• VIDEO

    5 Pyetje nga Babaramo/ Kreshnik Çollaku çfarë solli vizita e Erdoganit

    Kreshnik Çollaku çfarë solli vizita e Erdoganit

  • VIDEO

    Erdogan, lira për tërmetin dhe polemika

    Erdogan, lira për tërmetin dhe polemika

  • VIDEO

    Gazetari Bledian Koka te ‘5 Pyetjet’: Në PD-në zyrtare ka deputet që janë ‘erdoganistë’! Erdogan më shumë se partner është palë politike me Ramën

    Kryefjalë e ditës së sotme ka qenë vizita e presidentit turk Erdogan, e në një kohë kur ai është kritikuar shumë për marrëdhënien që ka me kryeministrin Edi Rama, gazetari dhe analisti Bledian Koka bëri me dije se edhe në PD-ja ka deputetët që “janë erdoganistë”.

  • VIDEO

    Lleshaj në 'Kontrast': Berisha duhet t’i jetë mirënjohës Bashës që nuk vendosi snajpera mbi PD, siç e mësoi ai vetë në 21 Janar

    Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar së fundmi përplasjet në selinë e Partisë Demokratike ne 8 Janar. Për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Lleshaj u shpreh se Policia u soll në një mënyrë profesionale teksa pati një apel edhe për palët e përfshira në skenarin e dhunës.

  • VIDEO

    'Do të vijmë në Kukës…', Vangjeli zbulon çfarë i tha Sulejman Demirel kryeministrit shqiptar për luftën e Kosovës

    Analisti Lorenc Vangjeli solli në vëmendje një episod të thënë nën zë prej kohësh në Tiranë, por të pakonfirmuar deri më sot. 

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sallatë patatesh me majonezë

    Sallatë patatesh me majonezë

    Përbërësit:

    2-3 patate mesatare

    3-4 qepë të njoma

    1 spec i kuq

    2 vezë të ziera

    100 gr kastraveca turshi

    4 lgj majonezë

    5 lgj ajke ose kos

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht lajmë patatet dhe ashtu të paqëruara i vendosim të ziejnë në ujë me kripë. Më pas qërojmë patatet dhe i presim në kubikë mesatarë. I vendosim patatet në një sallatiere ku shtojmë vezët e ziera, specin e kuq, kastravecat turshi dhe qepët e njoma të prera hollë në rondele.

    Majonezën e përziejmë me ajkën ose kosin, kripë, piper dhe marinojmë sallatën, të cilën para se ta konsumojmë e vendosim për pak minuta në frigorifer.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Tave dheu me sallam pikant

    Tave dheu me sallam pikant

    Përbërësit:

    150 gr djathë kaçkavall

    150 gr sallam pikant

    1 spec jeshil

    1 spec të kuq

    1 spec të verdhë

    50 gr ullinj

    100 gr djathë i bardhë

    1 vezë për person

    2-3 pika salcë pikante tabasko për person

    Përgatitja:

    Vendosim në tava dheu individuale një shtresë me djathë kaçkavall në rende, një shtresë me sallam pikant të prerë në kubikë, një shtresë me spec të prerë në rrathë të hollë, ullinj në unaza, djathë të bardhë në kubikë dhe në fund një vezë sy dh 2 pika tabasko. E mbulojmë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në 200 gradë Celsius derisa tava të marrë ngjyrë të artë.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Çomlek me patëllxhanë dhe mish viçi

    Çomlek me patëllxhanë dhe mish viçi

    Përbërësit:

    700 gr mish viçi

    2 patëllxhanë

    1 qepë mesatare

    1 kokërr domate

    1 lgj salcë domate

    1 lç sheqer

    3-4 lgj vaj ulliri

    2 lgj miell

    1-2 thelpinj hudhër

    3 gota ujë

    Kripë, piper i zi

    Djathë kaçkavall

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim mishin në një tenxhere me pak vaj ulliri. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë qepën e grirë imët dhe domatet të grira në rende. Zazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zbutet, më pas shtojmë pak sheqer, kripë dhe piper të zi. Hedhim pak ujë në masë të përbërësve, vendosim kapakun dhe e lemë mishin të ziejë në lëngun e vet duke e pëzier herë pas here.

    Ndërkohë patëllxhanët i vendosim në furrë të piqen për pak minuta.

    Në një tigan të thellë kaurdisim miellin derisa të marrë një ngjyrë kafe të çelët. Shtojmë më pas pak ujë dhe e përziejmë shpejt që të formohet një salcë e trashë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe hudhër të shtypur. Sapo salca të marrë valë shtojmë patëllxhanët të prerë në copëza dhe djathin e grirë në rende. Ulim temperaturën nën mesatare dhe e lemë salcën bashkë me patëllxhanët në zjarr për 5 minuta.  Më pas e servirim së bashku me mishin e gatuar.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Role me reçel, arra dhe kanellë

    Role me reçel, arra dhe kanellë
    Përbërësit:

    1 petë sfoljatë
    1 filxhan arra të thërrmuara
    1 gj kanellë
    reçel sipas dëshirës
    Përgatitja:

    Hapim petën sfoljatë dhe shtrojmë reçelin duke e hapur mirë. E spërkasim me kanellë pluhur dhe më pas vendosim arrat e thërrmuara mesatarisht. E mbështjellim petën sfoljatë në formë roleje dhe më pas e presim në feta. E vendosim në një tavë ku kemi shtruar më parë një letër pjekje. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta. 

  • VIDEO

    Një mulli vaji në Ibën e Sipërme

    Në një ditë gri dimri, Veriu jug ka udhëtuar në periferi të Tiranëes, në Ibën e Sipërme, vetëm 16 kilometra në juglindje të kryeqytetit. Ndalesë në mullirin artizanal të vajit të ullirit, ndërtuar nga banori vendas Bardhyl Salla. I cili, pas një përvoje pune në emigracion në shtetin fqinj në Greqi, me kursimet e bëra atje, ka investuar për ngritjen e një mulliri vaji vetëm për nevojat e familjes. Vaji i ullirit ekstra I virgjër, si ar I gjelbërt dhe si farmaci ushqimore për familjen Salla. Ndiqni reportazhin “Një mulli vaji në Ibën e Sipërme”, realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Parashikimi i yjeve për këtë javë nga astrologu Jorgo Pulla

    Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 17 dhjetor deri në 21 janar) për të gjitha shenjat. Ndërsa tregoi edhe shenjën që do të favorizohet më shumë nga yjet këtë javë. 

  • VIDEO

    Vaji i ullirit ekstra i virgjër

    Vaji I ullirit ekstra I virgjër, si lëng I artë dhe si farmaci ushqimore për familjen Salla. Cila është familja Salla.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv