Esmeralda Nexhipi, një nënë nga Fieri ka vendosur të rrëfejë në ‘Pa Gjurmë’ sesi ka duruar 5 vite dhunë nga bashkëshorti i saj, e ndërsa sot ka mbetur e vetme me dy fëmijët e saj të mitur 4 dhe 5 vjeç. 27-vjecarja u martua në vitin 2015 me shkuesi me Lirim Nexhipin 35-vjeçari po nga qyteti i Fierit. Pas dy vitesh martesë, pasi erdhi në jetë djali i parë në vitin 2017, Esmeralda përballet me një realitet krejt ndryshe nga ai çka e kishte imagjinuar. Për zënka të momentit Lirimi arrinte deri në dhunë, duke goditur bashkëshorten e tij. Edhe pas ardhjes në jetë të djalit të dytë në vitin 2018, sërish dhuna ishte e pranishme, madje edhe në sy të dy fëmijëve të mitur. E pajisur 3 herë me urdhër mbrojtje, 27-vjeçarja vendos t’i japë fund martesës në korrik të 2021 duke hapur një proces divorci. Edhe pse nëna e 2 fëmijëve e ka falur disa herë bashkëshortin e saj me shpresën se ai do të ndryshonte, gjë e cila nuk ndodhi kurrë, në shtator të 2021 Lirimi merr valixhet dhe largohet duke mos e kthyer më kokën pas as për dy djemtë e tij. Për dy javë ai qëndron tek nëna e tij, ndërsa më pas emigron drejt Gjermanisë. Me fëmijët kontakton vetëm kur ata shkojnë tek gjysherit, pasi me Esmeraldën ka ndërprerë çdo kontakt, duke mos u përgjigjur më as për fëmijët. Sot Esmeralda jeton vetëm me dy djemtë e saj të mitur me qira por ata rrezikojnë të dalin nga shtëpia pasi nuk kanë asnjë mundësi për ta paguar. Nga nevoja për t'u kujdesur për dy fëmijët e mitur ajo e ka të pamundur për të punuar. Prej muajsh 27-vjeçarja jeton pa energji elektrike, dhe si të mos mjaftonte kjo ka edhe borxhet e bashkëshortit për të cilat ndihet e kërcënuar pasi i kanë mbetur asaj mbi supe.
’Fëmijët dorëzoi në jetimore, mua më harro’/Përplasja me burrin sjell divorcin
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13
