-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana , Imam Bajëlldi
IMAM BAJËLLDI
Përbërësit:
5 patëllxhanë
3 qepë mesatare
3 thelpinj hudhër
3 domate të pjekura
1 filxhan vaj ulliri
1 lç sheqer
1 limon (lëngu)
½ tufë majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Në fillim pastrojmë patëllxhanët dhe heqim me thikë lëkurën, një po - një jo. Në mes pastrojmë tulin duke krijuar hapësirën për mbushje. I vendosim patëllxhanët të zbuten në një tas me ujë ku kemi shtuar 1 lugë gjelle kripë.
Ndërkohë përgatisim mbushjen. Domatet i presim në kubikë pasi u kemi hequr më parë lëkurën (lëkura hiqet duke i vendosur në ujë të nxehtë, ku më parë i kemi prerë domatet me majën e thikës në formë kryqi). Presim qepët në feta të holla së bashku me hudhrat dhe i trazojmë me domatet ku shtojmë pak sheqer, kripë dhe piper.
Largojmë patëllxhanët nga uji i kripur, I shtrydhim me duar dhe me lugë bëjmë mbushjen me masën e përgatitur. I vendosim patëllxhanët e mbushur në një tavë me letër alumini. Mbushjen që na tepron e vendosim në tavë. Në fund i spërkasim patëllxhanët me lëng limoni, vaj ulliri dhe 1 filxhan ujë. I vendosim të piqen në furrë për rreth 45 minuta – 1 orë.
Sipas dëshirës mund t’i servirim shoqëruar me pak djathë të bardhë.
-
VIDEO
U kthye në ‘simbolin’ e maratonave në Gjermani, mjeku shqiptarë frymëzon me historinë e tij
Asllan Elezi është mjeku nga Gjilani i cili prej disa vitesh jeton në Gjermani ndërsa tregon historinë e tij se si iu dedikua maratonave e garave të ndryshme për të lënë duhanpirjen. Një process I gjatë dhe I lodhshëm për shumë persona. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ai tregoi metodat që ka përdorur, rutinën e tij dhe dietën ushqimore.
Pas përfundimit të studimeve isha në kufi të mbipeshës dhe gjithashtu konsumoja duhan dhe kishte ardh momenti që ta lë dhe isha influencuar edhe nja libër në atë kohë, I cili thoshte që shprehitë qëndrojnë gjithmonë aty por e mira ëhstë se mund ti ndryshojmë atO. Unë këtë bëra, fillova vaprimin dhe më pas motivohesh kur futesh në një rutinë të shëndetshme. Në fillim ishte e vështirë por me vrap ishte gjithcka më e lehtë sepse motivohesh shumë, që pastaj të ushqehesh dhe shëndetshëm. Dhe pastaj fillova të marr pjesë dhe në aktivitete të ndryshme që të mbaja ritmin.
Dy muajt e parë janë më të vështirat dhe në fillim kisha vështirësi por ishte më e lehtë më pas. Për përgatitjet në maratona zakonisht në mëngjes kam fruta normale dhe fruta të thata. Më pas karbohidratet sepse ato preferohen gjatë garave, por edhe me perime" tha ajo
Ai ka marrë pjesë në shuëm maratona edhe në Shqipëri e Kosovë ashtu si edhe në Gjermani, ndërsa sygjeron për personat që merren me aktivitet të shumtë fizik si vrapi apo ushtrime të tjera të vendosin në dietën e tyre edhe karbohidrate sepse ofrojnë shumë energji gjatë ushtrimit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 12 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga prapaskenat e shkarkimit të Flamur Nokës te njeriu që të përgjon nga "vrima e çelësit" e deri tek jemi të gjithë kuqezi.
-
VIDEO
Hazir Vukaj, 12 vite ferr për të përqafuar lirinë
Hazir Vukaj ishte ende adoleshent, kur e arrestuan në vitin 1975, gjatë një tentative për t’u arratisur nga Shqipëria. Ëndrra e tij më e madhe ishte liria, por ai nuk do të mundej ta përqafonte as edhe për pak ditë. Haziri, tashmë qytetar amerikan, në moshën 65-vjeçare, jeton për të dëshmuar, deri në detajet më të imta për ç’ka përjetoi pas atij arrestimi dhe gjithë aventurën e tij të mëvonshme, deri në stacionin e fundit të mbërritjes në SHBA, pasi kishte kaluar plot 12 vite ferr në burgun e Spaçit dhe atë të Qafë Barit.
-
VIDEO
Kriza!
Në intervistën e dhënë për “5 pyetjet nga Babaramo” për Report Tv, Duma tha se në një kohë që energjia duhet të ishte kontribuuese në buxhetin e shtetit, pasi është një nga sektorët më prodhues të Shqipërisë, në fakt po gërryen buxhetin duke marrë nga ai. I ftuar dhe ish ministri i Financave të Qeverisë Nano, Anastas Angjeli.
Kriza energjetike do të ndikojë në rritjen e çmimeve për produktet e tjera. Kështu deklaroi eksperti i ekonomisë, Anasats Angjeli në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në 'Report Tv'. Sipas tij, rritja e energjisë elektrike do i japë shenjat e para tek produktet, pasi shpenzimet për energji do rriten, e për rrjedhojë do rritet edhe çmimi i produkteve. "Çështja e çmimit të energjisë varet nga kërkesa dhe oferta, ka filluar të japë shenja në rritjen e çmimeve të produkteve të tëra. Në prodhojmë produkte që kanë për bazë energjinë që importojmë nga jashtë, ose importojmë produkte nga vendet fqinje që prodhohen nga vende me çmim të energjisë të rritur. Është detyrë ligjore e bankës së Shqipërisë që të jetë në gatishmëri dhe guvernatori ka fol që po e ndjekin me kujdes situatën që të mbajnë stabilitetin e çmimeve. Për këtë Banak e Shqipërisë ka instrumente monetare që duke ndjek procesin do i përdore që të ketë ndikimin e vet në stabilitetin e çmimeve", u shpreh Angjeli.
-
VIDEO
Kriza energjetike, Anastas Angjeli në '5 Pyetjet': Do reflektojë rritjen e produkteve të tjera! Qeveria të shfrytëzojë alternativa të tjera, energjinë diellore dhe atë të erës
Kriza energjetike do të ndikojë në rritjen e çmimeve për produktet e tjera. Kështu deklaroi eksperti i ekonomisë, Anasats Angjeli në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në 'Report Tv'. Sipas tij, rritja e energjisë elektrike do i japë shenjat e para tek produktet, pasi shpenzimet për energji do rriten, e për rrjedhojë do rritet edhe çmimi i produkteve.
"Çështja e çmimit të energjisë varet nga kërkesa dhe oferta, ka filluar të japë shenja në rritjen e çmimeve të produkteve të tëra. Në prodhojmë produkte që kanë për bazë energjinë që importojmë nga jashtë, ose importojmë produkte nga vendet fqinje që prodhohen nga vende me çmim të energjisë të rritur. Është detyrë ligjore e bankës së Shqipërisë që të jetë në gatishmëri dhe guvernatori ka fol që po e ndjekin me kujdes situatën që të mbajnë stabilitetin e çmimeve. Për këtë Banak e Shqipërisë ka instrumente monetare që duke ndjek procesin do i përdore që të ketë ndikimin e vet në stabilitetin e çmimeve", u shpreh Angjeli.
-
VIDEO
Grida Duma te ‘5 pyetjet’: Sektori i Energjisë i dështuar! Në vend që të mbushte buxhetin, po fut shtetin në borxhe
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e konsideron sektorin e energjisë të dështuar dhe se ka nevojë për një reformë të thellë që në të ardhmen të mos ketë keqmenaxhim që të sjellin situata të tilla. Në intervistën e dhënë për “5 pyetjet nga Babaramo” për Report Tv, Duma tha se sot qeveria bleu energjinë me çmime marramendëse, në një kohë që mund të kishte menaxhuar më mirë rezervat hidrike.
Për Grida Dumën në një kohë që energjia duhet të ishte kontribuuese në buxhetin e shtetit, pasi është një nga sektorët më prodhues të Shqipërisë, në fakt po gërryen buxhetin duke marrë nga ai.
-
VIDEO
‘Djali më kalbet në dhe,vrasësi kërkon liri’/Shpërthen në britma nëna e viktimës
Që prej 8 shkurtit 2019, kur në fshatin Vrrith të Pukës u vra me armë zjarri 30-vjeçari Petrit Biba nga kolegu i tij Elderis Dodaj i cili ndodhet në burg, familja e të ndjerit është strukur në një re të zezë trishtimi e pikëllimi. Prej më shumë se dy vitesh nuk ka buzëqeshje në fytyrën e Franit dhe Davës, nuk ka gëzim e lumturi në atë shtëpi të vogël në Rrethin e Epërm të Rubikut. Malësori 70-vjeçar sikur e mban veten dhe ngushëllohet duke ndezur herë pas here një cigare, ndërsa e ëma e Petritit ka kaluar në depresion pas ngjarjes së rëndë që ndodhi atë pasdite të ftohtë shkurti. Muret e shtëpisë janë të mbushura me fotografitë e Petritit, ndërsa të tjera e moshuara i ruan së bashku me disa dokumente. Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në dhomë me viktimën Petrit Biba dhe autorin 27-vjeçar Elderis Dodaj, ky i fundit e ka vrarë kolegun me një armë pa leje që mbante nën jastëk. Në debat e sipër me fjalë banale, Elderisi i ka drejtuar pistoletën Petritit, por arma ka bërë shkrepje bosh. Më pas e ka mbushur dhe e ka qëlluar duke e plagosur. Petriti u dërgua me urgjencë për mjekim, por ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, ndërsa autori u largua në drejtim të paditur. Pas thirrjeve të policisë, ai u dorëzua, pranoi krimin dhe deklaroi se e bëri aksidentalisht, duke i kërkuar edhe ndjesë familjes. Mirëpo i ati i Petritit, Fran Biba, bazuar në akuzën e prokurorisë e cila e cilëson “vrasje me dashje”, kërkon burgim të përjetshëm për autorin, ose në të kundërt thotë se do të veprojë sipas kanunit. Edhe fqinjët e familjes Biba, bazuar në fjalët e dëshmitarëve dhe dokumentit të prokurorisë, e cilësojnë ngjarjen si vrasje të pabesë, ndërsa apelojnë që shteti të vërë drejtësi dhe të ndihmojë familjen e të ndjerit. Një nga momentet më të vështira për stafin e pa gjurmë ishte kur prindërit e Petritit shkuan në varrezat që ndodheshin pak metra larg shtëpisë së tyre, aty ku prehen eshtrat e tij. Të qarat e nënë Davës na drithëronin trupin, ndërsa duhet ta shoqëronim gjatë gjithë rrugës, pasi ishte e pamundur fizikisht, nga dhimbja për humbjen e të birit. Gjatë kësaj kohe pas vrasjes së Petritit, familja Biba nuk kishte udhëtuar asnjëherë drejt vendngjarjes, ndaj u nisëm për në hidrocentralin e Pukës, aty ku punonin Petriti dhe Elderisi. Një rrugë e gjatë dhe e vështirë mes maleve, deri në luginën e poshtme të Vrrithit. Grupi i xhirimit të pa gjurmë nuk mundi të shkojë në atë shtëpi prej rrugës së copëtuar dhe të rrezikshme, ndërsa në kthim Fran Biba pëshpëriste vetëm një fjali: Dua drejtësi për djalin, shteti të reagojë.
-
VIDEO
'Lufta' brenda PD/ Bejko: Berisha po bën një puç brenda partisë, bashkë me ndjekësit e tij po mashtron anëtarësinë! Basha del së shpejti me një platformë për të ardhmen
Sali Berisha është duke bërë një puç brenda Partisë Demokratike. Akuza e fortë është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko në një intervistë të dhënë në Report Tv. Bejko akuzon gjithashtu Berishën dhe ndjekësit e tij se mashtrojnë anëtarët e PD-së kur i kërkojnë që të firmosin formularin. Sipas tij "Berisha thotë që pas meje lë të bëhet qameti. As nuk do t'ia fare për Partinë Demokratike. Kaq e ka merakun ai"
-
VIDEO
Ylli Merja: Ja dieta ushqimore që duhet të ndjekin personat me kolesterol të lartë
Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ mjeku popullor Ylli Merja shpjegoi se si mund të kurohet kolesteroi nëpërmjet metodave natyrale dhe bimëve medicinale. Personat që vuajnë nga kolesteroli I lartë duhet të ndjekin edhe një dietë ushqimore të shëndetshme që përfshin shumë perime, nuk duhet të mungojë boronica e njomë ose e tharë në kosin e mëngjesit, pak shafran, fara liri etj.
-
VIDEO
Ylli Merja: Mos iu ndani lëkurës së limonit, benefite të shumta për kolesterolin
Specialisti I bimëve mjekësore u shpreh se kolesteroli mund të shërohet nëpërmjet bimëve mjeksore, çajrave që mund të bëjmë prej tyre dhe përizerjeve të ndryshme të bimëve, të cilat për një kohë të shkurtër do të japin rezultate të qarta në organizëm.
Ekstrakti murrizit krahas të cilit kemi shtuar lëvore limoni pa kursim, të cilat njerëzit I hedhin poshtë, një caj I mrekullueshëm. Murrizi I bardhë pëmban disa acide të mrekullueshme, këto falë acidive që kanë shkrijnë molekulat e kolesterolit dhe ato I kthejnë në ujë dhe energji. Krahas këtyre, mollët e egra acidi malik I të cilave ndikojnë drejtpërsëdrejti në uljen e kolesterolit.
-
VIDEO
Ylli Merja: Ngjyra e syve dhe sinjale të tjera që tregojnë kolesterolin e lartë në organizëm
Sipas mjekut popullor fillimisht duhet të kuptoni sinjalet që ju sjell kolesteroli I lartë në organizëm, për të kuptuar nëse vuani prej tij.
“Këmba fillon të më japë si mizërime, më jep dhimbje jep nxirje të saj ose nëse e shtypim lëkurën rri si grop për një kohë të gjatë, të dhemb këmba gjatë ecjes, kalojmë në mpiksje gjaku, mpirje e duarve, bëhet një diskë I verdhë në pjesën e bebes së syrit ose tek kapakët e syrit fillojnë të shtrezohen shtresa yndyrore, këto janë shenja tipike” u shpreh ai duke treguar disa nga sinjalet kryesore që tregojnë kolesterolin e lartë.