-
VIDEO
Erion Braçe: Ja kritikat e mia ndaj qeverisë,çfarë duhet të ndryshojë
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi aktualitetin politik ku i ftuar ishte deputeti i PS Erion Braçe i cili së fundmi ka qenë kritik ndaj disa prej politikave të qeverisë Rama. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi deklaratat e pasurisë së deputetëve të rinj. Të ftuar në studio gazetari Adriatik Doçi dhe politikani Pano Soko.
-
VIDEO
Bashkëqeverisja, Braçe: Është instrument në duart e qytetarëve, por sfida jonë duhet të jetë funksionaliteti i institucioneve
Erion Braçe ka komentuar edhe ligjin e bashkëqeverisjes duke thënë se ky është një instrument që parashtron disa nga problematikat e qytetarëve pasi institucionet nuk janë funksionale. Megjithatë tha Braçe bashkëqeverisja nuk shërben që t'i bëjmë institucionet 100 % funksionale dhe se kjo është sfida e vërtetë.
-
VIDEO
Akuzat e Salianjit se doli në përgjimet e Taçit, Braçe: Pres të përfundojnë hetimet dhe ta padisë në gjykatë! Fal betejën politike, jo 'vrasjen' me pagesë
Erion Braçe ka folur për përplasjen që pati në Kuvend me deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili e akuzoi se kishte dalë në përgjimet e policisë italiane për dosjen e Rezart Taçit duke lënë të kuptohet se do e padisë për shpifje. Në Repolitix, Braçe tha se ai nuk është takuar kurrë me Rezat Taçin dhe se mund të falë betejën politike por jo 'vrasjen me pagesë' që iu bë në Kuvend. Ai tha se pret që SPAK të mbyllë hetimet që të shkojë në gjykatë për ta paditur Salianjin.
-
VIDEO
Nuk ndalet kërkesa për apartamentet në Tiranë, ja shifrat marramendëse për m2
-
VIDEO
Abuzimet seksuale me të mitur, sociologu Tusha në 'Studio Live': Si një prind duhet të mësojë një fëmijë që të dallojë një pedofil! Zgjidhje kastrimi ose regjistër për abuzuesit
Dija është "mburoja" më e mirë përkundrejt pedofilëve, raste me të cilën shoqëria shqiptare, por jo vetëm po përballet gjithnjë e më shumë. I këtij mendimi është sociologu Gëzim Tushe, i cili i ftuar në "Studio Live" në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, tha se në këtë rast rol kyç ka familja dhe shkolla. Ai ka sjellë në vëmendje edhe disa mënyra se si një prind duhet të edukojë një fëmijë për të kuptuar se përballë ka një pedofil.
-
VIDEO
Repolitix/ Braçe kritika Ramës për fermerët: S'mjafton t'i takosh 30 minuta, por të futesh në 'lëkurën' e tyre dhe të kuptosh çfarë heqin
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ripërsëritu edhe njëherë shqetësimin se fermerët janë lënë pas dore nga paketa e re fiskale. Në një intervistë për emisionin "Repolitix' në Report Tv, Braçe kritikoi kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij braktisi fermerët duke jua zeruar kompensimin bujqve dhe ndërkohë u rriti shpenzimet për prodhimin e tyre.
-
VIDEO
Report Tv sjell vështirësitë e një familjeje për të rritur një fëmijë paraplegjik! Nëna: Na kanë zbritur edhe nga autobusi! S'kam besim se do na plotësojnë kërkesat! Djali: Dua të bëhem taksist
Një protestë e tyre sot para Kuvendit, e paparalajmëruar, riktheu edhe njëherë në vëmendjen e qeverisë, shqetësimin e personave me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik, por pavarësisht kësaj, shpresat që kërkesat e tyre do të plotësohen janë të pakta. Në 'Studio Live' në Report Tv, sot ishte një i ftuar i veçantë, Rigels Osmanllari, një person me aftësi të kufizuar, paraplegjik.
-
VIDEO
Report Tv sjell vështirësitë e një familjeje për të rritur një fëmijë paraplegjik! Nëna: Na kanë zbritur edhe nga autobusi! S'kam besim se do na plotësojnë kërkesat! Djali: Dua të bëhem taksist
Një protestë e tyre sot para Kuvendit, e paparalajmëruar, riktheu edhe njëherë në vëmendjen e qeverisë, shqetësimin e personave me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik, por pavarësisht kësaj, shpresat që kërkesat e tyre do të plotësohen janë të pakta. Në 'Studio Live' në Report Tv, sot ishte një i ftuar i veçantë, Rigels Osmanllari, një person me aftësi të kufizuar, paraplegjik.
-
VIDEO
Tolaj: Mbi 700 mijë persona të vaksinuar me dy doza në Kosovë
-
VIDEO
Vaksinë me detyrim në supermarkete, anëtarja e Komitetit Teknik: U vendos se ka fluks njerëzish! Doza e tretë jo detyrim! Mund të ashpërsohen masat
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mirela Cami ka shpjeguar në Report Tv se përse u mor vendimi për vaksinë me detyrim për punëtorët e supermarketeve dhe administratës publike. Cami tha se kjo masë u mor për shkak se në këto vende ka fluks të madh njerëzish, por edhe duke marrë parasysh përhapjen e variantit Omicron në Europë dhe afrimin e sezonit të dimrit.
-
VIDEO
Zhduket shqiptari nga Chicago/Motra:Telefonata e fundit i rrezikonte jetën!
Afrim Roka, 68-vjeçari nga Gjakova ka humbur kontaktet me familjen nga Amerika. Ai emigroi vite më parë në këtë kontinent, ndërsa shkëmbente me familjarët vazhdimisht letra. Në vitin 2000 ai vendos të rikthehet në atdheun e tij, në Kosovë. Ishe e para herë që ai shkelte tokën mëmë dhe malli kishte përvëluar prej vitesh nënën dhe 7 vëllëzërit e motrat në familjen gjakovare. Ai u largua një djalë i ri në moshë dhe u kthye burrë. Qëndroi 3 javë edhe pse të pamjaftueshme për të shuar mallin e gjithë këtyre viteve mungese pranë gjirin familjar. Me banim në Çikago, koha fluturoi shpejt dhe Afrimit i duhej të kthehej sërish në Amerikë. Ndarja ishte e vështirë, por ai u premtoi se do të kontaktonte me ta sapo të mbërrinte. Dhe në fakt kështu ndodhi, ai telefonoi duke u konunikuar familjarëve se kishte mbërritur shëndosh e mirë, por se dicka i kishte ndodhur. Shtëpia e tij ishte grabitur. Fill pas kësaj telefonate ai humbi cdo kontakt me të afërmit në Gjakovë. Askush nuk mësoi së cfarë ndodhi më pas me të dhe humbja e cdo kontakti pas shqetësimit të fundit të shprehur prej tij ngre pikëpyetje të mëdha. 68-vjecari jetonte i vetëm në Cikago dhe nuk kishte asnjë të njohur atje të përbashkët me familjarët. Këta të fundit nuk mundën të rilidheshin dot, pasi telefoni i tij rezulton i fikur. Vitet kaluan dhe malli u shtua. Në vitin 2014 nëna e Afrimit mbylli sytë përgjithnjë me këtë brengë për të birin, të cilin e rriti e vetme, pasi bashkëshorti ndërroi jetë në moshë të re. Në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ vjen e motra të kërkojë vëllanë. Exhlale Roka kërkon ta cojë deri në fund amaneti që la nëna para se të ndërronte jetë.
-
VIDEO
Nishani: Sfida e 11 dhjetorit, realizimi i pritshmërive të demokratëve! Hoxha: Më 18 Dhjetor s'ka Kuvend, por ‘të shtatat e 11 Dhjetorit'! Gazetari Murati: Berisha-Basha e kanë mbyllur ciklin e tyre politik
Ish kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani tha se PD aktualisht ndodhet në një kaos të madh dhe se e gjithë kjo përplasje Berisha-Basha mund të sjellë edhe krijimin e një partie të re. Edhe për ish kreun e FRPD, Lisandër Hoxha më 18 Dhjetor nuk do të ketë Kuvend, pasi Basha nuk e kuorumin e duhura për ta mbledhur. Ndërsa për gazetarin Erl Murati, Basha dhe Berisha e kanë mbyllur ciklin e tyre politik.