• VIDEO

    Si duhet të qëndrojmë përpara kompjuterit për të shmangur dhimbjet muskulare

    Fizioterapisti Valmir Begaj në një intervistë në emisionin 'Rreze Dielli'' tregoi rregullat që duhet të ndjekin personat që punojnë për orë të gjata në kompjuter për të shmangur dhimbjet muskulare.

  • VIDEO

    Dhimbjet e mesit, këto ushtrime në shtëpi do t’ju lehtësojnë patjetër

    Sipas fizioterapistit Valmir Begaj në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli'' përmes këtyre ushrimeve të thjeshta mund të lehtësoni dhimbjet e mesit në kushte shtëpie.

  • VIDEO

    Testi që mund të bëni në shtëpi për të parë nëse keni probleme me posturën e trupit

    Sipas fizioterapistit Valmir Begaj përmes një testi të thjeshtë që mund të realizojmë vetë në kushtet e shtëpisë mund të kuptojmë nëse kemi probleme me posturën e trupit.

  • VIDEO

    Atentati në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e Lulëzim Mashës në Polici: S’e njihja autori, ishte esmer rreth 25-vjeç! S’më tha gjë, vetëm më qëlloi

    Zbardhet dëshmia e Lulëzim Mashës në Polici.

    “ Nuk e njihja autorin ishte i moshës 25-vjeç, nuk me tha asgjë, qëlloi dhe u largua, ishte esmer dhe me mjekër”, ka thënë Masha.

    Ai është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Lulëzim Masha.  Burime bëjnë me dije se arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo me silenciator. 

  • VIDEO

    Hernia Diskale/ Gjithçka që duhet të dini për të shmangur dhimbjet që shkakton

    Dhimbjet që shkaktohen për shkak të Hernies Diskale mund të jenë tepër të mëdha. Prandaj është gjithmonë e rekomandueshme këshillimi me mjekun specialist. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” fizioterapisti Valmir Begaj, tregoi ushtrimet që mund të realizoni edhe vet në shtëpi për të qetësuar dhimbjet e ndryshme që mund të shkaktohen prej saj.  

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Qofte me krem kosi dhe hudhra

    Qofte me krem kosi dhe hudhra

    Përbërësit:

    400 gr mish i grirë

    1 kokërr qepë

    4-5 thelpinj hudhër

    1 kokërr vezë

    1 lgj majdanoz

    1 lgj nenexhik

    Vaj ulliri

    Pak miell

    Kripë, piper

    Për kremin

    2 kokrra vezë

    2 gota kos

    1 gotë lëng mishi ose ujë

    1 lgj miell

    1 lgj gjalpë

    Kripë

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë pak.  Më pas realizojmë qofte rrumbullake sa një kokërr arrë. I kalojmë qoftet në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë.

    Në po të njëjtin tigan ku skuqëm qoftet kaurdisim pak miell derisa të zverdhet. Më pas e shuajmë me lëng mishi ose me ujë. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë në të vezët e rrahura me kosin. Rregullojmë shijen me kripë dhe kremin e përgatitur e hedhim sipër qofteve. E vendosim pak në zjarr derisa kremi të mpikset. Në fund e spërkasim me gjalpë dhe pak hudhër të shtypur dhe e shërbejmë të ngrohtë sipas dëshirës me pak majdanoz të grirë hollë.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Byrek me patellxhane dhe djathe

    Byrek me patellxhane dhe djathe

    Përbërësit:

    1 pako petë të gatshme

    4-5 patëllxhanë

    1 spec jeshil

    1 spec i kuq

    2 qepë mesatare

    1 kokërr domate

    1 tufë majdanoz

    4-5 lugë vaj ulliri

    1 limon (lëngu)

    2 kokrra vezë

    200 gr djathë

    Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë patëllxhanët nga lëkura dhe i kalojmë në rende. Më pas i vendosim patëllxhanët e grirë në një tas spërkatur me pak kripë dhe lëng limoni dhe i lëmë që të lëshojnë lëngun e tyre përreth 30 minuta.

    Ndërkohë në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim qepët e grira me vaj ulliri, sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specat e grira dhe i kaurdisim bashkë për 2 minuta. Më pas shtojmë gjysmë gote me ujë të ngrohtë dhe i lëme të zjejnë për 3-4 minuta sa të zbuten. Shtojmë më pas domaten e grirë në rende dhe pak vaj ulliri dhe e lemë salcën dhe për 5 minuta të tjera në zjarr. Vendosim patëllxhanët në një kullesë për të larguar lëngun që kanë lëshuar dhe më pas i shtojmë tek salca e përgatitur. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë mbushjen e byrekut të gatuhet për 7-8 minuta në zjarr mesatar duke e trazuar herë pas here. Në fund fare shtojmë majdanozin e grirë hollë, e largojmë tiganin  nga zjarri dhe e lemë të ftohet plotësisht.

    Pasi masa e përgatitur për mbushjen e byrekut të jetë ftohur, shtojmë vezët e rrahura mirë bashkë me djathin e thërrmuar.

    Lyejmë një tepsi mirë me vaj ulliri dhe shtrojmë tre petat e para duke u hedhur secilës nga pak vaj ulliri. Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes. Vijojmë me shtrimin e dy petave të tjera, mbushje, petë, mbushje, petë. E vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Bullgur me melçi

    Bullgur me melçi

    Përbërësit:

    1 gotë bullgur

    2 gota ujë

    250 gr melçi

    1 lgj vaj ulliri

    1 lgj rrush i thatë

    1 lgj stika pishe

    1 qepë e vogël

    1 kokërr domate

    1 spec jeshil

    1 spec i kuq

    1 lç gjalpë

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tigan vendosim vajin e ullirit, gjalpin, sapo të ngrohen pak vendosim stikat e pishës dhe i skuqim derisa të marrin pak ngjyrë. Më pas shtojmë qepënn dhe e kaurdisim derisa të bëhet transparente. Shtojmë mëlçitë të prera në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mëlçitë të zbuten. Më pas shtojmë specat dhe domaten e grirë në rende ose kubikë të vegjël. Rregullojmë dhe rrushin e thatë të cilin e kemi zbutur më parë në ujë. Në fund hedhim ujin dhe e lëmë bullgurin të ziejë për 15 minuta. Më pas fikim sobën dhe e lëmë gatimin të pushojë për 20 minuta dhe më pas e shërbejmë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 18 janar 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Erdogani ultimatum Ramës te pse u tërbuan Berisha e Meta nga "vëllai" Erdogan e deri tek Basha shkarkon anëtarët e "Foltores" nga komisionet.

  • VIDEO

    Çfarë solli vizita e Erdoganit?Të ftuar Kreshnik Çollaku dhe Bledian Koka

     

    Kryefjalë e ditës së sotme ka qenë vizita e presidentit turk Erdogan, e në një kohë kur ai është kritikuar shumë për marrëdhënien që ka me kryeministrin Edi Rama, gazetari dhe analisti Bledian Koka bëri me dije se edhe në PD-ja ka deputetët që “janë erdoganistë”. Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku është shprehur se pamjet që ofroi 8 janari, nuk e kishte menduar kurrë që do i shihte e ndërsa vë theksin se pasojat kryesore të kësaj lufte të brendshme nuk do të shkojnë të Lulzm Basha apo Sali Berisha, 2 protagonistët kryesor, por te demokratët e thjeshtë.

  • VIDEO

    Ismail Aliaj: Hallvë në kaush, për vdekjen e diktatorit

    Prill 1985. Në shqipëri lajmi më i bujshëm që do pushtonte cdo familje ishte vdekja e diktatorit Enver Hoxha. Përtej skenave që sot ngjajnë kaq absurde, me të qara histerike kudo nëpër tiranë, trnasmetuar në ekranet e televizorëve bardhë e zi, që pak familje i posedonin, një tjetër realitet shënohej në familjet e përndjekura të regjimit, ata që kishin të afërmit e tyre në burgje, ata që regjimi ju kishte pushkatuar familjarët, ata që ishin degdisur si të internuar apo të dëbuar, ata familje që ju kishin rrëmbyer pasuritë e i detyronin të jetonin në kushte të tmerrshme jetese.... Tek të gjithë ata, ky lajm kishte shkaktuar gëzim, një optimizëm të papërmbajtur. Ishte burimi i një shprese të re, që premtonte se diçka, shumë shpejt do të ndryshonte. Të burgosurit politik që e kanë përjetuar këtë lajm në burgjet e regjimti kanë kujtimet e tyre, disa tregojnë shumë histori, e ndonëj tjetër kujton me një fjali mënyrën se si gëzuan për vdekjen e diktatorit. Ismail Aliaj është një prej tyre. Ai e mban mend këtë ngjarje sepse aty zë fill edhe dënimi i tij si i burgosur politik....

  • VIDEO

    Rama e Erdogan në rikostruksionin e xhamisë së Ethem Beut

    Rama e Erdogan në rikostruksionin e xhamisë së Ethem Beut

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv