Gatime nga zonja Albana, Pulë me çervish

18 Shkurt 2022, 11:02

Pulë me çervish

Përbërësit:

1 pulë

100 gr gjalpë

4 lgj miell misri dhe gruri

1 lgj uthull

2 thelpinj hudhër

1 tufë majdanoz

kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë pulën në pjesë dhe e vendosim në tenxhere me ujë të ftohtë me kripë dhe piper.  E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare.

Kullojmë lëngun e pulës ndërsa racionet e pulës i pudrosim mirë me miell dhe i skuqim lehtë. Largojmë mishin nga tigani ose tenxherja dhe në po aty yndyrë shtojmë rreth 4 lugë miell. E kaurdisim miellin derisa të zverdhet, shtojmë thelpinjtë e hudhrës të shtypura dhe më pas shtojmë gradualisht duke e trazuar lëngun e pulës. E trazojmë mirë që mielli të mos kokrrizohet, shtojmë pak uthull, vendosim kapakun dhe e lemë në zjarr të ulët. Këtë gatim mund ta përfundojmë në sobë ose mund ta vendosim në një tavë qullin së bashku me pulën në furrë.