
1 lgj uthull
2 vezë
1 lk ngjyrues ëmbëlsirash
125 gr krem djathi
125 gr gjalpë
1 bustinë vanilje
3 filxhanë sheqer pluhur
Përgatitja:
Rrahim vezët me vajin e lulediellit, uthullën dhe dhallën dhe më pas shtojmë ngjyruesin e ëmbëlsirave.
Miellin, kakaon, kripën, sodën, vaniljen dhe sheqerin i përziejmë bashkë. Më pas bashkojmë dy masat bashkë dhe i përziejmë mirë derisa masa të homogjenizohet. E vendosim në një tavë në furrë të parangrohur në temperaturën 160 gradë Celsius për 30 minuta.
Ndërkohë punojmë me mikser kremin e djathit me gjalpin dhe vaniljen. Gradualisht shtojmë sheqerin pluhur.
Nxjerrim nga furra pandispanjën, e presim në dy ose tre pjesë dhe në çdo shtresë vendosim kremin dhe në fund e dekorojmë me pak pandispanjë të grimcuar.
-
VIDEO
Befasi të mëdha, parashikimi i yjeve për këtë javë nga astrologu Jorgo Pulla
Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 14 shkurt deri në 20 shkurt) për të gjitha shenjat. Ndërsa tha se do të ketë favorizim për të gjitha shenjat në anën romantike të tyre, tregoi edhe kombinimet më perfekte të shenjave sëbashku:
Ujorë- Luanë dhe Gaforre- Shigjetarë, këto dy kombinime janë perfekte dhe shkojnë deri në martesë” u shpreh ai.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 14 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Zbardhet axhenda e vizitës së Ramës në SHBA te pse LSI dhe PDK janë zhdukur nga "Shtëpia e Lirisë" e deri tek Broja shtang Ronaldon.
-
VIDEO
Tornitori i Çermës për 100 traktorë
Në një ditë dimri me shi, Veri Jug ka udhëtuar në zemër të Myzeqesë dhe ju sjell mesazhe pune nga një tornitor në shërbim të mekanikës bujqësore të komunitetit të shtatë fshatrave në njësinë administrative të Çermës. Rrëfime mbi shkollimin dhe emigracionin, ofiçinën e vogël, zanatin e tornitorit që personazhi I reportazhit Bajram Xhepa premton se nuk do t'i braktisë kurrë: tornon, frezën, paisjet e tjera mekanike dhe miqtë e tij, traktoristë jo vetëm nga Çerma, por edhe nga Fieri, Rrogozhina, Durrësi. Ndiqni reportazhin “Tornitori i Çermës për 100 traktorë” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.