• VIDEO

    ‘Beteja ime me kancerin e gjirit në moshën 28 vjeçare’, rrëfimi drithërues i poetes Arjana Fetahu

    Arjan Fetahu është poetja shqiptare të cilën në atdheun e saj e riktheu promovimi i librit  të dytë ‘ Sa do të doja’ .Prej më shumë se 25 vitesh ajo jeton në New Yersery, Amerikë ku ka krijuar jetën e saj. Në një bashkëbisedim me moderatoren Androniki Kolka në emisionin “Rreze Dielli, ajo u ndal në një episodë vërtetë të dhimbshëm të jetës së saj, betejën me kanceri e gjirit. Një luftë  aspak e lehtë por që tashmë mbetet në të kaluarën për të. Arjana nëpërmjet historisë së saj kërkon të frymëzojë dhe të ndërgjegjësojë edhe zonjat e vajzat e tjera për të bërë kontrollohet e duhura.

    Unë e kapa thjesht rastëssiht, vajta për një vizitë tjetër, kontroll, unë e kisha ndjerë që e kisha por s’më kishte shkuar mendja sepse mendoja thjesht gjendrat e  gjirit sic kemi ushqyer fëmijët me gji. Unë I kisha bërë dy lindje, I kisha dy djemtë e parë dhe nuk e kisha menduar. Në një vizitë doktori më tha që shikoj dicka, kontrolloje dhe aty filloi gjithcka. kur doktori më tha ti ke një tumor në krahun e djathtë dhe do bëjmë një operacion fillimisht dhe pastaj kimioterapi, pastaj rrezet sepse unë isha shumë e re vetëm 29 –vjece kur e mora vesh dhe ne nuk e kishim të trashëguar  dhe kur më tha doktori që do bësh këto, u mërzita, prindërit e përjetuan më keq. Kam qarë kur më tha doktori që do të bien flokët, nuk e kam përmbajtur dot veten, sepse I ksiha flokët e gjata. Ajo ishte më shumë për mua se, më mposhti më shumë, dhe kur mundohesha të mbuloja kokën me paruke, im shoq më thoshte hiqe, ishte mbështetje e madhe.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Mish me mashurka

    MISH ME MASHURKA

    Përbërësit:

    500 gr mish qingji ose viçi i njomë

    1 kg mashurka

    1 filxhan kafeje vaj

    2-3 kokrra qepë

    3-4 domate

    1 karrotë

    1 gjethe dafine

    ½ tufëz koper ose majdanoz

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim mishin në copëza të vogla dhe e vendosim të kaurdiset së bashku me qepët të grira imët. Pasi qepët bëhen transparente dhe mishi ndryshon ngjyrë shtojmë domatet të grira në rende ose salcë domate. Vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta dhe më pas shtojmë ujë të ngrohtë derisa të mbulohen përbërësit. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe gjethe dafine dhe e lemë mishin të gatuhet ngadalë në temperaturë të ulët.

    Gjatë kësaj kohe pastrojmë mashurkat dhe i shtojmë tek mishi 20-30 minuta para përfundimit të zierjes. Në fund shtojmë përsëri pak kripë si dhe majdanoz ose koper të grirë imët. Sa më avash të gatuhet mishi me mashurka aq më e mirë do të dalë shija në fund.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Byrek sfoljate me perime

    BYREK SFOLJATE ME PERIME

    Përbërësit:

    1 petë sfoljatë

    1 patëllxhan

    1 kungull

    1 spec

    1 qepë

    1 domate

    200 gr djathë i bardhë

    100 ml vaj ulliri

    1 lgj ujë

    ½ tufëz majdanoz

    Kripë

    Piper

    Rigon

    Përgatitja:

    Pasi i kemi larë dhe tharë presim në feta patëllxhanin, kungullin, specin dhe qepën. I vendosim perimet të kaurdisen në një tigan me vaj ulliri. I spërkasim me kripë, piper, rigon dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Më pas shtojmë fare pak ujë (rreth 1 lugë gjelle).

    Hapim petën sfoljatë në një tavë. Vendosim masën e përgatitur në mes të petës, sipër vendosim 1 domate të prerë në feta të rrumbullakëta. Sipër domateve vendosim djathë të bardhë duke e spërkatur me rigon dhe majdanoz të grirë imët. E mbledhim petën sfoljatë nga të dyja anët sikur po e thurim gërshet. E lyejmë me pak vezë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 13 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga skema e re se si përfitohet shtesa 9% për pensionet te ku po shkon PD-ja e deri tek Botërori me dylbi Shqipëria bie me një goditje.

  • VIDEO

    Basha i kundërpërgjigjet Berishës, largon Nokën

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me zhvillimet brenda PD-së. Lulzim Basha i kundërpërgjigjet Berishës duke larguar Flamur Nokën. Të ftuar në studio Arben Meçaj, Arben Skënderi, Indrit Hoxha dhe Ben Andoni.

  • VIDEO

    Ish-anëtari i kryesisë së PD-së: Pas Nokës, Basha do përjashtojë edhe deputetë të tjerë, po vepron ‘përça e sundo’! Hoxha: Më këto lëvizje u shton adrenalinën atyre që të mbështesin Berishën

    Pas shkarkimit të Flamur Nokës nga Lulzim Basha si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe paralajmërimi për përjashtim nga grupi parlamentar, edhe emra të tjerë do ta pasojnë deputetin demokrat. Kështu tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ish-anëtari i kryesisë së PD-së Arben Skënderi, i cili tha se edhe pjesës tjetër të grupit parlamentar që kundërshtojnë Bashën do t'u vijë radha, ndërkohë që shtoi se kryedemokrati po vepron ‘përça e sundo’. Më këtë veprim sipas tij, Basha do të tregojë forcën, pasi ndjen frikën se grupin parlamentar aktual nuk e ka pas vetes.

     
  • VIDEO

    Një dite para arrestimit, rrëfehet burri dhunues/‘Ja pse rraha gruan’

    Bashkëshortja e denoncoi për dhunë në familje, ndërsa ai pretendon se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Fran Gjoka është një 37-vjeçar me origjinë nga Mirdita, i cili vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të sqaruar konfliktin që ka patur prej një vit me bashkëjetuesen e tij Elida Koxhaj nga Gramshi, me të cilën ka edhe një vajzë. Cifti nisën bashkëjetesën 3 vite më parë, ndërsa kanë jetuar në një shtëpi me qira në periferi të Tiranës. 1 vit më parë Elida e denoncon për dhunë në familje, madje duke u pajisur edhe me urdhër mbrojtje, pas denoncimit bërë në komisariatin nr: 1 në Tiranë, në tetor 2020. Për hir të vajzës 4 vjece Frani kërkon një komunikim me të shoqen, duke pretenduar se janë familjarët e saj që ndërhyjnë në marrëdhënien mes tyre. Cifti nuk kanë bërë celebrim dhe vajza është e regjistruar me mbiemrin e nënës, për të cilën Frani thotë se nuk ka patur dijeni. Ai pretendon se sa herë të dy i kanë dhënë shansin njëri-tjetrit për t’u ribashkuar, aq herë ka ardhur një tjetër denoncim nga bashkëjetuesja e tij. Tashmë ata nuk jetojnë më në të njëjtën banesë të marr me qira, tre vite më parë, ndërsa nëna nuk e ka ndalur kurrë të bijën për t’u takuar me të atin, një fakt që pohohet edhe nga vetë Frani. Në prag të vendimit nga Gjykata, ku pritet arrestimi i tij, 37-vjeçari bën publike këtë histori. Ai i konsideron të pavërteta akuzat për dhunë në familje, pavarësisht dokumentave, që sqarojnë qartë të zezën mbi të bardhë, ku gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme, që provojnë se Fran Gjoka ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike mbi ish-bashkëjetuesen, në mënyrë të përsëritur edhe në sy të vazjës. I penduar, ai i kërkon live Elidës ribashkimin me të ? Por a do mundet ajo ta falë ?

  • VIDEO

    Klodiana Shala: 'Shifeni budallaqen' si më paragjykonin njerëzit në 93’ për shkak të...

    Klodiana Shala gjatë një interviste në emisionin “Rreze Dielli” ka rrëfyer një episodë të jetës së saj kur paragjykohej për shkak të aktivitetit fizik, duke qenë se gjatë kësaj periudhe në Shqipëri njerëzit nuk ishin aspak të informuar për benefitet e sportit.

     

  • VIDEO

    Landi Hysa ka një thirrje për vajzat shqiptare, duhet ta dëgjoni patjetër

    "Do të doja që Tirana të kishte më shumë vajza jo vetëm të paraqitshme por edhe vajza që të imponojnë respect me atë që bëjnë nëpërmjet punës së përditshme, sportit, pra një karrierë shumë e plotë’ u shpreh këngëtari Roland Hysa gjatë një interviste në emisonin “Rreze Dielli”

  • VIDEO

    Rrëfejnë sekretet për trupin perfekt, ja rutina e shëndetshme që ndjekin vip-at shqiptar

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv këngëtari Roland Hysi, sportistja Klodiana Shala, këngëtarja Soni Malaj dhe Aurela Gaçe treguan sëbashku arsyen e fortë që I bashkon, pasioni për aktivitetin fiizik, duke treguar edhe sekretet se si arrijnë që të mbajnë trupin në formë.

  • VIDEO

    Maratona e Tiranes, rrugët që do të bllokohen ditën e diel

    Këtë të dielë pritet të zhvillohet Maratona e Tiranës, ngjarja më e madhe sportive e vitit, me edicionnin e saj të 5-të. Ky aktiviteti i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerareve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli: në Report Tv Gentian Vocaj përgjegjës për çështjet e qarkullimit në Bashkinë Tiranë, tregoi akseset që do të bllokohen pasi kjo e dielë do të jetë dita pa makina.

    Kjo maratonë ka një veçanti sepse për herë të parë është 42 km do të bëhet një maratonë e plotë dhe si e tillë ka disa shtesa në rrugët që do të kalojë maratona. Këto rrugë kryesisht janë në zemrën e kryeqytetit sic është rruga e Kavajës , rruga Myslym Shyri, Bulevardi Gjergj Fishta apo Bulevardi Bajram Curri, që të gjithë e dinë që këto janë rrugë që kanë një trafik të shtuar të këmbësorëve edhe të mjeteve” tha ai.

    Ndërsa i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin lajmërimet e vendosura nga Bashkia e Tiranës për lëvizjen e automjeteve, nga akseset të cilat do të bllokohen ditën e dielë.

    Të gjithë qytetarët që kanë mjetet e parkuara në këto rrugë këto ditë të shohin sinjalistikën rrugore që do të vendoset nga Bashkia  e Tiranës, do vendoset sinjalistikë provizore prandaj qytetarët duhet të lëvizin mjetet një ditë para maratonës. Gara do të fillojë në Sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe bllokimi I qarkullimit do të fillojë një orë më parë, me përjshtime të vogla” përfundoi ai.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Speca të mbushura me djathë

    SPECA TË MBUSHURA ME DJATHË

    Përbërësit

    6 speca të gjatë (jeshile dhe të kuqe)

    1 domate e grirë në rende

    1 thelpi hudhër

    ½ lugë kafeje rigon

    1/3 filxhan çaji vaj ulliri

    ½ tufëz nenexhik

    Kripë, piper

    Për mbushjen:

    400 gr djathë i bardhë

    100 gr djathë kaçkavall

    1 domate e grirë në rende

    Spec i kuq pluhur

    Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht lajmë dhe thajmë specat, më pas largojmë farëzat dhe membranën.

    Përziejmë domaten e grirë në rende me hudhrën e shtypur, rigonin, nenexhikun, kripën dhe gjysmën e sasisë së vajit të ullirit. E vendosim këtë masë në një tavë duke e shpërndarë me lugë druri.

    Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e mbushjes: djathin e bardhë të thërrmuar, djathin kaçkavall të grirë në rende, domaten gjithashtu të grirë në rende, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. Me masën e përgatitur mbushim specat me një lugë të vogël dhe i vendosim në tavë ku kemi shtruar salcën e domates. I spërkasim me pjesën tjetër të vajit të ullirit dhe i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv