-
VIDEO
Ylli Merja: Kolesteroli, ja si mund të kurohet përmes metodave natyrale në një kohë të shkurtër
Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ mjeku popullor Ylli Merja shpjegoi se si mund të kurohet kolesteroi nëpërmjet metodave natyrale dhe bimëve medicinale.
-
VIDEO
Kërkesa e PD për 3 komisionet hetimore, burime nga PS: Mazhoranca nuk do të votojë 'Bechettin', votë pro '25 prillit' dhe 'inceneratorëve' me ndryshim objekti
Partia Socialiste duket se ka arritur në një vendim sa i përket kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.
Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS bëjnë me dije se mazhoranca do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becheti” ndërsa për “inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore” do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Cungje pule, thjeshtë dhe shpejtë
CUNGJE PULE
Përbërësit:
5 cungje pule
1 lç spec i kuq
1 lç piper i zi
1 lç turmerik
1 lgj pastë domate
2 thelpinj hudhër
1 lgj kos
2 lugë kripë
5-6 lugë vaj
1/2 lç fara speci degës
Përgatitja:
Cungjet e pulës i lajmë, i thajmë dhe i bëjmë prerje me thikë.
Bashkojmë të gjithë përbërësit e salcës: specin e kuq, piperin e zi, farat djegëse, turmerikun, hudhrën, salcën e domates, kosin, kripën dhe vajin.
Në një tigan ose tenxhere të sheshtë vendosim letër pjekje, sipër vendosim cungjet e pulës. Mbi cungjet shtrojmë salcën. Me anësoret e letrës së pjekjes mbulojmë cungjet. Presim dhe një letër tjetër pjekje që ta mbulojmë si kapak. Vendosim kapakun dhe në këtë mënyrë bëhet zierje-pjekje njëkohësisht.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Bamje në furrë me salcë domatesh dhe majdanoz
BAMJE NË FURRË
Për bamjet:
500 gr bamje
1/2 lgj uthull ose verë
1/2 lgj kripë
1/2 filxhan vaj ulliri
1 qepë të thatë
1 lugë supe salcë domate (pure)
Për salcën:
3 domate të pjekura
1 lgj vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
1/2 lugë kafeje sheqer
1/2 tufë majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht lajmë bamjet, i vendosim në kulle së për të larguar ujin. Më pas pastrojmë kokat, i spërkasim me kripë dhe i shpërndajmë në tavë duke i spërkatur me uthull. Në furrën që kemi ngrohur, e fikim dhe vendosim tavën.
Më pas vendosim një tigan në zjarr të fortë. Bamjet ashtu siç i kemi (nuk i shpëlajmë nga uthulla) pa vaj i vendosim të thahen mirë për rreth 3 minuta. Shtojmë më pas tek bamjet 1/4 e filxhanit me vaj ulliri dhe i kaurdisim për 2-3 minuta në zjarr të mesëm. Shtojmë qepën dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta derisa qepa të bëhet transparente.
Vendosim në tavë pelten e domates dhe më pas bamjet. Hedhim 1/2 filxhan ujë dhe i vendosim në furrë në 180 gradë për 50 minuta.
Për salcën e domates:
Presim domatet në kubikë të mëdhenj. I vendosim në një tenxhere pa vaj, i spërkasim me kripë dhe i lemë për 15 minuta në zjarr të avashtë që të përthithen lëngjet dhe të bëhen pelte. Salca duhet të mos jetë e hollë. Në fund shtojmë hudhrat, vajin e ullirit, sheqerin dhe piperin.
-
VIDEO
Dy muzeumet e shkollës Gjovalin Gjadri
Mësuesi I vjetër dhe drejtori I shkollës Gjovalin Gjadri në fshatin Gjadër, flet mbi iniciativën e tij mbi celjen e dy muzeumeve në mjediset e shkollës së fshatit.
-
VIDEO
Dy muzeumet e shkollës Gjovalin Gjadri
Stina e vjeshtës na sjell në fshatin Gjadër të Lezhës, në shkollën e mesme të përgjithshme Gjovalin Gjadri, emër I njohur si një ndër arkitetktët më të mirë në konstruksionin dhe ndërtimin e urave në Shqipëri. Ndalesë në dy muzeumet e shkollës, përgatitur nga mësuesi I vjetër dhe pasionant, drejtori I shkollës Hasan Muca. Oda zadrimore, si pjesë e trashëgimisë kulturore në fshatin Gjadër dhe më pas, muzeu I shkollës, ku në stenda të vecanta qëndrojnë dhjetra objekte si pjesë e memories dhe ndërgjegjes së brezave që mesuan në shkollën e fshatit. Ndiqni reportazhin “Dy muzeumet e shkollës Gjovalin Gjadri” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Muzeu i shkollës Gjovalin Gjadri
Muzeu i shkollës Gjovalin Gjadri, celur në vitin 1955. Drejtori I shkollës sjell mbresa dhe kujtime nga brezat që mësuan dhe dhanë mësim në këtë shkollë, duke theksuar se të gjitha objektet e muzeut shërbejnë si pjesë e ndërgjegjes së komunitetit të fshatit Gjadër.
-
VIDEO
Oda Zadrimore, muzeu etnografik i shkollës
Mbi 200 objekte të vjetra, kryesisht vegla pune, enë kuzhine, veshje karakteristike zadrimore, qëndrojnë në muzeun etnografik të shkollës Gjovalin Gjadri – Lezhë
-
VIDEO
Kriza energjisë, e çmimeve dhe varfëria
Në një kohë kryeministri Edi Rama ka shpallur emergjencën energjetike në vend, deputeti i PD Arbi Agalliu, thotë në Report Tv në emisionin 'Pa Protokoll', se Rama nuk ka dhënë asnjë masë, por merr propozimet e demokratëve dhe i sjell ato si të tijat. Sipas tij, kjo krizë tregon keqmenaxhimin e OSHEE, vjedhjen e korrupsionin që qeveria ka bërë.
-
VIDEO
Rritja e çmimeve, ekspertët në 'Pa Protokoll': Shqiptarët do përballen me vështirësi të mëdha ekonomike! Deputeti i PD, Agalliu: Rama na vjedh propozimet
Në një kohë kryeministri Edi Rama ka shpallur emergjencën energjetike në vend, deputeti i PD Arbi Agalliu, thotë në Report Tv në emisionin 'Pa Protokoll', se Rama nuk ka dhënë asnjë masë, por merr propozimet e demokratëve dhe i sjell ato si të tijat. Sipas tij, kjo krizë tregon keqmenaxhimin e OSHEE, vjedhjen e korrupsionin që qeveria ka bërë.
-
VIDEO
Korrupsion në tenderin 1 mln dollarë për kanalin 'Agro', SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit
TIRANË- Një tender korruptiv në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK ka bërë arrestimin e tyre mbrëmjen e sotme, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg’.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.
-
VIDEO
‘Djali lëngonte në spital,gruaja mori lekët dhe iku’
I mbetur vetëm, pas divorcit me bashkëshorten në vitin 2018 70-vjecari nga Kucova Bashkim Malaj vjen të rrëfejë historinë e jetës dhe arsyet pse i dha fund një martese që zgjati 27 vite. Vinte nga një martesë e parë, pasi bashkëhsortja e parë ndërroi jetë la dy fëmijë. Bashkimi vendosi të krijoi një tjetër familje me Shkëndije Xhamxhiu po nga I njëjti qytet me të cilën u martua në vitin 1989. Ata u bënë prindër të një djali ndërsa emigruan që herët drejt Greqisë. Aty jetuan sëbashku deri në vitin 2013, kur me kthimin në Shqipëri konfliktet mes çiftit u shtuan edhe më shumë. Mesa duket marrëdhënie mes ciftit kishte nisur krisjet e para që prej fillimit, por për hir të djalit Bashkimi duroi vite të gjata bashkëjetesë në të njëjtën çati me gruan e cila sipas tij, nuk ishte më e njëjta. Me mbështjeten e familjes, të cilët për cdo konflikt në familje bënin fajtor burrin e saj Bashkimin, ky i fundit në vitin 2011 mori hapin i pari për të kërkuar divorcin. Ajo nuk e donte një gjë të tillë dhe kësjhtu çifti i dhanë një mundësi të dytë njëri-tjetrit për të vazhduar përpara. Por edhe pas kësaj asgjë nuk ndryshoi mes tyre, përkundrazi konfliktet vijuan. Në shkurt të vitit 2018 do të ishte gruaja ajo që do t’i kërkonte divorcin Bashkimit duke e denoncuar për dhunë në familje. Ai pretendon se jo vetëm një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por se ai është dënuar me pa të drejtë me 6 muaj burg për dhunë në familje, edhe pse çifti ishin divorcuar. 70-vjecari pretendon se është ai viktimë, pasi sipas tij ish-bashkëshotja ka ushtruar dhunë psikologjike tek ai. Pas vendimit të Gjykatës dhën më, cifti I cili ende nuk ka bërë një ndarje pasurie, duhet të jetonin në të njëjtën banesë. Por për Bashkimin që gjë nuk kishte kuptim ndaj ai e ka dëbuar ish-gruan nga banesa dhe për këtë ajo është pajisur edhe me urdhër mbrojtje. Ish-bashkëshortja 64-vjecare është larguar në Greqi, ku po qëndron tek djali, ndërsa Bashkimi jeton në banesën e tij në Kuçovë.