• VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Byrek me patate

    Byrek me patate

    Përbërësit:

    700 gr miell

    4 lgj vaj

    Ujë të vakët

    Kripë

     

    Për mbushjen:

    1.5 kg patate

    1 qepë mesatare

    Kripë, piper

    100 ml vaj për petët

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim brumin për petët. Në ujin e vakët hedhim kripën dhe 4 lugë vaj dhe pastaj gradualisht shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të bëhet një brumë i trashë dhe jo shumë i fortë. E lemë brumin të qëndrojë për disa minuta.

    Ndërkohë grijmë në rende patatet. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët spërkatur me kripë dhe piper. Më pas shtojmë patatet e grira në rende dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta.

    Brumin e punojmë dhe njëherë dhe e ndajmë në toptha. Hapim petët dhe byrekun e realizojmë sipas dëshirës duke vendosur në mes 2-3 shtresa mbushje me patate ose duke mbushur petët dhe duke i bërë role në formë dredhaniku. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Pasi të piqet e nxjerrim nga furra, e lagim me ujë të vakët me pak kripë dhe e kthejmë prapë në furrë dhe për 5 minuta të tjera.

  • VIDEO

    Gazetari Adriatik Doçi zbulon prapaskenat e sherrit Berisha-Basha për kullat te selia PD

    Projekti për ndërtimin e kullave në selinë e PD. Arsyet e "luftës" Basha-Berisha për selinë blu

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 14 janar 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha pyetet në Prokurori për dhunën e 8 janarit te Berisha po luan kartën fetare duke sulmuar myslimanët e deri tek dy janarët e një nekrofili.

  • VIDEO

    Ishte në seli gjatë protestës së 8 janarit, Karapici në 'Repolitix': Unë e njoftova policinë, s'pyeta Bardhin dhe Bashën! Skënderi: Sulmuesit nga zyra e Bashës, paramilitantët që përdori Bardhi para zgjedhjeve

    Olsi Karapici, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka qenë një nga demokratët e shumtë që qëndronin në zyrë në seli gjatë kohës së protestës dhe ka zbuluar në 'Repolitix' se ka qenë ai një nga personat që ka kërkuar ndërhyrjen e policinë, e për këtë veprim nuk ka pasur nevojë që të pyes as Lulzim Bashën e as Gazment Bardhin.

    • VIDEO

      Basha-Berisha, lufta për “kullat tek selia PD”dhe hetimi për 8 janarin

      Emisioni Repolitix trajtoi krizën në PD pas marrjes në pyetje të Sali Berishës nga prokuroria e Tiranës për protestën e 8 janarit. Për këtë ngjarje do të merret në pyetje dhe Lulzim Basha. Cfarë pasojash ka 8 janari për të ardhmen e PD? Të ftuar në studio Olsi Karapici anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Arben Skënderi ish-anëtar i Kryesisë PD, Plator Nesturi analist dhe gazetari Arsen Rusta. Në lidhje Skype publicisti Frrok Çupi.

    • VIDEO

      Zhduket 37-vjeçari pogradecar Bujar Hyko, flet shoku/ Një vit fshihej, kam frikë…

       

      Stafi ’Pa Gjurmë’ udhëtoi drejt fshatit Pretush të Pogradecit ku jeton familja Hyka. E veshur me të zeza pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit katër vite më parë, një nënë e brengosur është në kërkim të djalit. Bujar Hyko humbi gjurmët nga Greqia në moshën 23-vjecare. Plagët e emigracionit kanë lënë gjurmë të thella në këtë familje e cila prej vitesh Zhaneta Hyko pret një lajm për fatin e një prej 7 fëmijëve të saj. Ishte hera e tretë për të riun nga Pogradeci që kalonte kufirin grek me shpresën se do të gjente një jetë më të mirë. Një i ri me ëndrra të mëdha, i cili në prill të vitit 2007 mbërriti në qytetin Follorinë, nga ku gjysma e popullsisë është me origjinë shqiptare. Në Shqipëri merrej me punët në blegtori ndërsa në Greqi nisi të punojë me motorshrarë për prerjen e drruve. Për afro 6 muaj Bujari nuk pati asnjë kontakt me familjen deri kur në fillim të shtatorit të po atij viti ai bëhet i gjallë. Kjo do të ishte telefonata e parë dhe e fundit që ai bëri me nënën e tij.

    • VIDEO

      Pas tërheqjes nga një 'rrethim i dytë' të selisë, Berisha kërkon negociata? Paloka mund të ketë kërkuar tryezë me Bashën

      Pas thirrjes në Prokurorinë e Tiranës, pas protestës ku dështoi për të bërë atë që trumbetoi me të madhe, të merrte selinë e PD si edhe dënimit të dhunës në 8 janar nga zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, Sali Berisha duket se ka nisur të kuptojë se nga kjo "luftë" po humbet dhe ka nisur që të tërhiqet.

    • VIDEO

      Kush e rrembeu 9-vjeçarin Artur Carja? Dëshmitari nga Elbasani merr guximin...

       

      Sofia dhe Jakupi nga Elbasani janë prindër të 5 fëmijëve. Blerimi dhe Arturi, dy fëmijët më të rritur të familjes Carja punonin për të siguruar ato pak të mira materiale. Kryefamiljari emigronte me sezone në Grqi duke emigruar. Rituali i dy vëllezerve më të rritur të familjes, me shumë anëtarë ishte dalja nga shtëpia, herët në mëngjes për të shitur qese plastike, në markatën e qytetit. Ora 12 në mesditë ishte orari kur dy vëllezërit hanin drekën për të nisur përsëri punën, deri në orën 16 të pasdites kur edhe ritakoheshin për të shkuar në banesë. Me pak të ardhura që fitonin nga tregëtimi i qeseve dhe me sakrificën që bënin për të mbajtur gjallë shumë frymë në familje, cdo ditë e tyre ishte një mundësi më shumë, për të përballuar jetesën. Sikundër çdo herë tjetër i njëjti ritual ishte edhe ditën e 7 korrikut të vitit 2004. Nën zhegun e ditëve të nxehta, dy vëllezërit u nisën herët në mëngjës, drejt markatës së qytetit. Asokohe Blerimi 12 dhe Arturi 9 vjeç. Gjyshja e tyre i takoi atë ditë të dy nipërit, bisedoi me ta dhe më pas u largua. Ata vazhduan punën. Drekuan bashkë dhe më pas u ndanë nga njëri-tjetri për të vijuar sërisht punën. Takimi u la si gjithnjë në të njëtën orë, 16: 00.

      Blerimi mbërriti në shtëpi më shpresën se i vëllai kishte mbërritur para tij. Por nuk e gjeti. Bashkë më të ëmën Sofinë shkojnë tek shtëpia e gjyshes, por as atje nuk ishte Arturi. Ajo i thotë se ishte takuar më herët me ta, por më vonë nuk kishte mësuar më asgjë. Pyesin kudo, atje ku dyshohej se mund të kishte shkuar 9-vjecari, por askund, asnjë gjurmë e tij. Duke mos patur asnjë rezultat familjarët bëjnë denoncimin në polici. Artur Carja vinte nga një familje e varfër e për këtë arsye ishte i detyruar që të shiste qese plastike në rrugët e Elbasanit, megjithëse ishte vetëm 9 vjeç. Dyshimi i familjarëve ishte ajo e pistës së rrëmbimit. Ky dyshim pasi dëshmisë së një zonje e cila ka pohuar se e kanë parë të shoqëruar me një burrë me qese me ushqime në duar duke i vendosur në bagazhin e makinës. Me flokë të zeza dhe sy të zinj, me djegje në faqen e djathtë, me një nishan në anën e majtë të shpatullës dhe një tjetër në anën e majtë të vetullës, si shenjë dalluese të portretit të tij, Arturi ka 14 vite që i mungon familjes, duke mbajtur ende në ankth zemrat e tyre. Asnjë gjurmë lidhur me fatin e të riut që sot është 23 vjeç. As fotot e Arturit të shpërndara në të gjitha pikat kufitare të vendit, as hetimet e policisë dhe prokurorisë së Elbasanit apo shpallja si i humbur dhe kërkimi nga Interpoli nuk sollën një dritë jeshile për gjetjen e gjurmëve të tij.

    • VIDEO

      Përplasja për selinë, Hoxha: Ne po shkonin në shtëpi, Basha na sulmoi me pluhur të bardhë e gaz lotsjellës! Sulaj: Reaguam për vetëmbrojtje, policia të ndërhynte më shpejt

      Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, mbështetës i Sali Berishës, thotë se demokratët janë dhunuar sepse donin të futeshin në shtëpinë e tyre. Por Blendi Sulaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se arsyja e vetme që po ndodh kjo në PD është se një njeri do të marrë partinë që të mbrojë veten e vet

      • VIDEO

        Ish-nënkryetar i FRPD Lisandër Hoxha përplaset me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së! Hoxha: Ti je turist në PD! Sulaj: U largove se nuk të bëri askush deputet

        Një debat ka ndodhur në studion e Report Tv, mes me ish-nënkryetarit të Frymës së re Demokratike dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, të cilët kanë sulmuar njëri-tjetrin. Për Lisandër Hoxhën, Blendi Sulaj është thjesht turist në PD dhe ka marrë rezultatin më të dobët në njësinë 7. Por për Sulajn, Hoxha e ka bërë karrierën duke qenë nipi i dikujt dhe se u largua nga PD vetëm për faktin se nuk e zgjodhën si deputet.

      • VIDEO

        Rakacolli në ‘Studio Live’: ‘Delta’ dhe ‘Omicron’ variantet dominuese në vend! Po infektohen të rinjtë dhe fëmijët! Të respektojnë masat anti-COVID! Ndryshime në varësi të situatës

        Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për të bërë një bilanc mbi shifrat e infektimeve dhe masat anti-COVID, të cilët mbetën të pandryshuara. Kryetarja e këtij komiteti, Mira Rakacolli foli këtë pasdite për situatën në ‘Studio Live’ për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në Report Tv.

        Teksa vendi ynë po përballet me shtim të infektimeve dhe masat anti-COVID nuk ndryshohen, Rakacolli tha se nuk është vetëm numri i rasteve të reja që vendos ndryshimin e masave. Ajo theksoi se është ndërthurja me rastet e reja dhe atyre që kërkojnë kujdes spitalor dhe kujdes intensiv, duke mos përjashtuar numrin e viktimave.

      • VIDEO

        Rritja e çmimeve, Alban Zusi në Report Tv: E paralajmëruar, paketa fiskale e dha efektin paraprakisht! Ka nevojë për ndërhyrje, mund të futemi në politika të pastabilizuara

        Kriza e çmimeve kulmoi në dhjetor të vitit të kaluar, kur u regjistruar shifra më e lartë e inflacionit në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT një ditë më parë, inflacioni gjatë muajit të kaluar kapërceu pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë duke arritur në 3.7%, ndërsa po dje, Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj paralajmëroi se kjo rritje çmimesh do të vijojë edhe gjatë 6 muajve të parë të këtij viti.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv