• VIDEO

    Kriza energjetike, Salianji për Report Tv: Nuk vjen nga rritja e çmimeve ndërkombëtare, por nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni në këto 3 institucionet kryesore! Mbështesim qytetarët në çdo formë, edhe me protesta

    Nënkryetari i PD, Ervin Salianji, në një intervistë për Report Tv, Salianji tha se kriza energjetike nuk vjen nga rritja e çmimeve të karburanteve në tregun ndërkombëtar, por nga keqmenaxhimi  dhe korrupsioni që ndodh në institucionet e energjisë OSHEE, KESH dhe OST. Salianji tha se 7 pikat e PD do të ulin pjesën më të madhe të barrës që i ngarkohet familjeve, ndërsa shtoi se opozita do të mbështesë çdo formë presioni që zgjedhin qytetarët ndaj qeverisë, qofshin protesta dhe çdo gjë tjetër.

  • VIDEO

    Çelësi i sekretit, ja pse nuk u ndanë asnjëherë 4 parodistët e Vlorës

    Zakonisht grupet e humorit, këngës janë të destinuara të ndahen po kjo nuk ka ndodhur me to, Agron Hamo dhe Afrim Agalliu tregon se çfarë e mbajti grupin e tyre të bashkuar.

  • VIDEO

    Do të përloteni, dedikimi prekës i parodistëve për humbjen e kolegut dhe mikut të një jete

    Ata rrëfyen në ‘Rreze Dielli” për miqësinë me mikun e tyre të ndjerë Metin dhe dedikimin që kanë sjellë para pak kohësh për të, për të shprehur dhimbjen e tyre për ndarjen nga jeta të mikut të shumë viteve në skenë dhe në jetë.

  • VIDEO

    Parodistët i kërkojnë publikisht falje bashkëshorteve, ja arsyeja

    Agron Hamo dhe Afrim Agalliu, dy pjestarët e grupit ‘Parodistët e Vlorës’ në një intervistë për emisionin Rreze Dielli si rrallëherë kanë treguar për jetën familjare, ndërsa gjatë bisedës ata I kanë kërkuar falje bashkëshortëve të tyre që për shkak të profesionit nuk kanë qenë prezent sa duhet për t’I ndihmuar në punët e shtëpisë.

  • VIDEO

    "Kapsul Ulluk’’ skeçi ekskluziv nga Parodistët e Vlorës për 'Rreze Dielli'

    Parodistët e Vlorës sollën për “”Rreze Dielli” skecin  me të fundit, për të gjithë dashamirësit e artit të tyre.

  • VIDEO

    Rrëfimi i parodistëve të Vlorës, si u krijua grupi dhe "çelësi " që nuk i ndau kurrë

    ‘Parodistët e Vlorës’ mbeten grupi më i famshëm i humorit në Shqipëri. Ata kanë gëzuar plot zemra me humorin e tyre përgjatë viteve, të cilat edhe pse kalojnë nuk e zbehin impaktin e tyre tek publiku artëdashës që i ka vlerësuar gjithmonë. Në një intervistë në emisionin ata tregojnë momentet e tyre më të bukura në skenë dhe jashtë saj si katër shokë që I bashkoj arti përgjithmonë.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Tavë dheu tradicionale/Sallatë vjeshtore

    Tavë dheu tradicionale  me mëlçi ose mish

    Përbërësit:

    500 gr mëlçi

    1 lgj miell

    2 qepë të thata

    1 spec i kuq

    1 spec djegës

    2 lugë koncentrat domate

    4 thelpinj hudhër

    300 gr gjizë me kripë

    50 ml verë e kuqe ose uthull

    3 lgj vaj ulliri

    Kripë, piper i zi, rigon

    Përgatitja:

    Presim melçite në copëza të vogla dhe i kalojmë pak në miell.

    Kaurdisim hudhrat dhe qepët e grira imët në vaj ulliri në zjarr të avashtë. Më pas shtojmë specin e prerë në kubikë dhe i trazojmë derisa të zbuten. Shtojmë mëlçitë dhe i lemë derisa të marrin një faqe. I shuajmë më pas me verë të kuqe ose uthull rrushi. Sapo të avullojë alkooli shtojmë koncentratin e domates. E lemë të marrë valë derisa përbërësit të lidhen. Në fund shtojmë gjizën dhe erëzat dhe pak ujë të ngrohtë.

    Kemi graduar furrën në 200 gradë Celsius ku kemi vendosur enën e baltës që të nxehet. Masën e përgatitur e hedhim në tavën e nxehtë të dheut. E vendosim në furrë dhe e lemë për rreth 15 minuta.

    Pasi tava e dheut të jetë gati e servirim me bukë të thekur. 

    Sallatë vjeshtore

    1 dorë sallatë jeshile

    1 dorë rukola

    1 kastravec

    1 karrotë

    3-4 domate të vogla

    1 vezë të zier

    1 lgj miser

    Salca marinuese:

    1 lgj majonezë

    2 lgj kos

    1 thelpi hudhër

    Vaj ulliri

    Kripë, piper

    Bishta qepësh

    Vendosim të gjithë përbërësit e sallatës në një sallatiere. Trazojmë më pas të gjithë përbërësit e salcës dhe marinojmë sallatën. E lemë 2-3 minuta të marinohet dhe e servirim duke e dekoruar me pak bishta qepësh.

     

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Tavë me makarona dhe perime

    Tavë me makarona dhe perime

    Përbërësit:

    300 gr makarona elb

    1 qepë

    1 karrotë

    1 spec i kuq

    1 spec jeshil

    2 thelpinj hudhër

    1 kungull i njomë

    1 tufëz majdanoz

    1 fç salcë domate

    1 spec i kuq djegës

    Vaj ulliri

    Kripë, piper

    Kanellë

    Përgatitja:

    Kaurdisim fillimisht qepën dhe hudhrat të grira imët. Më pas shtojmë të gjitha perimet të prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo salca të fillojë të lidhet  shtojmë makaronat elb dhe ujë në masë të përbërësve. E lemë gatimin të marrë valë për rreth 10 minuta dhe në fund shtojmë bimët aromatike.

    E kalojmë gatimin në një tavë dhe e vendosim në furrë sa të marrë një ngjyrë në sipërfaqe për rreth 15 minuta.

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 8 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga debati i plotë në Kuvend mes Ramës e Bashës te Rama thotë se ne jemi afganët e Europës e deri tek Meta dhe Saliu.

  • VIDEO

    Rama-Basha në Kuvend, Berisha flet vetëm nga Foltorja

     Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me debatin Rama-Basha në Kuvend dhe aksionin e Berishës me foltoret në bazën e PD. Pse Berisha nuk po flet ende në Kuvend? Qëndrimi i Ramës për krizën energjitike dhe si ka reaguar Basha? Të ftuar në studio Xhemal Qefalia, Myslim Murrizi, Genti Malko dhe Ilir Kalemaj. 

  • VIDEO

    Kriza energjetike, Qefalia: Qeveria do paraqesë nesër masat mbrojtëse! Malko: Me këtë krizë, Rama i dha dorë Bashës të largojë vëmendjen nga Berisha

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e nesërme një konferencë ku pritet të paraqesë programin me masat mbrojtëse të shtresave në nevojë ndaj asaj që paralajmëroi krizës energjetike. Këtë e konfirmoi edhe deputeti i PS, Xhemla Qefalia, i cili tha në "Repolitix" në Report Tv se në foks të qeverisë do të jenë shtresat në nevojë dhe biznesi i vogël.

     
  • VIDEO

    Berisha asnjë fjalim në foltoren e Kuvendi, ish-anëtari i Këshillt Kombëtar në PD: Po foli përçan partinë! Deputeti Qefalia: PD lufton kush do marrë rolin e protagonistit

    TIRANË- Sali Berisha, i përjashtuar tashmë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ende nuk ka mbajtur asnjë fjalim në foltoren e Kuvendit, por ka vijuar me "foltoren" e tij, qytet më qytet. Në vend që akuzat e tij dhe "hallet e popullit" t'i thotë në Kuvend, për ku dhe është votuar, Berisha endet rrugëve me militantët e tij. Po pse ende nuk ka folur në Kuvend Berisha? Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Malko, i ftuar në 'Repolix' thotë se nëse Berisha flet në foltoren e parlamentit nuk do të sjellë asgjë tjetër përveçse përçarjen e partisë Demokratike. Prandaj, sipas tij Berisha është i detyruar të bëjë këtë sjellje.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv