-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 6 maj 2021, Nisma për shkarkimin e Presidentit Meta?
Diskutime dhe debate në studio. Telefonuesit flasin për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit Meta.
-
VIDEO
“Do na vrisnin bandat” zonja rrëfen se votoi e tmerruar më 25 prill: Me fat që kemi Ramën, ja pse
Një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se Presidenti Ilir Meta duhet shkarkuar pasi përhapi panik. Ajo sqaroi se personalisht ka votuar që në mëngjes herët dhe e tmerruar pasi kishte frikë. Më pas telefonuesja e mbylli duke thënë se jemi me fat që kemi Ramën në drejtim.
-
VIDEO
“Për 50 mijë lekë nuk bëja kurrë 6 vite burg” zonja e thotë troç:S’na erdhi njeri tek dera për votën
Çështja e manipulimit të zgjedhjeve dhe e shit-blerjes së votës ishte pjesë e diskutimit të një zonje nga Fieri në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Zonja tha se asaj nuk i ka ardhur asnjë njeri tek dera t’i blinte votën dhe e tha troç se për 50 mijë lekë ajo kurrë nuk e shiste votën se do përfundonte në burg.
-
VIDEO
Skenari që zotëria nuk do që ta besojë: Basha kryetar Kuvendi dhe PD merr disa ministri
Në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv telefonoi një zotëri që sqaroi se sipas tij ftesa e Ramës për Bashën nuk është për bashkëqeverisje. Gjithsesi ai zbuloi edhe një skenar që nuk do donte që ta besonte kur tha: Basha kryetar Kuvendi dhe PD merr disa ministri. Ndiqeni qëndrimin e tij.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 6 Maj 2021
Titujt e gazetave per sot, nga shtese deri ne 24% per pensionet te disfata personale e Berishes me 25 prill dhe profecia e Genc Rulit e deri tek bujrum... per cfare?
-
VIDEO
Taip Hoxha: S'kam prehje pa gjetur eshtrat e vëllait
Taip Hoxha është rritur me dëshpërimin që ndjen një njeri që nuk ka një varr ku të qajë të atin vrarë nga sigurimi i shteit në vitin 1949, po ashtu edhe gjyshin, Kadri Hoxha, i vrarë nga grekët në vitin 1913. Por vite më vonë do të përjetonte këtë tragjedi sërish me pushkatimin e vëllait Ahmetit, dhe kërkimin e gjatë e të dëshpëruar të ështrave të tij
-
VIDEO
Hysni Lepenica: Trimi që fluturonte mes plumbave
Hysni Lepenica ishte mësues, ushtarak, nëpunës shqiptar, udhëheqës çete dhe më tej komandant i Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai jetoi vetëm 43 vite, por jeta e tij ishte aq e ngjeshur me vepra patriotike dhe trimëri, sa, as propaganda e 45 viteve komunizëm nuk mundi t'ia zbehë shkëlqimin. Punoi për arsimin që në vitet e rinisë së hershme, mori pjesë në betejat për mbrojtjen e kufijve në jug e veri të vendit, kundër grekëve e serbëve, luftoi fort për reforma të thella në shoqërinë shqiptare, të viteve '30, përqafoi në politikë idetë social demokrate, dhe luftoi kundër fashizmit deri në frymën e fundit. Fundi tragjik i tij, u shënua në prag të nisjes së Luftës civile në Shqipëri, në shtator 1943, kur ai u vra në betejë, ndërsa donte t'i merrte materialin luftarak ushtrisë së kapitulluar italiane. Pse Enver hoxha dhe komunistët shprehën gëzim për vrasjen e tij dhe cili qe fati i familjes së tij pas vendosjes së regjimti komunist në Shqipëri. Një histori e lavdishme fitoresh e veprash patriotike e pasuar me persekutim për familjem dhe hedhje balte mbi figurën e tij.
-
VIDEO
A do të shkarkohet Ilir Meta? Cili do të jetë fati i Bashës në PD dhe ftesa e Ramës?
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik pas zyrtarizimit në Kuvend të kërkesës së PS për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Zhvillimet në PD dhe pse Rama vazhdon të ftojë sërish PD për bashkëpunim ? Të ftuar në studio Plarent Ndreca, Arben Ristani, Ilir Yzeiri dhe Klevis Balliu.
-
VIDEO
Ftesa e Ramës për bashkëpunim me PD, Ndreca: Basha të mos bëjë prokurorin, por politikanin! Ristani: E dobishme, por takimet Rama-Basha të jenë transparente
Juristi Plarent Ndreca e shkon ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim si të dobishme për vendin sidomos në reformat e thella që lidhen me integrimin. Ndreca tha në 'Repolitix' se kjo ftesë për bashkëpunim i jep mundësi opozitës të orientojë qeverinë aty ku po gabon dhe të thotë fjalën saj që në fund do të përkthehet në një të mirë që i bëhet vendit.
"Ai fton opozitën dhe njeh PD si opozitë të vërtetë. Vijimi i një papjekuri që tregon duke u përfaqësuar nga Basha, fillimi i fitores është që të kesh forcën dhe dinjitetin dhe të pranosh humbjen. Basha nuk është prokuror, por politikan dhe si i tillë duhet të pranonte zgjedhjet. Opozita ka një mundësi që duke bashkëpunuar të orientojë qeverinë aty ku duhet nëse po gabon. Ftesa për bashkëpunim është për të drejtuar vendin aty ku duhet dhe drejt integrimit dhe jo për të bashkëqeverisur, pra frymë bashkëpunimi", tha Ndreca.
Anëtari i kryesisë së PD, Arben Ristani, i cili është një nga demokratë e zhgënjyer që kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, e ka cilësuar po ashtu të dobishëm bashkëpunim PD-PS, por ka kundërshtuar takimet e fshehta dhe jo transparente mes Bashës dhe Ramës. Ai nuk u shpreh kundër takimeve, por kërkoi transparencë në lidhje me to dhe se të mos bashkëpunojnë së basku vetëm për leverdi të përbashkët. Në lidhje me njohjen e zgjedhje, Ristani tha se në momentin që nuk ka pasur kontestime ditën e zgjedhjeve ata janë ligjërisht të njohura dhe rreziku për ripërsëritje të tyre bie.
"Bashkëpunimi PS-PD është i dobishëm, ndërsa takimet Rama-Basha nuk duhet të jenë të fshehta por tërësisht transparente. Opozitarët duhet të ndajnë mendjen se për 4 vite do të kenë Ramën mbi krye dhe shpresoj që PD të futet në një proces riformatimi dhe riskutruktimi se në këtë gjendje që është nuk mund të jetë fituese. Ka një situatë ambigue në këto momente lidhur me zgjedhjet në PD , në momentin kur votat kanë vajtur ne kuti, nga ky moment zgjedhjet nuk rrezikohen më nga kërkesat për pavlefshmëri absolute, pra nuk shkojnë në përsëritje. Dita e votimit është mbyllur pa asnjë ankesë, rreziku për përmbysje bie. Meraku i tyre është se mos parlamenti nuk është i plotë. Edhe deklarimet për mosnjohjen zgjedhjeve erdhën njohja nga DASH nga OSBE dhe e ndërkombëtarëve të tjerë për të mos lejuar pikërisht që parlamenti të mos jetë i plotë. Sigurisht që hetimet për krimet zgjedhore duhet të bëhen por kjo nuk ka të bëjë me faktin që parlamenti të mos jetë i plotë", tha Ristani.
-
VIDEO
Nisma për shkarkimin e presidentit, Ndreca: Shkeli në mënyrë flagrante atë që përfaqëson!
‘Presidenti Ilir Meta ka shkelur në mënyrë flagrantë dispozitat që përfaqëson dhe është rasti tipik për t’u shkarkuar një president Republike’. Kështu ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, juristi Plarent Ndreca, i cili tha se vetë presidenti është dorëhequr, jo me letër por ka dalë nga roli i tij. Po ashtu me tej Ndreca theksoi se Meta sipas tij ka kryer edhe vepër penale, pasi ka bërë thirrje për kryengritje që të marrin qytetarët armët
-
VIDEO
Nisma për shkarkimin e presidentit, Arben Ristani: Është kaotike dhe e paargumentuar!
Për juristin Arben Ristani, procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta janë kaotike dhe krejtësisht të paargumentuara. ‘Si jurist mund të thosha se mua më duket një kërkesë tërësisht kaotike! Neni 90 paragrafi 2 i kushtetutës i cili parashikon se presidenti mund ë shkarkohet kur bën shkelje të rënda të kushtetutës apo kryen një krim të rëndë, është një nen procedural të cilin një jurist do të shoqëronte me një nen material. Ky nen përcakton kompetencën e parlamentit për ta bërë një gjë të tillë. Por do të themi ta shkarkojmë shkelur kushtetutës, por kë nen të kushtetutës. Cilën kompetencë ka ushtruar, që nuk i përmban ligji. Duk ju referuar nenit 94 ka kryer këtë kompetencë që nuk e ka të përcaktuar në ligj. Derisa nuk kemi një akuzë për vepër penale, vijmë tek shkelja e rëndë proceduriale, dhe çfarë ka kryer konkretisht?! E dëgjova Hysin e cila tha se ka penguar lëvizjen e lirë të njerëzve, cilën lëvizje të lirë të njerëzve ka penguar se mua më duket qesharake!? Nga pikëpamja proceduriale mua më duke kaotike dhe e paargumentuar.’- tha Ristani.
-
VIDEO
Shkarkimi i presidentit, Klevis Balliu: Është ‘shashkë’ e radhës e mazhorancës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balli i ftuar në emisionin ‘Repoltix’ në Report Tv, tha se mazhoranca e di shumë mirë se nuk mundet që të shkarkojë presidentin dhe se me datën 9 maj i mbaron afati për të ngritur një komision hetimor dhe të hetojë shkeljet e presidentit