-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Supa më e shpejtë me kungull të verdhë
Supa më e shpejtë me kungull të verdhë
Përbërësit:
1/2 kungull të verdhë në furrë
2 qepë
3 karrota
1 kokë hudhër
1 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë kungullin nga farat dhe e vendosim në një tavë me 1 gotë ujë në furrë të piqet.
Në një tavë tjetër vendosim qepët, karrotat dhe kokën e hudhrës të prerë përgjysmë dhe të vendosur në letër alumini. Kur i shohim që janë pjekur i pastrojmë nga lëkura dhe të gjitha perimet së bashku me kungullin i kalojmë në blender duke shtuar kripë dhe piper.
Në fund vendosim farat e kungullit të piqen dhe i servirim mbi supën kremoze.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana: Gjokse pule të mbushura me spinaq në salcë të kuqe, me pak përbërës
GJOKSE PULE TË MBUSHURA ME SPINAQ NË SALCË TË KUQE
Përbërësit
2 gjokse pulë
50 gr djathë kaçkavall
500 gr spinaq
2 vezë
25 gr galetë
25 gr miell
kripë, piper
Për salcën:
1 qepë të thatë
2 thelpinj hudhër
3 domate të pjekura
Vaj ulliri
Spec i kuq pluhur
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Presim gjokset e pulës në mes. U vendosim djathë të grirë dhe spinaq. Në 3 tasa vendosim vezën, miellin dhe galetën (ose patatina të grira). I kalojmë gjokset e pulës fillimisht në miell, më pas në vezë dhe në fund tek galeta. I vendosim në furrë të piqen ose mund t'i skuqim në tigan.
Ndërkohë përgatisim salcën. Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën dhe hudhrën e grirë imët. Shtojmë më pas domatet e grira në rende dhe e lemë salcën të marrë valë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq.
-
VIDEO
Si përpunohet rrushi?
Fermeri i vogël Arben Dyrmyshi tregon për historinë dhe traditën në mënyrë artizanale të nxjerrjes së rakisë dhe verës në fshatrat e Elbasanit. Mbledhja e rrushit nga vreshtarët e fshatit.
-
VIDEO
Nga rrush vreshti bëhet verë
Usta Arbeni tregon sekretet e nxjerjes së rakisë dhe verës në punishten e tij të vogël, në mënyrë artizanale.
-
VIDEO
Vjelja e rrushit në ditët e fundit
Mjeshtri i vreshtarisë Qazim Duraku, në fshatin Vreshtaj të Elbasanit, flet mbi punën dhjetra vjecare në vreshtat e rrushit dhe në fund, vjeljen e tij sëbashku me pjestarët e tjerë të familjes Duraku.
-
VIDEO
Në Elbasan, toka, vreshtat, njerëzit
Vreshtat e rrushit në fshatin Vreshtaj të Elbasanit, toka, njerëzit. Veri Jug ju propozon të qëndroni me ne në udhëtimin tonë në një fshat, ku vreshtarët janë në ditët e fundit të vjeljes së rrushit. Tradita e vreshtarisë në rrethin e Elbasanit, flet mjeshtri I vreshtarisë Qazim Duraku dhe më pas nxjerja e rakisë dhe e verës nga rrushi I vreshtave të fshatit, në mënyrë krejt artizanale. Arben Dyrmyshi si personazh I reportazhit sjell eksperiencën e tij, nga emigrimi në fshatin Vreshtaj, në një punishte të vogël ku nxiret vera dhe rakia dhe ku të gjitha punët kryhen përgjithsisht me dorë. Ndiqni reportazhin “Në Elbasan, toka, vreshtat, njerëzit” realizuar nga moderator i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 16 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Zbulohet lidhja 2-vjeçare e Valbona Selimllarit te beteja finale në PD E deri tek ditari sekret i Enverit.
-
VIDEO
30 qershori, Venezia shuplakë PD dhe Metës
Ish deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, ku tha se javën tjetër ose brenda muajit tetor do të ketë arrestime të ish ministrave nga SPAK. Ai tha se ka informacione se do të ketë arrestime të ish ministrave që sipas tij mund të jenë të lidhur me incerenatorët.
-
VIDEO
Murrizi deklaratë të fortë në Report Tv: Javës tjetër ose brenda tetorit do të ketë arrestime të ish-ministrave nga SPAK! 'Kushtetuesja' vendos për shkarkimin apo jo të Metës brenda 2021
Ish deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, ku tha se javën tjetër ose brenda muajit tetor do të ketë arrestime të ish ministrave nga SPAK. Në lidhje me marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta, Murrizi beson se do të ketë një vendim brenda 2021.
-
VIDEO
Shfaqet imazhi i burrit mashtrues në Tiranë, në kërkim burri me kapele dhe syze…
40 mijë euro është shuma e parave, që një person i vetëm, i cili dyshohet se është një shtetas i huaj ka vjedhur me anë të një skeme mashtrimi, në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më datë 9 tetor, në rrugën ’Hashim Vokshi’, ku kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë veprimet në ambjentin e brendshëm, që ka kryer ky person ende i paidentifikuar.Kjo video është vënë në dispozicion nga denoncuesi Ervin Hasanbelli, për emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej 3 minutash. Ky person është paraqitur në këtë pikë Exchange, rreth orës 13:08 minuta për të këmbyer para në euro. Fillimisht në video duket personi që vendos disa zarfe mbi tavolinë, ndërsa nis të komunikojë me pronarin me google translate, pasi sipas Ervinit ai fliste rusisht. Burri me kapele dhe syze duket i qetë dhe i pashqetësuar në veprimet e tij, ndërsa hap telefonin dhe i kërkon pronarit një stilolaps dhe një bllok. Pas llogarive, pronari i bën gati 40 mijë euro, të cilat personi i paidentifikuar i vendos në zarfe. Në këtë moment, personi I paidentifikuar hap një cantë të zëzë me code dhe nxjerrë disa zarfe, ku në sipërfaqen transparente dukej se kishte lekë, por në të vërtetë, brenda zarfit kishte vetëm 500 mije lekë ( prerje të ndryshme) dhe më në brëndësi zarfi ishte i mbushur me letra.Në këtë moment ai shpërqëndron pronarin, pasi i kërkon të shkruajë çmimin në bllok ( sa lekë duheshin për të blerë 40 mijë euro) dhe në momentin e fundit ndërron zarfet, merr ato me euro dhe zarfet e mbushura me letra i fut në cantën me kod. Këtë të fundit e lë aty duke e përdorur si alibi se do të kthehej sapo të sillte shumën e plotë të lekëve.Ervin Hasanbelli tregon për ’Pa Gjurmë’ sesi ra pre e këtij mashtrimi. Ai thotë se i njëjti person kishte shkuar edhe dy herë të tjera në Exchange e tij duke përdorur të njëjtën skemë mashtrim, pasi kishte bërë këmbime në vlera 500 deri në 1mijë euro.
-
VIDEO
Skandal në Ersekë/Drejtoresha e bashkisë i merr paratë punonjëses, e ofendon
“Jam sanitare në një kopësht në Ersekë, banoj vetëm sepse burri më ka vdekur kur ishta 32 vjeçe. Kam dy fëmijë, një vajzë të martuar dhe një djalë. Në fillim i dhashë 4 milionë lekë, mi kërkoi për të blerë një shtëpi. Në 3 korrik 2020 ia dhashë. Më merr në telefon zonja dhe e besova ngaqë punonte në bashki ishte me rrogë dhe ne te ajo jemi vartëse ndaj dhe e besova. E ndihmova si fëmijën tim. Më tha do mi jepte për një javë se do merrte kredi. I thashë mi jep për një muaj s’ka gjë, se do shkoj në Tiranë dhe kur të kthehem nga leja. Unë erdha për dy javë dhe 1.5 milionë ia kërkova se bëra çatinë e shtëpisë dhe mi solli. Më solli 2 milionë, por mu lut t’i lija 500 mijë se ishte pa bukë. Ia lashë 2.5 milionë lekë. Më sillte vërrdallë, më drejtoi te i shoqi, më fshihej. I shoqi më thoshte do marrim kredi, do shesim lopën viçin, se ka kuaj, ka 3 makina në shtëpi. Unë për veten time e kam kaluar covid pa ilaçe se nuk kisha lekë të merrja ilaçe. Më thoshin të gjithë merr ilaçe fëmijët dhe i gënjeja. E kalova me mundime. Unë nuk kam dokument noterial, por ata më thonë se nuk do t’i mohojmë, kam biseda telefonike dhe mesazhe. Unë jam e sëmurë dhe nuk blej dot ilaçe se s’kam lekë. Ka ardhur fundi tani. Ndeshemi përditë në rrugë, kokën e ul unë se më vjen turp, ajo ecën normal. Pi kafe pi cigare, ha akullore, vesh taka e këpucë unë i kam këmbët me ujë. Bëjnë ditëlindjet për qejf, unë futem brenda dhe fshihem se më vjen turp. Në mars mu prish telefoni dhe kisha frikë mos më fshiheshin mesazhet. Në fillim i shoqi i saj sillej mirë. E kam duruar, jam me tension dhe zemër tani. Unë s’kam lekë tani për një hall për një sebep. Në mars e mori vesh vajza, dhëndrit i thashë merr telefonin rregulloje por mos prish ca gjëra aty. Vajza e mori vesh dhe e mori në telefon i tha do na i japësh ne lekët. I gënjeu dhe ata. Vajza na thotë na ke futur në telashe, djali nuk di gjë. I kam lekët e kursimeve. Unë i them zonjës dua vetëm lekët e mia, nuk dua as interes asgjë. Dua lekët e mia se nuk pres dot jam e sëmurë dua të vete të shërohem”
-
VIDEO
I paidentifikuari në Tiranë, bën ‘kërdinë’në një exchange,vjedh 40 mijë euro
40 mijë euro është shuma e parave, që një person i vetëm, i cili dyshohet se është një shtetas i huaj ka vjedhur me anë të një skeme mashtrimi, në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më datë 9 tetor, në rrugën ’Hashim Vokshi’, ku kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë veprimet në ambjentin e brendshëm, që ka kryer ky person ende i paidentifikuar.Kjo video është vënë në dispozicion nga denoncuesi Ervin Hasanbelli, për emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej 3 minutash. Ky person është paraqitur në këtë pikë Exchange, rreth orës 13:08 minuta për të këmbyer para në euro. Fillimisht në video duket personi që vendos disa zarfe mbi tavolinë, ndërsa nis të komunikojë me pronarin me google translate, pasi sipas Ervinit ai fliste rusisht. Burri me kapele dhe syze duket i qetë dhe i pashqetësuar në veprimet e tij, ndërsa hap telefonin dhe i kërkon pronarit një stilolaps dhe një bllok. Pas llogarive, pronari i bën gati 40 mijë euro, të cilat personi i paidentifikuar i vendos në zarfe. Në këtë moment, personi I paidentifikuar hap një cantë të zëzë me code dhe nxjerrë disa zarfe, ku në sipërfaqen transparente dukej se kishte lekë, por në të vërtetë, brenda zarfit kishte vetëm 500 mije lekë ( prerje të ndryshme) dhe më në brëndësi zarfi ishte i mbushur me letra.Në këtë moment ai shpërqëndron pronarin, pasi i kërkon të shkruajë çmimin në bllok ( sa lekë duheshin për të blerë 40 mijë euro) dhe në momentin e fundit ndërron zarfet, merr ato me euro dhe zarfet e mbushura me letra i fut në cantën me kod. Këtë të fundit e lë aty duke e përdorur si alibi se do të kthehej sapo të sillte shumën e plotë të lekëve.Ervin Hasanbelli tregon për ’Pa Gjurmë’ sesi ra pre e këtij mashtrimi. Ai thotë se i njëjti person kishte shkuar edhe dy herë të tjera në Exchange e tij duke përdorur të njëjtën skemë mashtrim, pasi kishte bërë këmbime në vlera 500 deri në 1mijë euro. Faktikisht ai kishte ardhur edhe dy herë të tjera në dyqan, ku ka bërë blerje në 1000 euro, dhe një herë tjetër 500 euro. Ai kishte një metodë të tillë, psh më kërkonte të blinte 1 mije euro, unë ia jepja dhe i fuste në një zarf. Më pas zarfin e vendoste në një çantë me kod dhe më kërkonte ta mbaja aty derisa të merrte lekët në shtëpi.Dhe për 10 minuta vinte dhe më sillte lekët. Këtë veprim e bëri dy herë derisa më 9 tetor arriti nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi të më vidhte 40 mijë euro. Herën e fundit, ai me shpërqëndroj ku më kërkoi stilolaps dhe një bllok për ti shkruar cmimin. Në momentin që unë po merresha me pjesën e çmimit, ai këmbeu zarfet. Ato me euro që unw I dhashw I vendosi tek canta e dorës dhe zarfet të mbushura me letra I vendosi tek canta e zezë me codë qe ma la mua ne dyqan. Do kthehem pas 10 minutave më tha, por nuk u dukë më. Ai fliste rusisht dhe komunikonim me google transale Ky person është i njëjti, me imazhin e shfaqur nga mediat turke, ku ai ka mundur të vjedh me anë të njëjtës skemë mashtrimi afro 80 mijë euro, në disa pika këmbimi valutor në Turqi. Mediat turke kanë publikuar të tjera dëshmi, ndërsa pjesë e këtyre dëshmive të ngjashme është bërë edhe shqiptari Ervin Hasanbelli. Mediat turke dyshojnë se ky person, emri i të cilit nuk është zbuluar ende është me origjinë nga gjeorgjia, ose në një nga vendet e Kaukazit.