• VIDEO

    Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Mars 2026 – Receta / Fuqia e fshehur e rozmarinës, bima që forcon kujtesën dhe pastron trupin

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mashurka me salcë të kuqe / Supë krem patate me spinaq / Sardele në tenxhere me presion.

    Rozmarina është një nga bimët më të vjetra dhe më të çmuara në mjekësinë natyrore, e njohur për aromën e saj të veçantë dhe për vetitë e shumta shëruese që ka ofruar ndër shekuj. Që nga kohët e lashta, ajo është përdorur jo vetëm si erëz në kuzhinë, por edhe si një aleat i fuqishëm për shëndetin e trurit dhe të gjithë organizmit. Në kultura të ndryshme, rozmarina është lidhur me përmirësimin e kujtesës, rritjen e përqendrimit dhe mbështetjen e qartësisë mendore. Në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, zbulojmë “fuqinë e fshehur” të rozmarinës dhe mënyrën se si ajo ndikon drejtpërdrejt në funksionet e trurit, duke ndihmuar në forcimin e kujtesës dhe në luftimin e lodhjes mendore. Por përfitimet e saj nuk ndalen këtu, rozmarina është gjithashtu një mbështetëse e rëndësishme e sistemit imunitar, duke ndihmuar trupin të mbrohet nga faktorët e jashtëm dhe të ruajë një ekuilibër të shëndetshëm. Për më tepër, kjo bimë e jashtëzakonshme luan një rol të rëndësishëm në pastrimin natyral të organizmit, duke ndihmuar në qarkullimin e gjakut dhe në përmirësimin e funksionit të organeve kryesore si mëlçia dhe sistemi tretës. E thjeshtë në përdorim, por e fuqishme në veprim, rozmarina mund të bëhet lehtësisht pjesë e përditshmërisë sonë. Në “Rreze Dielli” me Ylli Merjan, eksplorojmë më në thellësi vlerat, përdorimet praktike dhe këshillat më të rëndësishme për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë dhuratë të natyrës.

  • VIDEO

    'Spiropali e di mirë ku ka gabuar', Hoxha zbulon prapaskenat: Belinda do bëhej kryeministre në 2030

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    Ju bien flokët? Përzieni rozmarinën me… MREKULLI për flokët / Ylli Merja tregon sekretin

    Rozmarina MREKULLI për flokët / Ylli Merja tregon sekretin si ta përdorni në skalp dhe flokë

  • VIDEO

    Do Habiteni! Çfarë i bën ROZMARINA trurit dhe trupit tuaj / Ja si ta përdorni

    Rozmarina është një nga bimët më të vjetra dhe më të çmuara në mjekësinë natyrore, e njohur për aromën e saj të veçantë dhe për vetitë e shumta shëruese që ka ofruar ndër shekuj. Që nga kohët e lashta, ajo është përdorur jo vetëm si erëz në kuzhinë, por edhe si një aleat i fuqishëm për shëndetin e trurit dhe të gjithë organizmit. Në kultura të ndryshme, rozmarina është lidhur me përmirësimin e kujtesës, rritjen e përqendrimit dhe mbështetjen e qartësisë mendore.

    Në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, zbulojmë “fuqinë e fshehur” të rozmarinës dhe mënyrën se si ajo ndikon drejtpërdrejt në funksionet e trurit, duke ndihmuar në forcimin e kujtesës dhe në luftimin e lodhjes mendore. Por përfitimet e saj nuk ndalen këtu, rozmarina është gjithashtu një mbështetëse e rëndësishme e sistemit imunitar, duke ndihmuar trupin të mbrohet nga faktorët e jashtëm dhe të ruajë një ekuilibër të shëndetshëm. Për më tepër, kjo bimë e jashtëzakonshme luan një rol të rëndësishëm në pastrimin natyral të organizmit, duke ndihmuar në qarkullimin e gjakut dhe në përmirësimin e funksionit të organeve kryesore si mëlçia dhe sistemi tretës. E thjeshtë në përdorim, por e fuqishme në veprim, rozmarina mund të bëhet lehtësisht pjesë e përditshmërisë sonë. Në “Rreze Dielli” me Ylli Merjan, eksplorojmë më në thellësi vlerat, përdorimet praktike dhe këshillat më të rëndësishme për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë dhuratë të natyrës.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' | Krizë globale nga lufta/ Eksperti ngre alarmin: Huthët do të...

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Mashurka me salcë të kuqe nga zonja Albana

    Mashurka me salcë të kuqe

    Përbërësit:

    • 1 kg mashurka
    • 1 qepë e grirë
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 1–2 domate ose 1 lugë salcë domate
    • 2 filxhanë të vegjël ujë / lëng mashurkash
    • Kripë, piper
    • Kopër ose majdanoz

    Përgatitja:

    Pastrojmë mashurkat dhe i ziejmë për 8–10 minuta me pak ujë dhe kripë. Në tigan skuqim qepën me vaj. Shtojmë domaten ose salcën dhe vijojmë me kaurdisjen 2–3 minuta. Shtojmë pak ujë, kripë, piper. Hedhim salcën mbi mashurkat. Vendosim kapakun dhe i lëmë derisa të zbuten plotësisht. Në fund shtojmë kopër ose majdanoz.

  • VIDEO

    Supë krem patate me spinaq nga zonja Albana

    Supë krem patate me spinaq

    Përbërësit:

    • 1 patate mesatare
    • 4–5 degë spinaq
    • 2–3 degë majdanoz
    • 1 lugë kafeje gjalpë ose ajkë qumështi
    • 1 gotë e gjysmë ujë
    • Pak kripë

    Përgatitja:

    Ziejmë pataten e prerë në kubikë në ujë të vluar. Shtojmë spinaqin dhe majdanozin e larë mirë. I lëmë të ziejnë rreth 10 minuta. I kalojmë në blender ose i shtypim derisa të bëhen krem. Rregullojmë trashësinë me pak nga lëngu i zierjes. Në fund shtojmë gjalpë ose ajkë qumështi. Për një shije më të plotë, sipër mund të shtojmë pak vaj ulliri, krutonë të vegjël ose pak vezë të zier të grirë.

  • VIDEO

    Sardele në tenxhere me presion nga zonja Albana

    Sardele në tenxhere me presion

    Përbërësit:

    • 1 kg sardele
    • 2 filxhanë kafeje vaj
    • 2-3 gjethe dafine
    • Kripë, piper, rigon

    Përgatitja:

    Sardelet pastrohen mirë, lahen dhe kullohen. Vendosen në tenxhere me presion, shtohen kripë, piper, rigon sipas dëshirës, gjethe dafine dhe vaj. Mbyllet tenxherja dhe lihen të ziejnë me presion. Sipas dëshirës mund të shtohet edhe hudhër për më shumë aromë. Shërbehen me patate të ziera dhe feta limoni.

  • VIDEO

    Paralajmërimi i fortë i ekspertit Emini: Mungesë naftë dhe ushqimesh në botë nëse rebelët Huthi...

     

    Nefail Emini, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka ngritur alarmin për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar pasoja të rënda për ekonominë globale. Sipas tij, përshkallëzimi i konfliktit dhe përfshirja e rebelëve Huthi mund të shkaktojnë tronditje gjeopolitike, rritje të çmimeve të naftës dhe rrezik për mungesa ushqimore. Këto zhvillime, thekson Emini, mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në tregjet dhe ekonominë shqiptare.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 30 mars '96/ Mbyll punimet Kuvendi i viteve '92-'96 dhe nis beteja e zgjedhjeve të reja, deputetët duan privilegje të përjetshme e armë

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në shtypin e shkruar të datës 30 mars 1996-të pasqyrohej gjerësisht mbarimi i legjislaturës së 2-të të Kuvendit në Shqipërinë post komuniste. Ai Kuvend i vitete 1992-1996 edhe sot përkufizohet si më cilësori pasi deputetë kanë qënë edhe personalitete jo vetëm nga fusha e politikës si Robert Ndrenika, Teodor Keko ,Rexhep Uka e të tjerë. Në Gazetën Shqiptare shkruhej: “ Deputetët: Lamtumirë Kuvend” ndërsa në Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky : “ Lamtumirë Parlament”. Edhe në botimet politike mbyllja e Kuvendit dhe nisja e betejës së ashpër për zgjedhjet e 26 majit pasqyrohet gjerësisht.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 30 mars 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Braçe sfidon Ramën e vetëofrohet si kandidat për Tiranën te pas Durrësit valë përjashtimesh edhe në PD-në e Elbasanit e deri tek çfarë po ndodh në PS?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv