-
VIDEO
Abetarja e unifikuar, Kushi për Report Tv: Marrëveshja zbatohet vitin e ardhshëm, dhuratë nxënësve për 110 vjetorin e Pavarësisë! Synojmë unifikimin në gjithë diasporën
Në vitin e ardhshëm shkollor do të zbatohet marrëveshja mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë për unifikimin e abetares mes dy vendeve. Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ftuar në Report Tv tha se është ngritur grupi i punës dhe po punohet që abetarja t'iu vihet në dispozicion nxënësve dhuratë për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas Kushit synohet që abetarja e unifikuar të zbatohet në të gjithë diasporën.
-
VIDEO
Gjenden dy vajzat adoleshente nga Prrenjasi/Nëna:Janë gjallë,po na ndiqnin live
Pasi nga një komunikatë zyrtare policia vuri alarmin për zhdukjen e një të miture nga Përrenjasi, ’Pa Gjurmë’ u lidh me nënën e 14-vjeçares. N.Ç zbulon në program se e humbur nuk ishte vetëm vajza e saj Xh.Ç, por edhe E.Ç, shoqe me të. Sipas dëshmisë së dhënë nga nëna e të miturës, e bija u largua nga banesa më datë 6 janar të këtij viti pa treguar vendndodhje. Për këtë arsye, ata e bënë denoncimin në rajonin e policisë së Prrenjasit, një javë më pas. ’Vajza ime është 14 vjeçe. Ajo doli nga shtëpia më datë 6 janar, pasi e mori për kafe shoqja e saj E.Ç, 17 vjeçe. Për të dyja vajzat ne bëmë denoncimin në polici, më datë 12 janar. Ato na thanë se do ktheheshin, por nuk janë kthyer ende. Ditën e enjte fola me vajzën në messenger të facebook-ut dhe më premtoi se do të kthehej, por nuk më përgjigjet më. Një herë më tha se jam në Pogradec dhe një herë thotë se jam në Vlorë. Ajo është larguar disa herë më shoqen e saj E. Ajo e merr gjithnjë me vete kur largohet nga shtëpia, sepse dhunohet nga babai i saj. Xh. ime nuk ka arsye për t’u larguar, pasi ne nuk e kemi penguar kurrë të dalë me shoqet, por të paktën të na thotë ku ndodhet’-u shpreh nëna
-
VIDEO
Largohet 14-vjeçarja nga shtëpia,nëna kërkon ndihmë:Iku me shoqen, të dyja të humbura
Pasi nga një komunikatë zyrtare policia vuri alarmin për zhdukjen e një të miture nga Prrenjasi, ’Pa Gjurmë’ u lidh me nënën e 14-vjeçares. N.Ç zbulon në program se e humbur nuk ishte vetëm vajza e saj Xh.Ç, por edhe E.Ç, shoqe me të. Sipas dëshmisë së dhënë nga nëna e të miturës, e bija u largua nga banesa më datë 6 janar të këtij viti pa treguar vendndodhje. Për këtë arsye, ata e bënë denoncimin në rajonin e policisë së Prrenjasit, një javë më pas. ’Vajza ime është 14 vjeçe. Ajo doli nga shtëpia më datë 6 janar, pasi e mori për kafe shoqja e saj E.Ç, 17 vjeçe. Për të dyja vajzat ne bëmë denoncimin në polici, më datë 12 janar. Ato na thanë se do ktheheshin, por nuk janë kthyer ende. Ditën e enjte fola me vajzën në messenger të facebook-ut dhe më premtoi se do të kthehej, por nuk më përgjigjet më. Një herë më tha se jam në Pogradec dhe një herë thotë se jam në Vlorë. Ajo është larguar disa herë më shoqen e saj E. Ajo e merr gjithnjë me vete kur largohet nga shtëpia, sepse dhunohet nga babai i saj. Xh. ime nuk ka arsye për t’u larguar, pasi ne nuk e kemi penguar kurrë të dalë me shoqet, por të paktën të na thotë ku ndodhet’-u shpreh nëna
-
VIDEO
Nëna e 14-vjeçares së humbur denoncoi në ’Pa Gjurmë’, e mitura ndiqte live Report TV: Hiqni fotot, se do kthehem në shtëpi
Fal Report Tv, dy adoleshente nga Prrenjasi u gjetën, pasditen e po kësaj të premte, gjatë transmetimit live. Dy vajzat 14 dhe 17-vjeçare ndodheshin në qytetin e Pogradecit, ndërsa ishin larguar nga banesa më 6 janar të këtij viti. Ato kërkuan t’u hiqeshin fotot nga ekrani dhe se do ktheheshin në shtëpi.
-
VIDEO
Bumçi akuza Bashës: E nxori listën e kandidatëve 45 ditë para zgjedhjeve! Rama do ta ndihmojë edhe në gjykatë që të mbajë vulën
Deputeti demokrat Aldo Bumçi e quajti një shëmti 8 Janarin sa i përket sjelljes së Lulzim Bashës. Sipas tij, shkatërrimi i procesit të natyrshëm politik nga ana e Bashës ka sjellë edhe gjendjen e opozitës së sotme. Sipas Bumçit, në ndihmë të kreut të PD është vetë Edi Rama
-
VIDEO
Alimehmeti në ‘Report Tv’: ‘Omicron’ varianti dominues, shmangni grumbullimet! Mjekja në Gjermani: Kemi shtrënguar masat anti-COVID
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, në emisionin 'Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv, deklaroi se rritja e rasteve të reja me koronavirus nuk po ndodh vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën për shkak të variantit Omicron. Alimehmeti theksoi se shifrat e rëndësishme janë shtrimet në spitale. Sipas tij, shifrat aktuale janë shumë larg atyre rekord që janë regjistruar më herët, duke ju referuar shkurtit të vitit 2021 me 600 të shtruar në spitale. Kemi pasur shumë të shtruar në spitalet COVID. Shifra që duhet t’i shohim në kompleks, por cilët janë të shtruar, të vaksinuar apo të pavaksinuar. Sa viktima kemi.”-tha Alimehmeti. Mjeku Ilir Alimehmeti theksoi se Omicron transmetohet shumë shpejt dhe asnjë shtet nuk i bën dot ballë përhapjes së këtij virusi. “Anglia, nuk mori asnjë masë. Skocia dhe Uellsi shtrënguan masat. Shtete të tjera europiane, janë në rekorde pavarësisht masave që kanë marrë. Të mos harxhojmë energji në gjëra që nuk i bëjmë dot. Nuk e ndalim dot, por mund të evitojmë format e rënda.”-tha Alimehmeti. I pyetur a identifikohet varianti Omicron me testin e shpejtë, theksoi se testi i shpejtë ka një sensitivitet më të ulët se PCR. “Ka një dritare kohore kur bëhet testi i shpejtë, Omicron është më i shpejtë, gjysma e kohës në krahasim me Deltën.”-tha Alimehmeti. Për masat anti-COVID që nuk u ndryshuan dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, tha se kishte vend për t’i liruar, por jo për t’i shtrënguar ato. “Ora policore nuk bën ndonjë sens për të lëvizur nëse aktivitetet janë të mbyllura. Të shmangen grumbullimet e mëdha.”-deklaroi mjeku Alimehmeti. Në një komunikim të drejtpërdrejtë nga Gjermania, mjekja Aurora Dollenberg u shpreh se shifrat po rriten sa i përket rasteve të reja. Në Gjermani, mjekja theksoi se rritja nisi në muajin dhjetor të vitit të kaluar. “Dalluam rrezikun e Omicron, pasi ishte varianti me mutacionet më të larta, 70 mutacione. Alarmi i dhënë dhe nga virologët bëri që Gjermania të rreptësonte masat anti-COVID.”-tha mjekja. Sa i përket vaksinimit, Dollenberg theksoi se deri në fund të vitit të kaluar e kishin synim vaksinimin 80 për qind të popullatës, ndërsa shtoi se po mendohet që të bëhet me detyrim. “Ka disa argumente. Parlamenti nuk ka marrë një vendim përfundimtar deri tani. Virologët gëzohen që Omicron ka infektueshmëri të lartë, por vdekje të ulët. Sipas tyre mund t’i japë fund pandemisë pa pasur viktima. Omicron edhe rrezik, por edhe shpresë, mbase po ambientohemi me virusin.”-tha mjekja. Edhe pse thonë se jemi në pikun e infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve sot nuk i shtrëngoi masat anti-Covid në Shqipëri. Autoritetet shëndetësore thanë se tani kemi numrin më të lartë të fëmijëve të prekur me Covid, ndërsa janë vaksinuar me 3 doza 7.7% e popullsisë dhe me dy doza 47.3 % nga grupet e rrezikuara.
-
VIDEO
8 janari, Muçollari: Basha të thirrej si i pandehur, jo si dëshmitar! Na i bëri llogaritë gabim në zgjedhje, tagër për drejtuesit politik që dilnim humbës në 25 prill
Grigels Muçollari, ish-sekretar i përgjithshëm i FRPD-së, është i mendimit që Lulzim Basha nuk duhej të thirrej në Prokurorinë e Tiranës si dëshmitarë për 8 janarit, por si i pandehur. në 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, Muçollari akuzon Bashën si një njeri që lka marrë njerëz me të shkuar kriminale, e ndërsa pretendon se nga ana e mbështetësve të Berishës nuk ka pasur dhunë.
-
VIDEO
Ju kishin munguar? Ja disa nga batutat më të bukura të Mirush Kabashit në rolet e tij
Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi vjen në një intervistë ndryshe në emisionin “ Rreze Dielli” plot me rrëfime gozhduese për karrierën e jetën e tij.
-
VIDEO
Interpretimi rrënqethës i Mirush Kabashit që i përloti dhe i emocioni të gjithë
Mirush Kabashi, aktori i mirënjohur prej disa kohësh i kishte munguar skenës shqiptare për shkak të disa problemeve shëndetësore. Gjatë një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, aktori i qindra roleve solli një interpretim emocionues të letrës që shkenctari Albert Einstein i shkruajti vajzës së tij.
-
VIDEO
Mirush Kabashi, jeta e një aktori brilant në të gjitha ngjyrat e tij
Mirush Kabashi është aktori shumëdimensional e brilant që prej 57 vitesh I ka dhënë gjithcka artit e kinematografisë shqiptare. Artisti I cili me artin dhe talentin e tij arriti të prezantoi gjuhën shqipe dhe artin tonë në skenat më prestigjoze duke vjelë në të njëjtën kohë dhe vlerësimet maksimale nga personalitetet e ndryshme. Vjen në një intervistë ndryshe në emisionin “ Rreze Dielli” plot me rrëfime gozhduese për karrierën, familjen, fëmijërinë, dashurinë për teatrin dhe kinematografinë, rolet e preferuara etj.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Krem me bajame
Krem me bajame
Përbërësit:
300 ml qumësht
Lëvroja e 1 limoni
4 të verdha veze
150 gr sheqer
20 gr miell misri i bardhë
100 gr bajame
Përgatitja:
Vendosim qumështin të ziejë duke vendosur brenda lëkurën e limonit. Pasi ka marrë valë largojmë lëkurën.
Rrahim të verdhat e vezëve me sheqer direkt në tigan derisa të zbardhen, i përziejmë me miell misri dhe hollojmë me qumësht të nxehtë. E vendosim kremin në flakë të ulët duke e trazuar vazhdimisht derisa të ziejë. Më pas largojmë enën nga zjarri dhe e përziejmë kremin me bajamet e copëtuara (duke ruajtur disa për dekorim). Kremin e shërbejmë në kupa të veçanta duke e zbukuruar me bajame.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Petulla me arra dhe mjaltë
Petulla me arra dhe mjaltë
Përbërësit
3 kokrra vezë
100 gr sheqer
150 ml qumësht
300 gr miell|
1 pako pluhur pjekës80 gr arra të thërrmuara
Vaj për skuqje
Mjaltë për servirje
Përgatitja:
Rrahim mirë me rrahës elektrik vezët me sheqerin derisa sheqeri të tretet. Në momentin që krijohet shkumë sipër enës shtojmë qumështin dhe vazhdojmë përzierjen. Më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës. E punojmë mirë brumin që të mos ketë kokrriza dhe të jetë sa më homogjen dhe kompakt. Në fund shtojmë arrat e thërrmuara dhe e lemë brumin të pushojë për rreth 15 minuta.
Ndërkohë mbushim me vaj një tigan të thellë dhe e lemë në zjarr të lartë derisa vaji të nxehet plotësisht. Vendosim petullat lugë lugë të skuqen derisa të fryhen dhe të marrin ngjyrë të artë.
I vendosim petullat e skuqura në letër kuzhine, i lemë një minutë sa të përthithet vaji dhe më pas i vendosim në një pjatancë servirje duke i spërkatur me mjaltë dhe arra të thërrmuara.