• VIDEO

    Kungulleshka të mbushura me salcë beshamel nga zonja Albana

    Kungulleshka të mbushura me salcë beshamel

    Përbërësit:

    • 8 kungulleshka të njoma
    • 250 gr mish i grirë
    • 1 filxhan kafeje oriz
    • 2-3 qepë mesatare
    • 1-2 tufë koper
    • Kripë, piper

    Për salcën beshamel:

    • 2 lugë gjelle gjalpë
    • 2 lugë gjelle miell
    • 2-3 filxhanë çaji qumësht
    • 1 filxhan çaji lëng nga kungulleshkat
    • 2 të verdha veze
    • Pak lëng limoni
    • Kripë, piper sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Kungulleshkat e njoma qërohen lehtë me thikë të dhëmbëzuar, duke u bërë disa vijëzime. Me majën e thikës u hiqet zemra nga brenda, në mënyrë që të krijohet vendi për mbushjen. Përgatitet mbushja duke bashkuar mishin e grirë me qepët, orizin gjysmë të zier, kripë, piper, kopër. Të gjitha përzihen mirë derisa të bëhen një masë homogjene. Me këtë përzierje mbushen kungulleshkat. Vendosen në një tenxhere me fund të gjerë, ngjitur me njëra-tjetrën. Sipër u vihet një pjatë për t’i mbajtur në vend. Hidhet pak ujë ose lëng mishi si dhe pak kripë, mbulohet tenxherja me kapak dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 30-40 minuta. Ndërkohë përgatitet salca beshamel. Në një tenxhere kaurdiset lehtë mielli me gjalpin. Shtohet gradualisht qumështi, lëngu i kungulleshkave dhe përzihet vazhdimisht derisa salca të trashet. Hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet pak dhe më pas shtohen të verdhat e vezëve, pak lëng limoni, kripë dhe piper. Pasi kungulleshkat të jenë gati vendosen në pjatë, sipër mbulohen me salcën beshamel dhe spërkaten me kopër të grirë hollë.

  • VIDEO

    Patate frikase në qumësht / Shije speciale nga zonja Albana

    Patate frikase

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 1 qepë mesatare
    • 2 karrota
    • 500 ml qumësht
    • 2 vezë
    • 1 limon (sipas dëshirës)
    • 3-4 fije majdanoz i freskët
    • Kripë, piper i zi
    • Ujë ose pak lëng mishi

    Përgatitja:

    Lajmë patatet, i qërojmë dhe i presim në kubikë mesatarë. I mbajmë në ujë të ftohtë që të mos nxihen. Qërojmë qepën dhe e grijmë hollë, ndërsa karrotat i presim në kubikë të vegjël. Në tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet lehtë. Shtojmë karrotat dhe i lëmë të marrin pak shije. Shtojmë patatet dhe hedhim ujë ose lëng mishi aq sa t’i mbulojë. I lëmë të ziejnë në zjarr mesatar derisa të zbuten, por pa u shpërbërë. Ngrohim qumështin veçmas dhe e shtojmë në tenxhere. E lëmë gjellën të marrë edhe 2–3 valë të lehta. Në një tas rrahim vezët me lëngun e limonit. Marrim pak nga lëngu i nxehtë i gjellës dhe e shtojmë ngadalë te veza, duke e përzier vazhdimisht. Më pas hedhim këtë përzierje në tenxhere, larg zjarrit, që të mos pritet. Shtojmë majdanozin e grirë hollë, pak piper të zi dhe e shërbejmë të ngrohtë.

  • VIDEO

    Qeveria heq skemën e naftës, Salla: Kemi rritur mbështetjen për tufat

    Skema Kombëtare për bujqësinë për vitin 2026 nuk do të përfshijë më furnizimin e fermerëve me naftë pa taksa, një nga format kryesore të mbështetjes që aplikohej prej vitit 2021 për uljen e kostove në prodhim.

    • VIDEO

      'Rreth 1 milion euro kosto e shtuar'/ Transporti publik në kolaps, Memaj zbulon: Numri i autobusëve…

       

      Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar edhe te transporti publik. Dashnor Memaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas tha sot në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ se kjo është një situatë emergjente për transportin.

    • VIDEO

      Çfarë shkruanin gazetat më 31 mars 1993/ Socialistët akuzojnë Kryetarin e Kuvendit Arbnori për presion dhe diversion, PD merr mbështetje në Gjermani

      Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

       

      Në shtypin e shkruar të 33 viteve më parë, më 31 mars 1993, gazetat politike pasqyronin qëndrimet e partive. Në ZP (Zëri i Popullit), organ i Partisë Socialiste në opozitë, shkruhej për seancën në Kuvend të një dite më parë. Përfaqësuesit e PS në Kuvend akuzonin Pjetër Arbnorin, kryetarin e Kuvendit, për presion dhe diversion ndaj grupit të tyre për votimin e ligjeve të caktuara. Ndërkaq, RD (Rilindja Demokratike) pasqyronte gjerësisht, si kryeartikull, vizitën në Gjermani të një delegacioni të Partisë Demokratike dhe mbështetjen që mori kjo parti.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 31 mars 2026

       

      Titujt e gazetave për sot, nga babai i Vis Martinajt thotë se djalin e tij e vranë në Durrës te sot nata historike për Kosovën që ëndërron Botërorin e deri tek pse ndodhin sherret në PD?

    • VIDEO

      Bota Report | A do të mbarojë lufta në Iran më 9 prill? Eksperti Ilir Aliaj: Konflikti po kushton miliarda, Trumpit i ka hasur sharra në gozhdë

       

      Ndërkohë lufta po kthehet në barrë për SHBA-të, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë politik. Kjo, sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, është një tjetër tregues që lufta nuk e ka të gjatë.

    • VIDEO

      Ndërpritet emisioni! Spartak Ngjela: Bie niveli… Ç’punë kam me Sali non gratën

      Pasi Skënder Hita u zgjodh si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i menjëhershëm ishte reagimi i kryedemokratit Sali Berisha, i cili e cilësoi atë si të lidhur me krimin e organizuar.

      Lidhur me këtë koment të Berishës, Spartak Ngjela tha se kryedemokrati nuk flet kurrë me fakte, por sipas tij, kërkon të njollosë figura të ndryshme përmes akuzave të paprovuara.

      Më tej Ngjela nuk pranoi të komentonte mbi qëndrimet e Berishës, pasi sipas tij, kreu i PD-së është i shpallur non grata në SHBA dhe BE.

    • VIDEO

      Si do të jetë moti në prill? Meteorologia Rezarta Xhakollari për Report TV: Vranësirat dhe reshjet vazhdojnë, ja kur vjen pranvera

      Nga fundjava e parë e prillit moti nis të përmirësohet gradualisht, me më shumë kthjellime dhe rritje temperaturash. Ndërsa pas datave 10-12 prill pritet të rikthehet i ngrohti i vërtetë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 26 gradë, duke sjellë më në fund një ndjesi tipike pranverore.

    • VIDEO

      U përjashtua nga PD, Rudina Alla flet për Report Tv: Berisha po e çon partinë drejt greminës! Kam sakrifikuar shumë për këtë forcë politike

      Përjashtimet sipas Allës, vetëm sa dëmtojnë dhe tkurrin më tej Partinë Demokratike, duke e bërë një alternativë jo të besueshme në sytë e qytetarëve.

      • VIDEO

        Protesta para Parlamentit kundër resortit të Ulajt, banorja e Rrjollit për Report Tv: Qëndrimi i PD për të ardhur keq, deputeti demokrat mori pjesë në takimet tona me ‘Gener 2’

        Banorja e fshatit Rrjoll të Velipojës, Luçiana Kokaj, është shprehur se në Parlamentin e Shqipërisë bëhen ligje në favor të një grushti njerëzisht dhe jo për interesat e gjithë shqiptarëve.

      • VIDEO

        'Flamur Noka është gomari i Saliut'- Alesia Balliu flet pas përjashtimit nga PD: Berisha ka frikë garën, më renditi krah Azem Hajdarit!

        Juristja Balliu nuk i kurseu akuzat as ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokës, për të cilin tha se ka horizont të kufizuar mendor dhe se roli i tij në PD është ai i 'gomarit' të Sali Berishës.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv