• VIDEO

    ‘Infektova 3 ish të dashurat me HIV/AIDS,vet u izolova’/Rrëfehet i riu shkodran

    2 vite pasi u infektua me HIV/AIDS. I riu shkodran kaloi një natë në Tiranë me një punonjëse seksi, kur pak kohë më pas do të ndjente edhe simptomat e para, këputje trupi dhe temperaturë të lartë. Të shkuarit në spital për të kryer një vizitë rutinë do t’ja kthente botën përmbys, kur pas analizave të bëra rezultoi pozitiv. Gjatë transmetimit live, në një lidhje telefonike me moderatoren Odeta Dume, 36-vjecari pati guximin ta thoshte se pa dijeninë e tij, ia ka transmetuar virusin edhe tre partnereve të tjera në qytetin e Shkodrës, me të cilat ka patur lidhje intime. ‘Dy vite më parë më lindën dyshimet, pasi kur erdha në Tiranë kam patur marrëdhënie seksuale me një punonjëse seksi. Unë jam i sigurt që jam infektuar atë moment, pasi ajo vajzë shkonte me lekë dhe kishte shumë partner njëhkohësisht. Unë nuk e kam parë më kurrë atë vajzë. Unë e zbulova shumë më vonë që isha infektuar, dhe besoj që kam infektuar edhe tre ish të dashurat e mija’– shprehet i infektuari me HIV/AIDS Nuk e kishte aspak të lehtë të vazhdonte intervistën, frikësohej mos paragjykohej nga teleshikuesit. I riu shkodran prej dy vitesh mjekohet dhe ishte izoluar nga bota e jashtme, në banesën që jeton me qira me të vëllanë. Të dy vëllezërit ishin rritur në jetimore, pasi nëna ju kishte vdekur, ndërsa babai i kishte braktisur. ‘Tani jetoj me ilaçe prej dy vitesh. Këtë gjë nuk e kam ndarë as me miq dhe as me shokë. E din vetëm vëllai im, me të cilin jetoj në të njëjtën banesë. Jetojmë bashkë se jemi rritur jetim. Kam frikë t’u tregoj dhe jam i izoluar. Kam frikë për shkak të opinionit.’- mbyllë rrëfimin 36-vjeçari shkodran

  • VIDEO

    ‘Venecia’ pro zgjatjes së afateve të vettingut, Braho: S’është e nevojshme, KPK e dinte që kishte një afat! Duhet analizë, në sitë edhe profesionalizmi i anëtarëve

    TIRANË- Në një kohë kur ka mbërritur drafti paraprak i Komisionit të Venecias ku rekomandohet pro zgjatjes së afateve të vettingu-ut, juristi Ledio Braho del kundër këtij propozomi. Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Braho thotë se KPK e ka ditur që në ngritje të saj që ka pasur në afat të caktuar për të kryer procesin e vettingut, por nuk e ka bërë një gjë të tillë e për pasojë ai e gjykon jo të arsyeshme që t’i shtyhet afati.

     
  • VIDEO

    Shkëputje e energjisë për shkak të reshjeve dhe erës, administratori i OSSH: Situata është stabilizuar vetëm 8 linja në Kukës e Korçe me probleme

    Pas reshjeve të shumta dhe erërave të forta shumë zona në vend mbetën pa energji elektrike, kryesisht në zonat e thella malore.  Shkak për shkëputjen e energjisë në zonat malore, sipas administratorit të OSSH, Petraq Lika është edhe fakti që 82% e rrjetit të shpërndarjes në Shqipëri është në vijë ajrore. Lika tha se aktualisht vetëm 8 linja janë të dëmtuara dhe po punohet për ti riparuar kryesisht në Korçë dhe në Kukës.

  • VIDEO

    Report TV - Durrës , Qiratë e banesave tejkalojnë një rrogë mesatare

  • VIDEO

    Lika : Reshjet e shiut zbuluzn zonat problematike me energji

  • VIDEO

    'Dekomunistizimi', debati në Report Tv/ Pampuri: Ligji i vonuar! Drejtuesi i ish-të përndjekurve: Burg kush përdor simbolet 'e kuqe'! Kreu i Partisë Komuniste: Nëse miratohet, rikthehet fashizmi!

    Temë diskutimi në Report Tv këtë mesditë ishte nisma e Partisë Demokratike për dekomunistizimin. Kjo nismë rikthehet në vemendje pak ditë pasi në grupin e “whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 Nëntorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha.

  • VIDEO

    ARRSH aksion për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në aksin Tiranë Durrës, bizneset kundërshtojnë: Kemi aplikuar për leje, këta vijnë fshehurazi! Po na shkatërrojnë

    Bizneset në aksin Tiranë-Durrës kanë kundërshtuar sot aksionin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme. Pronarët e bizneseve në anë të rrugës shprehen se kanë aplikuar për leje dhe se i është komunikuar se duhet të presin, teksa theksojnë se ndërhyrja sot e ARRSH ishte e pa lajmëruar.

  • VIDEO

    Parashikimi i yjeve për muajin dhjetor nga astrologu Jorgo Pulla

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve për muajin dhjetor ku theksoi se do të jetë përgjithësisht një muaj I mbarë ndërsa renditi shenjat më të favorizuara dhe ato më pak të favorizuara:

    “Shenjat më me fat janë ato të zjarrit, kanë një ndikim të mirë sic janë shigjetarët, sic është dhe Dashi por edhe gaforret kanë mundësi. Nga ana tjetër duhet të kenë kujdes, Demi, Luani dhe dhjetëditëshi  I tretë I Bricjapit” tha ai.

  • VIDEO

    Nga "Reja" në Rreze Dielli, përtej Albanës që ka pasion gatimin, njihuni me zonjën pasionante dhe plot stil!

    Përtej kuzhinës, një intervistë tepër e këndshme me znj. Albana Mançe për të njohur dimensioned e tjera të saj, pasionin për letërsinë, poezinë dhe arredimi tepër I veçantë I shtëpisë së saj.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sallata dimërore

    Sallata dimërore që do donit ta kishit çdo ditë në tryezat tuaja

    Përbërësit:

    300-400 gr lakër

    ½ qepë

    1 domate

    1 kastravec

    1 spec

    1 karrotë

    1 mollë jeshile

    2 thelpinj hudhër

    40 gr majonezë

    30 gr mustardë

    50 gr kos

    ½ tufë majdanoz

    ½ tufë kopër

    Vaj ulliri

    Kripë, piper

    Bagetë ose bukë e zakonshme

    Përgatitja:

    Presim perimet të gjitha hollë në formë shkopinjsh, përveç domates dhe mollës të cilën e presim në kubikë.

    Kosin, majonezën dhe mustardën i përziejmë mirë së bashku duke shtuar dhe një thelpi hudhër të prerë imët. Tek sallata shtojmë kripë dhe piper dhe më pas shtojmë salcën marinuese me majonezë dhe mustardë.

    Në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje vendosim fetat e bukës, i spërkasim me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe i vendosim në furrë të parangrohur për 7-10 minuta. Ndërkohë grijmë imët majdanozin dhe koperën dhe i përziejmë me 2 lugë vaj ulliri, 1 thelpi hudhër të grirë, kripë, piper.

    Servirim sallatën duke e shoqëruar me fetat e thekura të bukës mbi të cilat vendosim nga pak salcë erëzash (salcën e përgatitur me kopër dhe majdanoz).

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Tartë e kripur me brokoli

    Tartë e kripur me brokoli / sekretet e përgatitjes së brumit brisé

    Përbërësit:

    300 gr brokoli

    1 kuti e vogël pana

    60 gr djathë kaçkavall

    2 kokrra vezë

    100 gr pançetë

    1 lgj gjalpë

    Arrë moskat

    Kripë, piper

     

    Për brumin brize (brisée):

    100 gr miell

    50 gr gjalpë

    Ujë i ftohtë

    Kripë

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim brumin brize duke përzier miellin me gjalpin e temperaturës së ambjentit. Shtojmë kripë dhe ujë të ftohtë dhe e punojmë brumin derisa të bëhet i fortë si për byrek. Hapim një petë me trashësi 0.5 cm, e shtrojmë në tavë të lyer me gjalpë, sipër i vendosim disa kokrra fasule të paziera (që brumi të mos ndryshojë formë gjatë pjekjes) dhe e pjekim.

    Ndërkohë ziejmë brokolin e ndarë në lule të vogla dhe e vendosim bukur mbi brumin e pjekur. Presim pançetën në kubikë, e kaurdisim për 1-2 minuta dhe e shtojmë mbi brokolin.

    Përziejmë panën me vezët, djathin kaçkavall të grirë, arrë moskat, kripë dhe piper. Këtë masë e hedhim mbi tartën me brokoli. E spërkasim në fund sipërfaqen me djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa tarta të marrë ngjyrë të kuqerremtë në sipërfaqe.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Qifqi Gjirokastre (Qoftet më ekonomike me oriz)

    Qifqi Gjirokastre (Qoftet më ekonomike me oriz)

    Përbërësit:

    1 gotë oriz

    3-4 vezë

    2 filxhanë kafeje vaj për skuqje

    Nenexhik

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Orizin e pastruar dhe të larë e vendosim të ziejë në ujë të vluar me pak kripë dhe e lemë derisa të bëhet si pilaf i thatë. Më pas e largojmë nga zjarri, e lemë të ftohet pak dhe duke e përzier me lugë druri hedhim vezët një e nga një, shtojmë nenexhik, kripë dhe piper.

    Në një tigan me gropëza hedhim vaj në çdo gropëz dhe me lugë hedhim nga masa e përgatitur. I skuqim qifqitë nga të dyja anët.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv