-
VIDEO
Supermeni biseksual dhe ndikimi te fëmijët, debati në Report Tv, psikologia Denada Toçe: Përballje me realitetin, s'ndikon në orientimin seksual! Aktivisti: Film progresiv
Supermeni shpëton botën dhe në fund fiton zemrën e vajzës që dashuron! Me këtë imazh të superheroit janë rritur breza të tëra, por seria e re e filmit vizatimorë do ta sjellë atë ndryshe. Heroi i ri Joe Kent, djali i Kal-El, Supermeni i mëparshëm, do të jetë biseksual. Kjo ka shkaktuar jo pak debat, me qëndrime pro dhe kundër. Pikërisht ky debat u soll edhe sot edhe ne studion e Report Tv, ku iu dha përgjigje një prej pyetjeve që ndoshta ka munduar më së shumti prindërit pas lançimit të filmit: A mund të ndikojë superheroi i ri në orientimin seksual të fëmijëve? E prerë, psikologia e njohur Denada Toçe tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Ajo sqaroi se orientimi seksual është i lindur dhe jo i fituar, siç mund të jetë sjellja. Për psikologen, filmi i animuar është një përballje me realitetin që të trondit sa kohë nuk arrimë të pranojmë atë që është mes nesh. Ajo vë theksin te nevoja për informacion te fëmijët, teksa shton se mungesa e informacionit e përball fëmijën me kriza identitare. Nuk besoj se jemi në një katastrofë, por përballje të realitetit që të trondit sa kohë nuk arrimë të kemi një qetësi dhe paqe të pranimit të asaj që është mes nesh. Askush nga ne, as hetero as homo, nuk mund t'i imponohet dikujt është i pavend. Por që të kem frikë se këta 'njerëz me brirë' po çedukojnë fëmijët tanë, është irracionale. Influencat e orientimit seksual nuk vijnë nga një edukim i induktuar. Unë mund të jetoj mes homoseksualëve dhe t'i kem miqë e shokë dhe të mos bëhem kurrë homoseksuale. Fëmija është i rrezikuar të ketë kriza identitare për mosinformacion se sa nga informacioni i tepërt. Është e rëndësishme të marrim informacione në institucionet arsimore për llojet e diversiteteve. Ndryshe ka krizë mospranimi. Kriza e identitetit seksual nuk ekziston, një heteroseksual e di shumë mirë që është heteroseksual. Orientimi seksual është i lindur, jo i orientuar, orientohet sjellja", u shpreh Toçe. Në të njëjtën linjë mendimi me psikologen ishte edhe Altin Hazizaj, themelues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, i cili filmin e konsideroi progresiv. Sikurse Toçe, edhe Hazizaj u shpreh se filmi nuk mundet kurrsesi të ndikojë orientimin seksual të fëmijëve. Për Hazizaj, filmi vjen në një shoqëri që përfundimisht kërkon të largohet nga urrejtja. "Është e drejtë që arti, filmat e animuar të sillen në një kohë moderne ku njerëzit janë thjeshtë janë të lirë por bëjnë zgjedhjet e duhur anë momentin e duhur. Është progresive sepse i sjellë në një shoqëri që përfundimisht kërkon të largohet nga urrejtja, paragjykimet. S'ka lidhje të ndikojë në orientim. Nuk e ka provuar asnjë që nëse ti shikon karaktere gay e lesbike, kanë ndikim në orientimin seksual. Orientimi seksual nuk është i fituar gjatë jetës. Unë nuk çohem sot gay dhe nesër hetero dhe bota qenka kaq e lehtë për të zgjedhur orientimin seksual. E gjithë shoqëria ka nevojë të lëvizë, të ecë përpara. Nuk është vetëm arsimi ai që edukatën fëmijët, familja duhet t'i transmetojë fëmijës vlerat më të mira. Një shoqëri që nuk është e respektueshme për këdo, është e padenjtë", tha Hazizaj. Por mendim ndryshe kishte Elson Jaçaj, pjesë e shoqatës së infermierëve, për të cilin filmi është gjëja më absurde për fëmijët. Ai tha se superhero i ri do të ndikojë keq nga ana psikologjike e fëmijëve. "Elson Jaçaj nga shoqata e infermierëve: Është gjëja më absurde që po ndodh sot për fëmijët tanë. Do jetë një shkatërrim për fëmijët tanë, si nga ana psikologjike ashtu edhe në jetë. Nëse e tolerojmë këtë sot, nesër fëmija jonë do të jetë i shkatërruar psikologjikisht, do të kemi në një të nesërme sëmundje që vijnë për shkak të këtyre marrëdhënieve që nuk janë të duhura. Fëmijët ndikohen nga çdo gjë që ne i flasim", u shpreh ai.
-
VIDEO
‘Si rrezikova burgosjen për shkak të gruas’, Bujar kapexhiu rrëfen sekretet familjare
Bujar kapexhiu ka ndarë disa momente tepër pikante të jetës së tij, ndër to edhe martesën pikërisht në kohën kur partia komunistë e kishte dërguar për riedukim. Ai kishte qenë në survejim gjatë periudhës kur do të bëhej dasma e për këtë arsye I ka kërkuar bashkëshortes të mos vishej me të bardha. Por kjo kërkesë mesa duket nuk është zbatuar nga ajo, duke e vënë në rrezik regjisorin.
-
VIDEO
‘Ja politikanët që më kërcënuan me jetë’ trondit Bujar Kapexhiu
Bujar Kapexhiu është një ndër regjisorët dhe artistët më të mirë shqiptarë, gjithmonë I dashur për publikun. Në një intervistë në emisionin ‘ Rreze Dielli’ në Report Tv ai ka treguar shumëçka nga jeta e tij profesionale dhe personale. Një rrugëtim I gjatë mes filmit, regjizurës dhe karikaturës. Ai tregon vështirësitë, fillimet dhe momentet e ndryshme të një karriere të gjatë e tepër intensive.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana ,Lakër e mbushur me qofte, recetë për 10 minuta
LAKER E MBUSHUR ME QOFTE
Përbërësit:
1 lakër
450 gr mish i grirë
1 qepë
80 gr oriz
1-2 thelpinj hudhër
1 lgj kripë dhe piper
1 degë selino
Spec i kuq pluhur
Vaj ulliri
5 lgj salcë domate
Hudhër të shtypur
Kripë, piper
Përgatitja:
Marrim një lakër të ngjeshur dhe presim majën si kapak (më shumë se gjysma). E boshatisim brenda duke i bërë prerje rrethore me thikë dhe më pas diagonale.
Bashkojmë në një tas të madh mishin e grirë, qepën dhe selinonë e grirë imët, vajin e ullirit, orizin, hudhrën, kripën, piperin e zi dhe specin e kuq pluhur. E punojmë mirë brumin dhe realizojmë qofte rrumbullake në madhësi mesatare. I vendosim qoftet në brendësi të lakrës.
Ndërkohë përgatisim një salcë duke vendosur në zjarr 5 lugë salcë domate me hudhër të shtypur, kripë, piper dhe erëza aromatizuese sipas dëshirës. E shtojmë salcën tek lakra sipër qofteve dhe vendosim kapakun e lakrës.
E vendosim lakrën e mbushur në një tavë qelqi, e mbulojmë me letër pjekje të lagur dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 90 minuta.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana , Simite si sfungjer, me miell dhe qumësht
SIMITE SI SFUNGJER
Përbërësit:
15 gr maja buke
200 ml qumësht i vakët
100 ml ujë i vakët
1 vezë
780 gr miell
3 lç kripë
Përgatitja:
Hedhim qumështin e vakët tek majaja e freskët duke shtuar dhe ujin e vakët. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë 1 kokërr vezë dhe kripë. Hedhim gradualisht miellin duke e trazuar mirë masën e brumit. E lemë brumin të pushojë për 5 minuta dhe më pas e punojmë përsëri. E mbulojmë me një pecetë kuzhine dhe e lemë të pushojë në një vend të ngrohtë (për 1 orë – 1 orë e 30 minuta).
Më pas e ndajmë brumin në 12 toptha të vegjël. I vendosim në një tepsi (barazlarguar nga njëra-tjetra) duke i lenë sërisht 1 orë. Pas këtij minutazhi e vendosim tepsinë në furrë të parangrohur dhe i lemë simitet të piqen në 200 gradë për 15 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 15 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga përplasja e plotë Rama-Basha në Kuvend me langoj e satelitë te a po distancohet Meta nga aleati i tij Berisha e deri tek kryeqyteti bëhet gati për 16 derbe.
-
VIDEO
Rama-Basha sjellin Foltoren në Kuvend
Emisioni Repolitix trajtoi aktualiterin politik me debatet në Kuvend Rama-Basha ku pjesë e replikave ishte dhe foltorja e nisur nga Berisha. Ndërkohë që Rama në Kuvend përdori termin bashkëqeverisje, a ishte një ftesë kjo për Lulzim Bashën? Të ftuar në studio Ibsen Elezi, Idajet Beqiri, Artur Roshi dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Berisha mungon në Kuvend, Beqiri në ‘Repolitix’: Po zbaton vendimin e SHBA! Roshi: Po thotë se s’më duhet mandati! Elezi: Ai shpëton PD nga vdekja
Në dy seanca parlamentare rresht, ish kryeministri Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm në Kuvend dhe kjo për avokatin Idajet Beqiri është një tregues se ai po e zbaton vendimin e SHBA-së. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e ka thënë troç se nuk e duan Berishën në Kuvend, tashmë i shpallur ‘Non Grata’si një person që ka minuar demokracinë, e për avokatin Berisha e ka pranuar.
-
VIDEO
‘2 satelitë në orbitë’, Roshi në ‘Repolitix’: I duket vetja Ramës si anëtar i NASA-s! Elezi: Shashkë! Beqiri: Do kemi fitime të mëdha! Muça: Mund t’i ketë marrë në SHBA
Seanca plenare e kësaj të mërkure, përtej debateve politike, tërhoqi një vëmendje shumë të madhe të kjo për shkak të deklaratës së kryeministrit Edi Rama se brenda vitit do të çojmë në orbitë dy satelitë, 'Albania 1' dhe 'Albania 2'. Një deklaratë e tillë është komentuar edhe nga të ftuarit në ‘Repolitix’ në Report Tv, të cilët kanë pasur qëndrime të ndryshme.
-
VIDEO
“I jap ujë në vënd të qumshtit, vajza është e sëmurë”/Prek nëna me rrëfimin tronditës
Me 4 fëmijë të mitur jeton në varfëri familja Plepi nga Maliqi. Përmes emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv, apelojnë për ndihmë, pasi përpos varfërisë ekstreme nuk kanë mundësi të kurojnë vajzën 7-muajshe e cila ka lindur me probleme të frymëmarrjes. Denar Plepi nuk i ndal lotët. "Nuk ngop dot fëmijët me bukë", tha ai. Babai i katër fëmijëve qan për foshnjën 7 muajshe, të cilën nuk ka mundësi ta kurojë. Ne këtë dhomë ku dritaret e dyert mungojnë e tavani pikon, çifti Plepi rrit 4 fëmijët mitur të moshës nga 5 vjeç deri në 7 muajsh. Të ardhurat e vetme janë ndihma ekonomike prej 6 mijë lekësh në muaj dhe puna sezonale e kryefamiljarit, që mbledh bimë medicinale në mal. Ndërsa nëna kujdeset për të vegjlit, ajo thotë se i duhet të udhëtojnë shpesh drejt Tiranës për të mjekuar foshnjën. Denar Plepi tregon se janë detyruar të marrin borxhe dhe kredi për të kuruar vajzën dhe tashmë janë në vështirësi për të kryer pagesat. Ndërsa ka trokitur dhe në bashkinë e Maliqit për strehim, por nuk ka marrë përgjigje.
-
VIDEO
Mbërrijnë fotot e shqiptarit të humbur, familja vjen me urgjencë në Report Tv
Besim Skila nga fshati Gjoçaj i rrethit të Matit, 47 vjeç sot ka humbur kontaktet me familjen e tij prej vitit 2000. Besimi u largua nga Shqipëria drejt Anglisë së bashku me një nga kushërinjtë e tij. Në kontaktet e para me familjarët u tha se jetonte në Londër dhe se kishte filluar punë në një biletari. Atje ai jetoi me kushërinjtë, dhe së fundi me djalin e hallës. La shtëpinë e tij duke lënë vetëm një shënim: Jam nisur për në punë! Familjaret nisën kërkimet me shpresën se do gjejnë gjurmë të 47-vjeçarit, por pa asnjë rezultat. Qazim Skila, babai i Besimit tregon se ka kaluar shumë sëmundje, por kjo e largimit të të birit është si ajo plaga që vazhdon të rrjedhë. Ai me lot në sy, nxjerr bllokun e shënimeve, që mban në një xhep, në anën e zemrës, ku mban çdo shënim, mbi detaje të historisë së të birit. Nëna po ashtu është me lot në sy e sfilitur nga çdo vuajtje e saj. Por një informacion kontradiktor është ai që jep zyrtarisht policia angleze. Autoritetet atje thonë se adresa e fundit e Besim Skilës ka qenë 151A Rruga Ley deri në 10 dhjetor të vitit 2006. Kjo është e njëjta adresë ku ai ka jetuar me djalin e hallës, por vëllai i tij që aktualisht jeton në Angli, Astrit Skila, thotë se është e pamundur që Besimi të ketë jetuar në Wimbledon deri në atë vit, pasi ata e kanë kërkuar. "Kërkimet e bëra tek zyrat e emigracionit treguan se ai ka aplikuar për riatdhesim vullnetar në Kosovë me 28 nëntor 2002. Nuk mund të ofrohet më shumë ndihmë nga ana e policisë për këtë çështje", është shprehur policia e Wimbledon.
-
VIDEO
Krijoi agjensinë e parë të modelingut në Shqipëri, Greiss Petroviç rrëfen rrugëtimin e saj në biznes dhe ambiciet e rradhës.
Krijoi agjensinë e parë të modelingut në Shqipëri, Greiss Petroviç në një intervistë për emisionin 'Rreze Dielli' rrëfen rrugëtimin e saj në biznes dhe ambiciet e rradhës.