Gatime nga zonja Albana, Petulla me gjizë

18 Shkurt 2022, 11:06

Petulla me gjizë

Përbërësit:

250 gr gjizë pa kripë

200 gr miell

50 gr sheqer

1 vezë

1 zarf pluhur pjekës

1 majë luge kripë

1 bustinë vanilje

lëkurë portokalli

vaj për skuqje

Përgatitja:

Tek rikota ose gjiza pa kripë shtojmë sheqerin, një majë luge kripë, lëkurën e portokallit, miellin e situr, pluhurin pjekës dhe 1 vezë. E përziejmë mirë brumin dhe realizojmë petulla rrumbullake sa një kokërr arrë.

Ngrohim në maksimum vajin dhe vendosim petullat të skuqen.  Mbas skuqjes i spërkasim me sheqer të bardhë.