-
VIDEO
E kyçte në klasë dhe e prekte në vende intime,dënohet mësuesi pedofil nga Tepelena
Më 1 dhjetor 2021, Gjykata mori vendimin e formës së prerë duke e dënuar me katër vite burg mësuesin pedofil të Tepelenës, prindërit e të miturës që u abuzua seksualisht nga 62-vjeçari Mysret Dida rrëfejnë detaje tronditëse. Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report puntatën e kësaj të premte risolli në fokus ngjarjen e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2018 në fshatin Luftinjë të bashkisë Memaliaj. Mësuesi i arsimit fillor në fshatin Luftinjë u akuzua fillimisht se abuzoi seksualisht për tre vite me radhë me të miturën, që në klasën e dytë. Prindërit e të miturës nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ tregojnë sesi vajza e tyre ra në duart e një njeriu me të cilin ata shkëmbeheshin çdo mëngjes në rrugët e fshatit dhe se ai kishte kryer veprime të turpshme me 8-vjeçaren. Ata shkojnë edhe më tej me rrëfimin shokues kur thonë se për tri vite rresht mësuesi e mbante pas mësimit, i kyçte derën duke u zhveshur vetë dhe vajzën. Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë ishte shoku i bankës së të miturës. Në një nga ditët djali u kthye në klasë dhe pa mësuesin të zhveshur sëbashku me të miturën. Ky skandal u zbulua falë një telefonatë anonim, që sinjalizoi prindërit. ‘Ishte ora 20:00 në mbrëmje kur ra telefoni. Ishte një telefonatë anonime nga një zë burri. U shokova kur ai person më tha së duhet të ruaja vajzën time se mësuesi Mysreti abuzonte seksualisht. Fillimisht nuk e besova, pasi ai ishte mësues i vjetër dhe kishte opinion të mirë. Fola me burrin dhe më pas pyetëm vajzën. Ime bijë i pranoi të gjitha. M’u shemb bota para syve’-tregon nëna. Detajet janë të rënda zbulohen edhe nga dosja hetimore. E mitura kishte dëshmuar para dy psikologeve dhe në prani të prokurorit të çeshtjes, si dhe janë marrë në pyetje katër nxënës të klasës asaj shkolle.’’Shoku i klasës tregoi në Prokurori se ishte duke luajtur futboll dhe topi i kishte rënë tek koridoti i klasës. Aty ai ka hyrë në klasë, pasi ka gjetur derën jo të kyçur. Aty ai ka parë Mysretin llakuriq sëbashku me vajzën time. Madje, nxënësi që e pa këtë skenë është dhunuar në mënyrë barbare nga ai mësues, që të mos i tregonte askujt. Vajza me ka rrëfyer se ai i bënte shpesh këto veprime për tre vite me radhë dhe e kërcënonte me nje biçak se do ta vriste nëse do tregonte. I thoshte do të pres kokën dhe do ta hedh në pus që të mos të të gjej më njeri’’- vazhdoi rrëfimi tronditës nëna. Avokati i familjes, Idajet Beqiri tregoi së më 1 dhjetor që u dha vendimi me burg nga Gjykata e Apelit, Mysreti nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte qenë në të 60 seancat gjyqësore të mëparshme.’’Ai ende nuk është arrestuar. Gjykata e Apelit Gjirokastër la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me 4 vite heqje lirie. Unë kam frikë se ai mos arratiset, me qëllim kërkimin e ndonjë azili. Ai nuk është parë këto ditë në fshat. Por më shumë do të rëndonte veten e tij, nëse kryen këtë veprim”- foli avokati Beqiri. Mes lotëve dhe dhembjes, babai i vajzës tregoi se sot e bija nuk gëzon një shëndet të mirë mendor. Ka refuzuar të vazhdojë mësimin në shkollën e fshatit.
-
VIDEO
Hap derën,gjen në klasë shoqen me mësuesin lakuriq/Shokojnë prindërit e 8-vjeçares

‘Kam puthur plaka me qëllim, e s’jam infektuar’, Sazan Guri kundër masave COVID! Mjekët: Vaksinimi pengon përhapjen e virusit! Vendimi i Komitetit i drejtë
Dy mjekët dakordësohen me vendimin e Komitetit të Ekspertëve që të imunizohet sa më shumë popullata me anë të vaksinimit masiv, si një masë për të bërë të mundur reduktimin e përhapjes së virusit. Por për aktivistin, Sazan Guri, vaksinimi masiv është pjesë e lojës së elitës së madhe botërore siç e quan ai.
-
VIDEO
Rikthimi i 'Prefektit', gazetarja Admirina Peçi: Vuajnë familjarët e pafajshëm të Qazim Mulletit, të ketë seleksionim
‘Rileximi i veprës, preku familjarët e pafajshëm të Qazim Mulletit. Bëhet fjalë për jetë njerëzish të pafajshëm, që vuajtën nëpër burgjet e komunizmit. Duhet gjetur mënyra e duhur për t’i seleksionuar këto lloj veprash. Nuk jam për ndalimin e plotë të veprave, jam për të mos i lënduar familjarët e tij të cilët kanë qenë të pafajshëm.’-tha Peçi në një intervistë për Report Tv.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Gliko me kungull të ëmbël
Reçel / gliko me kungull të ëmbël
Përgatitja:
1 kg kungull i ëmbël
1.25 kg sheqer
1 limon
2 litra ujë me 250 gr gëlqere
1 litra ujë
4-5 gr limontoz
Përbërësit:
Fillimisht pastroni kungullin. Hiqini lëkurën dhe priteni në copa të vogla të barabarta rreth 5-6 cm. Më pas në një enë të thellë apo kovë përzieni gëlqeren me 2 litra ujë derisa të shkrijë. Vendosini copat e kungullit që pretë më parë tek uji me gëlqeren dhe lërini aty të zhytura për 3 orë, duke i përzier. Ndërkohë në një tenxhere hidhni 1 litër ujë dhe sheqerin e nevojitur dhe lëreni të ziejë për rreth 10 minuta, pak para se kungujt të mbushin 3 orëshin. Më pas nxirrini kungujt nga gëlqerja dhe futini të ziejnë në temperaturë të ulët për 2 orë e gjysmë. Bëni kujdes të mos i përzieni kungujt gjatë kohës që ziejnë, nëse doni t’i mbuloni me ujë mund të përdorni një lugë dhe t’i hidhni pak nga lëngu i tyre sipër. Kur kungujt të jenë në 30 minutëshin e fundit të zierjes shtoni fetat e limonit të prera hollë, bashkë me limontozin. Pasi zierja të mbarojë lëreni të ftohet në tenxhere dhe më pas futeni në kavanoza hermetikë e të pastër. Lërini për pak kohë derisa të ftohen plotësisht dhe më pas mund ta ruani në një ambient të errët.
-
VIDEO
‘Kam puthur plaka me qëllim, e s’jam infektuar’, Sazan Guri kundër masave COVID! Mjekët: Vaksinimi pengon përhapjen e virusit! Vendimi i Komitetit i drejtë
Dy mjekët dakordësohen me vendimin e Komitetit të Ekspertëve që të imunizohet sa më shumë popullata me anë të vaksinimit masiv, si një masë për të bërë të mundur reduktimin e përhapjes së virusit. Por për aktivistin, Sazan Guri, vaksinimi masiv është pjesë e lojës së elitës së madhe botërore siç e quan ai.
-
VIDEO
Rikthimi i 'Prefektit', drejtori i Teatrit Kombëtar për Report Tv: Ishte një lexim i ridimensionuar, mirëkuptim familjarëve por ne bëjmë art! Spekulantët të qëndrojnë larg
Rikthimi i 'Prefektit' në ambientet e Teatrit Kombëtar ishte një tentativë për ta risjellë një version të ridimensionuar, edhe në kuadër të politikës së institucionit për rikthimin e dramave me vlera të gjuhës shqipe.Deklarata është për Report Tv nga Hervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar.
-
VIDEO
Regjisori Kristaq Mitro rrëfen të pathënat e një jete në sheshxhirim dhe dashurinë e artë 55-vjeçare me inxhinieren e ndërtimit
Z.Kristaq Mitro është ndër regjisorët më të mirë shqiptarë, I njohur për disa nga filmat më të njohur para viteve 90’. Në një rrëfim për emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report TV tregon të pathënat e një jete në sheshxhirim.
-
VIDEO
Inxhinierja 70-vjeçare që “sfidon” me elegancë të gjitha blogger-et e modës
Eliana Mitro është inxhinierja 70-vjecare e cila që në moshë të re është tërhequr nga e bukura, duke bërë që edhe në moshën e tretë ajo të vazhdojë të jetë një grua plot stil, aq sa profili I saj në rrjetet sociale I ngjason një blogge-reje mode. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ ajo rrëfen për dashurinë e saj për modën përpos profesionit si inxhiniere ndërtimi.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Qofte me qull dhe arra
Qofte me qull dhe arra
Përbërësit:
Për qoftet:
500 gr mish viçi
1 qepë mesatare
1 spec jeshil
1 vezë
1 tufë majdanoz
2 feta bukë të zbutura në qumësht
Kripë, piper i zi
2 lgj galetë
2-3 lgj miell
Vaj për skuqje
Për qullin me arra:
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
2 lgj miell
2 gota lëng mishi ose ujë
1 dorë arra të grira
1 lgj uthull molle
3-4 thelpinj hudhër
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim qoftet duke bashkuar në një tas mishin e grirë, qepën e grirë imët, specin jeshil në kubikë të vegjël, vezën, bukën e regjur në qumësht, majdanozin, kripën dhe piperin e zi. E përziejmë mirë brumin, e mbulojmë dhe e vendosim në frigorifer për minimumi 30 minuta.
Nëse shikojmë që brumi ka dalë pak i butë mund të shtojmë pak galetë. Në një pjatë hedhim 2-3 lugë miell. Lagim duart me ujë dhe formojmë qofte në formën e dëshiruar. I kalojmë në miell dhe i skuqim në tigan nga të dy anët.
Fillojmë me përgatitjen e qullit. Kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri miellin. Sapo mielli të ndryshojë ngjyrë shtojmë lëngun e mishit dhe e përziejmë derisa masa të trashet dhe të mos krijohen kokrriza. Më pas shtojmë hudhrat e grira dhe arrat e thërrmuara. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe servirim qullin me arra me qoftet e përgatitura.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Byrek në tigan me qepë të njoma
Byrek në tigan me qepë të njoma
Përbërësit:
3 filxhanë miell (rreth 300 gr)
1 gotë ujë (220 ml)
1 lugë çaji kripë
6-7 bishta qepësh të njoma
100 gr gjalpë
Për servirje:
1 lgj majonezë
2 lgj kos
Pak xhinxhër e freskët
Përgatitja:
Zemë brumin me miell, kripë dhe ujë. E lemë brumin të pushojë për 10 minuta, ndërkohë presim qepët e njoma.
Masën e brumit e ndajmë në 4 pjesë dhe i punojmë. Hapim 2 petë dhe në mes të dy petëve vendosim qepët e grira dhe copëza gjalpi. Më pas e presim në shirita të hollë dhe çdo shirit e mbledhim role. Me okllai roletë e krijuara i shtypim paksa dhe më pas i vendosim të skuqen në një tigan me pak gjalpë.
Këtë byrek mund t’a shoqërojmë me një salcë të përgatitur me kos, majonezë, xhinxhër, kripë, piper.
-
VIDEO
Vaksinimi i punonjësve të qendrës tregtare, Braçe: Ca kuptimi ka të vaksinohen punonjësi e të lejohen klientët? Pandemia nuk luftohet sikur po vendos masa
Erion Braçe ka kritikuar ashpër komitetin teknik të Ekspertëve por edhe qeverinë që nuk vendosin vaksinim e detyrueshëm, por bëjnë sikur marrin masa. Braçe tha se qeveria duhet të marrë masa të rrepta dhe se mos llogarisë se sa njerëz do ndihen kundër saj.
"Pandemia është çështje vullneti dhe kjo sëmundje luftohet me disiplinë dhe vendimmarrje të fort shkencore dhe të vendimmarrje të fortë politike pa bërë llogari, jo sa njerëz do dalin të më kundërshtojnë. Protesta pati edhe në Francë e Itali dhe ja ku janë sot kanë rritur mbulesën e tyre vaksinale. Ne grumbullimet nuk i lejojmë, por festojmë Natën e Bardhë. Ca kuptimi ka që hyn në një qendër tregtare dhe ke punonjësit e vaksinuar dhe klientët jo? Nuk luftohet pandemia me sikur, të vendoset vaksinimi i detyrueshëm. Në Shqipëri dëgjon çudira me vaksinë, qeveria të ndërhyjë pasi kjo ka kosto të rrezikshme për vendin dhe ekonominë", tha Braçe.
Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi se punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe të qendrave tregtare që akoma nuk kanë marrë vaksinën e COVID do të duhet të vaksinohen deri më 31 dhjetor. Duke filluar nga data 4 janar, atyre do t'u kërkohet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose në të kundërt duhet të dorëzojnë test PCR negativ çdo 5 ditë.