Aty ku është Mario është edhe Lusi dhe aty ku është Lusi është edhe Mario. Një simbiozë dashurie që kalon kufijtë e të pamundurës. E nëse flasim për dashuri pa kushte ky është çifti ideal që mishëron këtë togfjalësh që simbolizon shumë për ta. Një postim në facebook u bë shkak i njohjes së të riut italian 33-vjeçarit Mario dhe Lusit 30-vjeçares shqiptare nga Lezha Lusi. Në një nga grupet e rrjetit social ku aplikohej për punë Mario kërkonte një person që të mund të kujdesej për të. Një përgjigje i vjen nga përtej Adriatikut, kur Lusi e cila ishte në kërkim të një pune do të emigronte drejt italisë, në prill të vitit 2019 për të pranuar këtë ofertë. Por bashkë me këtë ofertë dy muaj më pas do të lindte dhe një histori e bukur dashurie. I riu italian që prej vitit 2008 jetonte në një karroce me rrota pas një aksidenti. Fillimisht nguroi, po vendosi të marr guximin për t’i shprehur Lusit ndjenjat e tij të dashurisë. "Po"-ja e saj do të ishte një çlirim që di t’i ndryshonte tërësisht jetën. Që nga ai moment ata nuk janë ndarë kurrë, derisa në gusht të vitit 2021 kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Këtë dashuri të pakufishme e mbajnë gjallë edhe përmes fotove dhe videove që realizojnë çdo ditë. Në rrjetet sociale, ato publikojnë pafundësisht foto ku shfaqen gjithnjë pranë njëri-tjetrit teksa shijojnë çdo moment të jetës. Ajo që bie në sy është se dy të rinjtë gjithmonë kombinojnë veshjet e tyre duke i dhënë edhe më shumë veçanti lidhjes së tyre. Jo vetëm, Mario ia shpreh edhe në shqip dashurinë Lusit të tij. Sot në këtë ditë të dashuruarish, të dy kanë vendosur që të rrëfejnë historinë e tyre në studion e "Pa Gjurmë" për të përcjellë një mesazh të fortë.
Puthen live duke ‘thyer’ paragjykimet, kush është vajza që u dashurua me…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13
