-
VIDEO
Policia prangos të riun që ‘Pa Gjurme’ e gjeti në Vlorë, pse u arrestua Selim Lloçja?
Selim Lloçja u gjet falë "Pa Gjurmë" 10 ditë pasi kishte humbur gjurmët më datë 1 shkurt të këtij viti. 33-vjeçari mbërriti në ambjentet e Report Tv nga Vlora, ku u takua në studio me vëllanë e tij, Agimin. Por vendin e emocioneve dhe gëzimit që u përcollën në studio do t'ia zinte shumë shpejt habia sesi pak orë nga gjetja i riu nga Elbasani u prangos. Këtë lajm e bëri me dije i vëllai i tij Agimi, i cili gjatë një lidhje live me emisionin "Pa Gjurmë" shpjegon arsyet se përse i vëllai u prangos. Ai tha se Selimi me probleme të shëndetit mendor kishte thyer arrestin në shtëpi, duke u zhdukur për 10 ditë me rradhë. 33-vjeçari u gjet puntatën e së hënës në qytetin e Vlorës, ku kishte filluar punë si çoban. Gjatë transmetimit live ai i kërkoi të falur edhe të fejuarës së tij, të cilën e kishte lënë në pritje, duke i premtuar se kur të kthehej për të rifilluar punën do ta merrte me vete. Por, pas këtij premtimi ai përfundoi pas hekurave.
-
VIDEO
Rama takon Blinken në SHBA/ Reforma PD, më shumë se 61 bashki?
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik. Vizita e kryeministrit Rama në SHBA dhe takimi me sekretarin e Shtetit Blinken. Lideri i PD Basha nis diskutimin për reformën e re territoriale. Të ftuar në studio Përparim Çaça, Halit Valteri, Pano Soko dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Kreu i Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Report Tv: Kundër hartës së re gjyqësore, cenon aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit është kundër hartës së re gjyqësore të propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ. Kreu i Komitetit, Erida Skëndaj e ftuar në ‘Report Tv’ thotë se shkrirja e 6 gjykatave të Apelit në një të vetme në Tiranë largon shërbimet për qytetarët, të cilët duhet të udhëtojnë me orë të tëra për një çështje gjyqësore në Tiranë.
-
VIDEO
Situata në Ukrainë dhe lufta kundër korrupsionit, Rama vizitë në SHBA, takim 45 min kokë më kokë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken
Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm, Antonio Guterres dhe pritjes zyrtare, sot kreu i qeverisë zhvilloi një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, pas ftesës së këtij të fundit. Fokus i këtij takimi do të jetë situata në Ukrainë dhe ufta kundër korrupsionit, prioritet kryesor për Amerikën.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Prek Tonajt në Shkodër për gjakmarrje, Eduart Ksolla mohon autorësinë e krimit
30 vjeçari Eduart Ksolla, i cili u arrestua nga Policia e Shkodrës për vrasjen e 47 vjeçarit Prek Tonaj, ka mohuar krimin para oficerëve të grupit hetimorë të bluve të Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se 30 vjeçari, nuk ka pranuar akuzat për vrasjen e 47 vjecarit Prek Tonaj mbrëmjen e së dielës.
-
VIDEO
“Rruga e qumështit Lufra”, nga fermeri tek konsumatori, lider në cilësi
Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv Antoneta Ndreka bashkëthemeluese e kompanisë Lufra sjell rrugëtimin e kompanisë Lufra si lider në treg me cilësinë më të mirë për konsumatorin.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Patate me qepë të njoma dhe djathe
Patate me qepë të njoma dhe djathë
Përbërësit:
1 kg patate
1 lgj gjalpë
1 lk piper i kuq
1 lk piper i zi
1 lç kerri
1 lk kripë
3 thelpinj hudhër
2 qepë të njoma
1 presh i vogël
1 tufë majdanoz
djathë kaçkavall
Përgatitja:
Ziejmë patatet në ujë me kripë, më pas i kullojmë. Në një tigan vendosim gjalpin të tretet dhe shtojmë piperin e kuq, piperin e zi, kerrin dhe hudhrat e shtypura. I përziejmë derisa gjalpi të aromatizohet dhe vendosim patatet. I kaurdisim për pak minuta, më pas shtojmë djathin kaçkavall të grirë, majdanozin, qepët e njoma dhe preshin të prerë hollë. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të lidhet në temperaturë mesatare.
-
VIDEO
Si të pastrojmë sfungjeret e kuzhinës?
Sfungjerët e kuzhinës përmbajnë shumë mikrobe që nuk shihen me sy të lirë, prandaj është e këshillueshme larja e tyre sipas kësaj mënyre.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Tavë me patëllxhanë dhe qofte në furrë
Tavë me patëllxhanë dhe qofte në furrë
Përbërësit:
4 patëllxhanë
500 gr mish të grirë
1 vezë
2 qepë
2 thelpinj hudhër
½ tufë majdanoz
½ lk rigon
½ lk sodë
1 lk piper i kuq
Kripë, piper i zi
Bukë e thekur
Djathë kaçkavall
8 domate qershi
5 lgj salcë domate
Për shoqërimin e patëllxhanëve:
Majonezë
Kos
Kripë
Piper i kuq
Xhinxhër e grirë
Hudhër e grirë
Përgatitja:
Marrim patëllxhanët, i lajmë dhe më pas i qërojme një rresht po, një rresht jo. I vendosim në ujë që të mos nxihen duke shtuar dhe pak kripë.
Vendosim mishin e grirë në një enë ku shtojmë qepën e grirë imët, hudhrat të prera në feta të holla, vezën, bukën e thërrmuar, majdanozin, rigonin dhe sodën e bukës. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe realizojmë toptha të vegjel të cilat i skuqim me pak vaj.
Patëllxhanët i skuqim lehtë ose i vendosim për pak minuta në furrë. Më pas i hapim një vizë në mes që të mbushen me djathë kaçkavall, vendosim nga dy qofte të vogla dhe një domate qershi në mes.
Tek salca e domates shtojmë pak vaj ulliri, kripë dhe piper. E trazojmë mirë salcën dhe e hedhim mbi patëllxhanët. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.
Ndërkohë përgatisim një salcë të bardhë për shoqërimin e tavës me patëllxhanë dhe qofte. Në një tas vendosim kosin, majonezën, kripën, piperin e kuq, xhinxhërën dhe hudhrën të shtypur mirë. I trazojmë mirë derisa të bëhet një salcë e njëtrajtshme.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 15 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga dalin dokumentet e skandalit të plehrave te la casa de papel e deri a do e marrë dot PS bastionin e PD, Shkodrën?
-
VIDEO
Inceneratorët, tensionet në Ukrainë dhe historia e Xhafer Devës
Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla në një intervistë për '5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, tha se nuk do të ketë luftë, por e gjitha do të jetë një "luftë nervash propagandistike" dhe kërcënimesh që Rusia të fitojë betejën e saj në tavolinë. Eksperti tha se në fakt e gjithë kjo luftë është ekonomike dhe se Rusia kërkon që të rrisë rolin e tij ndërkombëtar dhe për këtë shfrytëzon dobësitë e vendeve perëndimore. Projekti i BE-së për restaurimin e shtëpisë së ish-ministrit të-Brendshëm, Xhafer Deva gjatë Luftës së II Botërore, ngjalli debate të forta në Kosovë, ku historianët dhe politikanët u ndanë pro dhe kundër këtij financimi. Qytetarët e Tiranës paguajnë 71 mijë euro në ditë për pastrimin qytetit, por djegiet nuk bëhen. Kështu tha i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Belind Këlliçi, deputet në grupin e Berishës, i cili tha se inceneratori i Tiranës ka marrë 40 mln euro për një vepër që nuk ekziston
-
VIDEO
Tirona e zotnive t'papërkulun (Pjesa e parë)
Një dokumentar mbi vitet plot shkëlqim të kryeqytetit, që u pasuan me dhunë dhe terror prej diktaturës komuniste. Si rrodhën fatet e qindra viktimave dhe heronjve tiranas që dëshmuan qëndresë shembullore duke iu kundërvënë regjimit me një disidencë të gjatë, 45-vjeçare.Kjo është pjesa e parë e dokumentarit.