Tave dheu me mëlçi nga zonja Albana

9 Mars 2022, 10:44

Tavë dheu me mëlçi

Përbërësit:

3 lgj gjizë

2-3 lgj vaj ulliri

300 gr mëlçi

300 ml lëng mishi me copëza

1 lgj piper i kuq, piper djegës, piper i zi

1 lgj miell misri

1 kokërr qepë

6 thelpinj hudhër

1 lgj salcë domate

1 lgj gjalpë

1 tufë majdanoz

Kripë

Përgatitja:

Mëlçitë pasi i kemi lare mirë i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere vendosim pak mish viçi të ziejë për të përftuar buljonin.

Në një tigan kaurdisim mëlçitë për pak minuta, më pas i largojmë mëlçitë dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët. E ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe piper. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë lëngun e mishit dhe salcën e domates dhe e lemë në temperaturë të ulët për rreth 20 minuta.

Në një enë tjetër tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit derisa të marrë ngjyrë. Më pas shtojmë gjizën, piperin e kuq, piperin djegës dhe thelpinjtë e hudhrës. Vazhdojmë kaurdisjen duke e trazuar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Gjizën e kaurdisur me miellin e shtojme tek qepa së bashku me mëlçitë. E spërkasim gatimin me majdanoz të grirë dhe e lemë të marrë valë. Në momentin që yndyra do të dalë lartë do të thotë që është gati për t’a vendosur në furrë.

Në furrën e nxehur kemi vendosur tavën e baltës. Hedhim tek tava e dheut fërgesën me mëlçi dhe e vendosim në furrë për rreth 20 minuta.