Gatime nga zonja Albana, Supë krem me patate

18 Shkurt 2022, 11:04

Supë krem me patate

Përbërësit:

600 gr patate

2 ½ filxhan çaji ujë

2 feta xhinxhër

½ lgj koncentrat

1 qepë e vogël

2 lgj gjalpë

1 tufë majdanoz

kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët me gjalpë. Paralelisht vendosim dhe një tigan tjetër dhe kaurdisim lehtë patatet. Pasi qepa të skuqet për rreth 3 minuta shtojmë patatet dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku me qepën. Më pas shtojmë ujë dhe i lemë patatet të ziejnë për rreth 15 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak koncentrat. E kalojmë supën në blender dhe e spërkasim me piper të zi dhe majdanoz të freskët. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak pana.