-
VIDEO
Mimoza Keta: Menopauza, çfarë duhet të dijë çdo grua për ta kaluar sa më lehtë
Menopauza është një ndër periudhat më të vështira të jetës së një gruaje, prandaj gjithmonë është i nevojshëm këshillimi me gjinekologen. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” gjinekologia Mimoza Keta tregoi gjithcka që një grua në periudhën e menopauzës duhet të dijë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Si të ruajmë pulën pa frigorifer
Si të ruajmë pulën pa frigorifer
Përbërësit:
4 kg mish pule
4 lugë gjelle kripë
piper I zi
spec I kuq pluhur
4 lugë gjelle uthull
4 kokrra qepë
1 tufë majdanoz
Përgatitja:
Mishin e lajmë dhe e thajmë me letër kuzhine.Qepët i presim rrethore i vendosim në fund të kavanozit me majdanoz. I vendosim kofshët e pulës në pozicion drejt.Mbas larjes i kemi kriposur dhe i kemi marinuar erëzat dhe uthull i përziejmë mirë. Sic thamë që cungjet i vendsim në pozicion drejt, shtojmë qëpë sic është dhe majdanoz. Më pas shtojmë krahët e pulës. Mbulojmë kapakun. Në një tenxhere vendosim pecetë ose letër kuzhine, i mbulojmë me ujë të ftohtë derisa të mbulohet dhe kapaku. E lëmë të ziejë në zjarr të avasht për 5-6 orë. E lëmë të ftohet uji dhe i fshijmë kavanozët.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Sallatë me majonezë
Sallatë me majonezë
Përbërësit:
2 vezë të ziera
3 lgj majonezë
50 gr kastraveca turshi
Gjysëm limoni
Piper
Majdanoz sipas dëshirës
Përgatitja:
Grijmë kastravecat turshi hollë dhe i bashkojmë me vezët e ziera. Shtojmë majonezën, lëngun e limonit dhe e përziejmë duke shtypur të gjithë masën në mënyrë që të krijojmë një salcë kremoze. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak majdanoz të grirë hollë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Burani me presh dhe oriz
Burani me presh dhe oriz
Përbërësit:
1.5 kg presh
2 filxhanë kafeje vaj
1 kokërr qepë
1 lgj salcë domate
2 gjethe dafine
1 filxhan kafeje oriz
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë hollë, më pas shtojmë preshin e pastruar dhe të prerë në rondele me trashësi 3-4 cm. Pasi preshi të ulë pak vëllimin shtojmë salcën e domates të holluar me pak ujë. Shtojmë kripën, piperin, gjethet e dafinës dhe ujë në masë të përbërësve. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë për 5-10 minuta. Shtojmë më pas orizin dhe e lemë gatimin në zierje dhe për 15 minuta të tjera.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Paçe e Dibrës
Paçe e dibrës
Përbërësit:
3 lgj miell misri
2 lgj gjalpë
5-6 garuzhde lëng mishi
1 kokërr vezë
3-4 thelpinj hudher
2 lgj uthull
Piper i kuq
Kripë
Përgatitja:
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një masë në trashësinë e supës. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e presim me një kokërr vezë, shtojmë hudhrat e shtypura, uthull, piper të kuq (djegës ose të ëmbël) dhe gjalpë.
-
VIDEO
8 janari, SHBA pro Bashës dhe kundër Berishës, çdo të ndodhë në PD?
Emisioni Repolitix trajtoi krizën në PD dhe qëndrimin amerikan pas ngjarjeve të dhunshme të 8 janarit në selinë e PD. Çfarë do të ndodhë pas mbështetjes që zyrtari i lartë amerikan Eskobar dha për Bashën dhe qëndrimit kundër Berishës? Prokuroria thërret Bashën dhe Berishën për të dëshmuar për ngjarjet e 8 janarit. Të ftuar në studio Përparim Çaça, Ibsen Elezi, Fabian Topollaj dhe Idajet Beqiri.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 13 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, Nga Escobar "kundër" Berishës duke thëne se nuk merret partia me dhunë te Salih rithemeluesi e deri tek Broja magjeps Europën.
-
VIDEO
Beqiri në ‘Repolitix’: Escobar tregoi se veprimet e Berishës ishin banditeske! Elezi: Kim po përdor Bashën për të zhbërë Berishën, lëvizje pa kokë! Topollaj: SHBA-të mbështesin kreun e PD
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim po përdor Bashën për të zhbërë Berishën, ndërsa e quajti një lëvizje pa kokë. Avokati Idajet Beqiri theksoi se deklarata e Escobar, tregon qartë se veprimet e Berishës dhe grupit të tij janë banditeske, veprime rruge dhe të papranueshme.
-
VIDEO
Burri parë e akuzoi për tradhëti,i dyti donte ta vriste/Jeta e gruas buzë kanalit
Në shtëpinë e rrënuar buzë një kanali varfëria është ulur këmbëkryq. Enkelejda me 4 fëmijë të mitur çdo ditë e më shumë përballet më mjerimin. Banesës pa dritare i kanë rënë edhe trarët dhe çatia rrezikon ta zëri brenda bashkë me të të vegjlit e saj. Puna në bujqësi është e vetmja e ardhur që siguron 37-vjecarja. Me babain në burg dhe nënën që kujdeset e vetme për ta, 4 fëmijët kërkojnë të ushqehen, vishen dhe shkollohen. Jeta mes vështirësive të me mëdha dhe konflikteve që dy prindërit kanë patur vazhdimisht në familje ka shkaktuar tek ata jo pak trauma. Të ndrojtur dhe të frikësuar pa praninë e babait në shtëpi, ata nuk e kuptojnë mirë pse ai nuk është pranë tyre, përveçse ia ndiejnë mungesë. Gabimet e të rriturve i vuajnë këta vogëlushë që mbështetje kanë vetëm njëri-tjetrin. Prindërit e Enkelejdës jetojnë në një qytet tjetër pa mundsi ekonomike për të ndihmuar vajzën dhe nipërit e tyre. Me dhembjen e një nëne që s’mundet dot të përballojë koston e lartë të jetesës, përpos sakrificave që ajo bën për fëmijët e saj Enkelejda bën apel për ndihmë.
-
VIDEO
Agalliu në 'Studio Live': Një nga gabimet e humbjes në 25 prill ishte aleanca me një parti të korruptuar si LSI! E vërteta e fotove me Ramën dhe Veliajn
Deputeti demokrat Arbi Agalliu ka komentuar në Report Tv fotografitë e tij që kanë qarkulluar në media me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa ka folur edhe për situatën në kampin opozitar. Sipas tij, bashkëpunimi me një parti të korruptuar si LSI-ja ka çuar në humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.
-
VIDEO
Disa kryetarë degësh i kërkojnë Bashës të dalë në terren: Dil tako demokratët, është domosdoshmëri
Burime për Report Tv nga mbledhja e Kolegjit të PD, bëjnë me dije se kryetarët e degëve të Partisë Demokratike Lefter Geshtenja -Dega 7, Tirane, Agron Kapllanaj - Dega Fier dhe Xhevdet Amulli, Dega Shkoder i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të dalë në terren dhe të takojë demokratët. Sipas burimeve nga mbledhja, kryetarët e degëve kanë kërkuar që të gjithë të dalin në terren për të komunikuar me strukturat, përfshirë dhe kryetarin, e sipas tyre nuk duhet të rrihet më nëpër zyra. Këtë kërkesë disa prej kryetarëve të degëve e kanë bërë me kryetarin, nënkryetarin, sekretarin, kryesinë, deputetët. Kryetarët e degëve thonë se është e domosdoshme për situatën në të cilën ndodhet PD, të dilet në terren.
-
VIDEO
Kryelajm ekonomik, 2022 nis "ËNDRRA" E Durrësit
Kryelajm ekonomik, 2022 nis "ËNDRRA" E Durrësit