-
VIDEO
VIDEO që tronditi Lezhën/ Mësynë në lokal të armatosur dhe me maska, identifikohen 3 personat! Njëri prej tyre nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja! I arrestuar më parë trafik droge
Në kërkim janë shpallur, Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë! Asnjë i arrestuar për ngjarjen tronditëse brenda lokalit! Report tv mëson se dyshohet se mes ‘grupeve rivale’ të rinjve, ka pasur konflikt për prishje të pazareve të drogës.
-
VIDEO
Kur arti dhe bukuria bëhen bashkë! Rajmonda Bulku, Elvira Diamanti dhe Matilda Makoçi, aktoret më të hijshme të kinematografisë sonë
Shumë vite larg...edhe përse në realitetin bardhezi e bukura ishte e bukur dhe adhurohej njësoj, si sot, si dje si nesër.
Nuk ka dyshim që kinematografia shqiptare është në krizë por kulmi i saj dhe “vala” e aktoreve të bukura në ekran nuk do të harrohen asnjëherë.
Krejtësisht natyrale dhe me pafajësinë e moshës së re në sytë e patrembur artistik, më poshtë do të kujtojmë vajzat dhe gratë më të bukura të filmave shqiptarë.
Ikona e bukurisë, Rajmonda Bulku është një nga artistet më të njohura të industrisë së filmit në Shqipëri që nuk e ka humbur hijeshinë ndër vite.
Gjithçka ka nisur me “Dimrin e fundit”, filmin që i hapi aktores së talentuar rrugën për një karrierë të suksesshme. Rajmonda Bulku ka qenë protagoniste në dhjetëra filma, ndërsa është nderuar dhe më shumë çmime gjatë karrierës së saj.
Me sytë karakteristik, Elvira Diamanti është një diamant i vërtet i kinematografisë sonë!
Elvira një vajzë akoma në adoleshencë ka prekur për herë të parë skenën e teatrit me “Shi në plazh”
“Shfaqja “Shi në plazh” për mua ka qenë magji, nga fillimi deri në fund.”, ka thënë ajo.
Për interpretimin e paharrueshëm, roli i saj më i spikatur mbetet ai i Marigosë në filmin “Përrallë nga e kaluara”
Matilda Makoçi është një nga portretet më interesante të kohës së saj. Me tiparet zeshkane të bukura dhe talentin, aktorja ka spikatur lehtësisht në mesin e aktoreve të tjera.
Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin "Hije që mbeten pas". efekt
Mësuesja e famshme tek ‘Shoku Ynë Tili’ dhe aktore e shumë filmave të tjerë, Elida Janushi ka dalluar gjithnjë për shikimin tipik dhe mollëzat e qeshura. efekt
Personazhi që e nguli në kujtesën e shqiptarëve aktoren, ishte ai i gruas së Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”.
Në listën e krijuar nga Rep-pop për aktoret më të hijshme të industrisë shqiptare të filmit, nuk mund të mungonte Luiza Xhuvani, e cila fillimisht ka spikatur në “Flutura në kabinën time” me të cilin fitoi Kupën për “Aktoren më të mirë” në Festivalin e vitit 1985.
Aktorja e njohur për bukurinë dhe talentin, ka vijuar suksesin në botën e filmin deri në vitin 2004, ku mori pjesë në “I dashur mik”.
Xhuvani është një ndër aktoret që bëjnë artin shqiptar deri më sot shumë krenar, pasi ajo nuk ka reshtur së dhëni kontributin e saj në skenat e tetarëve të vendit tonë.
Kur bukuria dhe talenti bëhen bashkë, arti nxjerr lot gëzimi...
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Hallvë me arra
Hallvë me arra
Përbërësit:
1 lgj gjalpë të freskët
1 gotë miell
4-5 lgj sheqer
1/2 gotë arra të shtypura
1/2 gotë ujë të ngrohtë
Lëkura e 1 portokalli
Përgatitja:
Fillimisht vendosim gjalpin të tretet dhe më pas kaurdisim miellin në tempetaturë të ulët derisa të marrë ngjyrë kafe të lehtë. Shtojmë më pas sheqerin dhe vazhdojmë trazimin me lugë druri derisa sheqeri të tretet plotësisht.
Shtojmë pak ujë të ngrohtë që hallva të fillojë të lidhet dhe në fund hedhim arrat e thërrmuara dhe lëkurën e portokallit të grirë imët.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Jufka me pulë në furrë
Jufka me pulë në furrë
Përbërësit:
1 qepë
400 gr jufka
2 lgj gjalpë ose 4 lgj vaj ulliri
1 pulë e vogël
1 lugë keçap
1 lugë mustardë
1 lugë vegetë
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim pulën të ziejë për rreth 20 minuta si dhe vendosim jufkat në furrë të piqen për pak minuta.
Ndërkohë kaurdisim me pak gjalpë ose vaj ulliri një qepë të grirë imët. Sa qepa kaurdiset marinojmë pulën me një salcë të përgatitur me keçap, mustardë, vegetë dhe pak vaj ulliri.
Tek qepa e kaurdisur shtojmë pak nga lëngu i pulës dhe e lemë qepën të tretet.
Shtojmë tek tava ku kemi vendosur jufkat qepën e tretur dhe lëng pule derisa jufkat të mbulohen.
Vendosim pulën e marinuar dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë derisa jufkat të përthithin komplet lëngun.
-
VIDEO
Karriera, dashuria dhe paratë, parashikimi javor i astrologut Jorgo Pulla: Shenja më e favorizuar...
Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 6 dhjetor deri në 10 dhjetor) për të gjitha shenjat.
Ja cfare duhet të keni parasysh përgjatë kësaj jave:
Dashi- është një periudhë ideale, edhe pse keni të bëni me cështje të karreires, duhet ti merrni në fundjave, në lidhje me cështjet shpirtërore me peshore, bricjap, gaforre, keni kohën, momentin, është periudha më e mirë për njohje, shkon në lidhje serioze, deri në martesë.Ana financiare nuk është shumë mirë por do të jetë kalimtare. Megjithatë disa takime të rëndësishme mund t’I realizoni që tani.
Demi- pak nevrik këtë periudhë sepse mendon më shumë sec duhet. Nëse keni të bëni në lidhje me punën tuaj aktuale edhe pse do tju dalë një ofertë më e mirë mos e merrni mundimin sepse ndikii dhe favorizimi që keni në punën që jeni është dicka shumë pozitive, madje ideale.Mos u nxitoni për vendimet në lidhje me anën ekonomike, udhëtimet.
Binjakët- Kjo është periudha më e mirë për të marr vendime të rëndësishme për të ardhmen tuaj, duke pasur parasysh që kjo javë është një javë që mund të flitën dhe realizohen shumë gjëra në fushën e punës dhe karrierës suaj është një moment ideal për ju. Një lidhje me akrep dhe dash është dicka pozitive, ne lidhje me punën tuaj do të dilni me sukses shumë të madh.
Gaforrja- Rishikoni dokumentacionet për udhëtime sepse gjërat ndryshojnë me sekonda.Në lidhje me cështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet dhe një shtesë familjare është koha më e mirë.
Luani- Këtë javë merreni vendime për cështje të rëndësishme. Në lidhje me anën shpirtërore, lidhjet me peshk dhe me binjakë duhet pasur pak kujdes për grindje të ndryshme. Vazhdimësia do të jetë ideale. Një problem ligjor që keni do ta zgjidhni.
Virgjëresha- Marrje vendimesh të rëndësishme në punën e tyre, një rritje në detyrë e kanë mundësinë ose cështje pune ose cështje që kanë të bëjnë me biznesin por edhe një blerje do ta realizojnë.
Peshorja- Një periudhë e rëndësishme që mund të ndikojë pozitivisht tek ju, vendimet që mund të merrni tani është koha më e mirë dhe në lidhje me cështjet shpirtërore me shenjën e dashit, kanë një ndikim shumë të madh. Mundohuni të stabilizoni cështjet financiere.
Akrep- Mundësi shumë e mirë për të stabilizuar gjërat. Lidhjet me akrep dhe gaforre shumë pozitive. Mundësi shumë e mirë për të stabilizuar anën ekonomike.
Shigjetari- Në anën ekonomike financiere duhet të shkojnë pak se cfarë po bëjnë, mund të nisin dicka të re por me plan sepse nxitojnë. Ekonomia është në rritje.
Bricjapët- Duhet të jenë të vëmendshëm në lidhje me cështjet ekonomike, me punën aktuale. në lidhje me cështjet që kanë të bëjnë me karrierën është momenti për të rinovuar gjithcka që doni.
Ujorët- Anulloni kërkesat e punës këtë periudhë nuk është koha e përshtatshme për të firmosur. Në anën shpirtërore lidhja me binjak është mjaft e mirë dhe pozitive.
Peshqit- janë të ndikuar mjaft këtë periudhë, sidomos me cështjet ekonomike, duhet të kenë kujdes me anën shpirtërore për grindjet me akrep ose gaforre. Duhet të jenë të vëmendshëm për udhëtimet kjo javë është e e turbullt.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 6 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga lista e re me "non grata" për minuesit e demokracisë te daullja e ndryshkur e antikomunizmit e deri tek Kukësi spektakolar e Tirana feston si në Big Brother.
-
VIDEO
Kurbini i jetës së njerëzve të mirë
Fshati Gjorm në rrethin e Kurbinit është destinacioni më I fundit I emisionit Veri Jug. Takim me veterinerin Ymer Hysa, njeriun e mirë që, përvecse mjek veteriner, është edhe një studiues, historian I zonës dhe poet. Ndalesë me Ymerin në fshatin Fush Mamurras tek ferma e lopëve të Ilir Begës, inspektim I gjendjes së gjedhëve dhe kujtime nga vitet e punës, të vështira por edhe me sadisfaksion të madh. Më pas, qëndrim në një mjedis në natyrë pranë Thumanës, shfletim I librave studimorë dhe dy vëllimeve me poezi të intelektualit Hysa. Ndiqni reportazhin “Kurbini I jetës së njerëzve të mirë” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Intelektuali Ymer Hysa, studime dhe poezi
Katër librat e autorit Ymer Hysa, si studjues, shkrimtar dhe poet. Rrëfime dhe rruga e bukur nga tryeza e shkrimit deri tek botimi I librave.
-
VIDEO
Gjorm, një fermë e mirë lopësh
Ngritja e një ferme lopësh pak kthimit nga emigracioni dhe bashkpunimi me mjekët veterinerë të zonës. Inspektimi I veterinerit Hysa dhe gjendja shëndetsore e lopëve.
-
VIDEO
Fshati Gjorm, historia
Mjeku veteriner Ymer Hysa rrëfen historinë e fshatit Gjorm në rrethin e Kurbinit. Nga beteja e famshme e Albulenës së heroit tonë kombëtar Gjerg Kastriotit - Skënderbeut, deri në ditët e sotme.
-
VIDEO
Duke pirë raki në sofër tradicionale, surprizon deputetja: Jam nuse mirditore, sot je në besën time…nga tradita te ‘tradhtia’ me LSI-n
Në sofër mirditore e duke pirë raki siç e do zakoni. Deputetja e koalicionit të Partisë Demokratike Elda Hoti, gjatë një intervistë në emisionin “N’kohë “me moderatorin Ermal Qori, ka suprizuar publikun me mikpritjen mirditore.
-
VIDEO
Historia e Dovlet, djali në karrige me rrota që sfidon vështirësitë: Me të vërtet kemi një paaftësi, por aftësia jonë është mendja
Nuk ecën dot por ka zgjedhur të jetojë si gjithë të tjerët. Kjo është historia e Dovlet Xhangollit që jeton prej 23 vitesh në karrigen me rrota. Ai punon, përfshihet në aktivitete fizike dhe ka edhe plane për të ardhmen, pse jo edhe të krijojë familjen e tij.