Në prag të Krishtlindjes, pastori Akil Pano ishte I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv bashkë me bashkëshorten e tij Lindita Pano, të cilët në vigjilje të kësaj Krishtlindje vendosën të rrëfejnë për këtë ditë të rëndësishme në religjonin e tyre. Ndërsa në fund të bisedës pastori dha edhe një mesazh vërtet të ndjerë për të gjithë besimtarët që most ë humbasin besimin tek zoti:
Mesazhi ynë është që mos u ndjeni vetëm realiteti I padukshëm I zotit na mbështjellë, zoti është shumë më pranë sesa ne kemi menduar ndonjëherë dhe në këtë vrapimin tonë që hera-herës kërkojmë të vrapojmë , vrapojmë nga dhimbja, nga vuajtja, nga frika, vrapojmë mbase edhe nga Shqipëria, fatkeqësisht në 30 vite tranzicion nuk ishim në gjendje të ndërtonim një vend që do t’I mbante bashkëkombasit brenda pasi ndërtuam një shoqëri egoiste. Mos vraponi nga zoti por vraponi drejt tij. Pra, mund të vrapojmë prej shumë gjërave por shkoni tek zoti, ejani tek zoti me një zemër besimi. ai ju do dhe një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët ‘Gëzuar Krishtlindjen’ dhe Vitin e Ri” u shpreh ai gjatë fjalës së tij në intervistën e realizuar në “Rreze Dielli” me moderatoren Androniki Kolka.