• VIDEO

    Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë te Trauma infermierja

    LEZHË- Është rënduar bilanci i aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, ku ka ndërruar jetë në spital Marjeta Gjergji, që mbeti e plagosur rëndë nga përplasja. Marjeta Gjergji, me profesion infermiere, u dërgua në spitalin e Traumës pas aksidentit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, djali i tyre i mitur dhe vjehrra e viktimës, këta të fundit jashtë rrezikut për jetën.

    Aksidenti u regjistrua rreth orës 12:00 të paradites së sotme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Kakarriqit, ku automjeti i drejtuar nga bashkëshorti i Marjeta Gjergjit me një automjet tjetër, ku paraprakisht shkak dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar. Fatmirësisht, personat që ndodheshin në automjetin tjetër nuk kanë marrë lëndime serioze.Ndërkohë një 15-vjeçar mbeti i plagosur sot po në Lezhë, si pasojë e një tjetër aksidenti të ndodhur rreth orës 10 të paradites së sotme. Aksidenti u regjistrua në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Rrilës, ku një automjet tip "Volsvagen" përplasi të miturin i cili po kalonte rrugën. Ai u dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin me iniciale Ç.M 56-vjeç banues në Lezhë.

  • VIDEO

    ‘Dal tek porta,dhe iu flas fëmijëve në varreza’/Nëna humbet fëmijët:Cohuni bijtë e mi!

    Natasha dhe Simon Çepele, janë çifti 55-vjecarë nga një fshat i Urës-Vajgurore, historia e së cilëve të kthen pas në kohë. Dhembja e dy prindërve që kanë humbur nga kjo jetë dy fëmijët e saj, vajzën 5 vjeçe dhe djalin 18-vjeçar. Dramën e jetës vendosën ta rrëfenin në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV. Cifti jetonë krejt të vetëm, ndërsa rrëfejnë mes lotësh si i ngrysin ditët në vetmi dhe skamje. Për ta nuk ka patur vetëm një plagë, por dhembje pafund. Një kalvar i vuajtjeve, kur vdekja I rrëmbeu nga gjiri i familjes, fillimisht vajzën, e cila u nda nga jeta në vitin 1998. Kemi humbur dy fëmijët nga kjo jetë. Sot jemi vetëm ne të dy, dhe unë kurrë nuk e mendoj të lë bashkëshortin deri sa të mbyll sytë. Me vajzën nuk e di çfarë më ndodhi. Që në lindje ajo pati probleme. Ishte data 27 dhjetor 1998, kur në orën 03:00 të natës, sapo u zgjova e gjeta vajzën në shtrat me një sy të hapur dhe një të mbyllur. Ajo ishte bërë akull, e thërrita por nuk lëvizi. E mora në krah dhe i bëra një dush, atëherë vajza nisi të reagonte, por nuk mundi dot t’ja dilte. Të nesërmen ajo mbylli sytë. Pa u mbyllur ende kjo plagë, një tjetër mbetet ende e hapur në familjen Çepele. Në vitin 2010 djali i vetëm i tyre ndërroi jetë nga epilepsia, në moshën 18-vjeçare. Të gjallë nuk i gëzuan, por edhe të vdekur, teksa prehen në varrezat e fshatit, të dy fëmijët e ndarë nga jeta ndodhen pak metra larg shtëpisë së prindërve. Sa dal tek dera e shtëpisë, përballë kam varrezat. Ju flas gjithmonë fëmijëve. Djali ishte burrë kur ndërroi jetë. Me lot në sy i shohim nga oborri. Flasim me ta dhe u thërrasim, ku jeni o bij? Sot të dy, pas fatkeqësive që pësuan jetojnë në kushte tejet të vështira. Me peshën e dhembjes mbi supe, me borxhe, por edhe me përbuzjen e njerëzve të dy bashkëshortët moshatarë jetojnë në mjerim, në një banesë të rrënuar 130-vjeçare, duke u kujdesur për njëri-tjetrin. Odeta Dume: Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar gjithë këto dhembje ’Do pyesësh ti, pse unë nuk po qaj tani ? Shpirti ma di sip o duroj, jam bërë e fortë, por sapo të dal nga kjo studio, murit me kokë do t’i bie’- përlotet nëna në studio.

    #pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    COVID-19, Gjermania heq Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’, mjeku: Shqiptarët pranohen dhe pa test negativ

    Gjermania ka hequr Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’ e vendeve që paraqesin rrezikshmëri të lartë sa i përket infeksioneve të COVID. Mjeku shqiptar në Gjermani, Drilon Çupi, tha në një intervistë “Skype” për “Report TV” se ky vendim u morë pasi Shqipëria vlerësohet si vend që nuk ka rrezikshmëri të lartë. Kjo sipas tij do të thotë se shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë nuk do të duhet të karantinohen dhe po ashtu nuk do të paraqesin më as test negativ të COVID.

    “Gjermania ka hequr Shqipërinë së bashku me Maltën nga shtetet me rrezikshmëri të lartë për infektimet me COVID-19. Shqipëria sipas autoriteteve gjermane kanë vlerësuar se janë vende që nuk kanë rrezikshmëri të lartë. Për Shqipërinë është bërë një vlerësim për shifrat,, në rritjen e incidencës dhe për reagimin e shtetit kundrejt infeksioneve dhe sa kapacitet spitalor. Kjo ka rëndësi për Shqipërinë sepse shqiptarët që do shkojnë në Gjermani nuk kanë më nevojë për karantinë dhe nuk do t’u duhet të paraqesin një test negativ të COVID.”, tha ai.

    E në fakt, prej disa javësh tashmë, numri i infeksioneve ditore me COVID dhe viktimave ka pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa Shqipëria është hequr edhe nga harta e kuqe e COVID në botë. Ky përmirësim i situatës vjen edhe si pasojë e vaksinimit masiv në vend që po vijon me ritme mjaft të shpejta, ku sipas shifrave të publikuara një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani janë kryer në total 572 226 vaksinime.

     

     

  • VIDEO

    U zgjodh deputet më 25 prill, Lavdrim Krashi: Fitorja e PS historike! Incidenti në Maqellarë po hetohet

  • VIDEO

    Zak Topuzi për Report Tv: Turizimi më i lëhtësuar prej vaksinimit, baza e tij edhe këtë vit do të jetë ai patriotik

    Kryetari i ‘Shoqatës Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi gjatë një interviste për Report Tv, tha  se edhe këtë vit, baza e turizmit do të jetë ai patriotik. Shqiptarët e Kosovës sipas tij do të jenë besnik të bregdetit Shqiptar edhe këtë sezon. Por me vaksinimin që po jep efekte pozitive, nuk do të mbeten pas edhe shtetasit e huaj.

    “Do të jetë një sezon më mirë se viti 2020. Kjo falë situatës së përmirësuar të COVID. Ndikimi kryesor është Evropa. Tentativat që po bëjnë Spanja, Greqia dhe Italia po ndikojnë për të marrë disa iniciativa hapje totale nga Bashkimi Evropian. Nuk është vetëm Evropa pjesë e rëndësishme e tregut turistik, por të gjitha vendet e lindjes. Vaksinimi ka marrë përmasa relativisht normale. Shpresojmë që ky vit, përveç turistëve Evropian të kemi dhe lëvizje nga vendet e tjera.

    Shqipëria ka qenë dhe vjet e hapur dhe kjo bëri që ne të jemi më mirë se vendet e rajonit. Shpresojmë që vaksinimi të krijoje një frymë pozitive. Pasaporta e vaksinimit po diskutohet gjatë. Lëvizjet e turistëve do ketë dhe pa këto standarde. Pas një situate të vështirë që ka krijuar industria, vendet e tjera po hapen për herë të parë. Mendohet që do të ketë një lëvizje më tepër se sa pritej. Të flasim për para dy javësh, gjendja ishte shumë e keqe. Po binden dhe njerëz që kanë qenë skeptik. Po bëjnë vaksinën. Sigurisht dhe turizmi i brendshëm do të jetë një aspekt i rëndësishëm. Besoj se si fillim, pjesa më e madhe e turistëve do lëvizin me mjetet e tyre dhe do jetë diçka pozitive. Pastaj akoma ka filluar dhe linjat e avionëve ‘loë coast’. E përgjithshmja është pozitive. Janë përgatitur. Kanë dhe probleme të stafeve. Po ndihet mungesa e punonjësve të specializuar. 

  • VIDEO

    Përshtati godinën pranë karburantit për kultivimin e bimëve narkotike, një i arrestuar në Lushnje

    Një person është arrestuar ditën e sotme në Lushnje nga sektori i antidrogës, pasi kishte përshtatur një godinë të braktisur pranë një karburanti për kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

    I arrestuari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, në një godinë që ndodhej pranë një karburanti të braktisur që në 2004, kishte krijuar një sistem të mirëfilltë të kultivimit të lëndëve narkotike, ku përmes llambave ndriçuese mundësonte rritjen e bimëve narkotike.

    Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan edhe materiale të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të personave të përfshirë dhe se kujt i përket godina e braktisur pranë një karburanti që ishte jashtë funksionit që në 2004 në zonën e e njohur si 'Pushimi i Shoferit' në Lushnje jo shumë larg autostradës.

    Nuk dihen ende detaje nga ngjarja, ndërsa pritet reagimi zyrtar i policisë në lidhje me arrestimin dhe kultivimin e drogës në godinën e përshtatur.

  • VIDEO

    Miratohet Kodi i ri Rrugor, i hap rrugën rifillimit të kolaudimit! Gazetari Sokol Dema: Masa të rrepta për shkelësit

    Është miratuar në Kuvend, Kodi i ri Rrugor që synon të ulë numrin e aksidenteve si dhe të ashpërsojë masat ndëshkuese për të gjithë shkelësit e rrugës, si për drejtuesit ashtu edhe kalimtarët.

    “Parandalimi më efikas i aksidenteve rrugore dhe përshtatja e ligjit me përmirësimet e sistemeve të brendshme ose kalimit në shërbimet online që ju ofrohen qytetarëve. Me ndryshimet që miratohen sot në kodin rrugor ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për përdorimin e alkoolit, për  përdorimin e celularit ose në rast se ju kryeni shkelje të përsëritura”, u shpreh Hysi.

    Me miratimin e tij i hapet rruga edhe rifillimit të procesit të kolaudimit i bllokuar që prej muajit janar 2021.

    “Projektligji i propozon të ri-përcaktojë afatet dhe frekuencën për kryerjen e kontrolleve teknike të automjeteve, kur mjetet janë të reja ose të përdorura”, tha Hysi.

    Pas hyrjes në fuqi të projektligjit kontrolli për mjetet e përdorura do të kryhet një herë në 2 vite dhe për mjetet e reja që hyjnë për herë të parë në vend kolaudimi do të kryhet pas 3 vitesh. Ndërsa mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit.

     

  • VIDEO

    Nënë e bir të humbur/Babai nga USA:Më ndihmoni të gjej djalin, po vuaj mungesën e tij

    I mituri humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirela Zefin në gusht të 2019 pasi u larguan nga Amerika, por që nga kërkimet e familjarëve u zbulua nga sistemi TIMS se 35-vjecarja bashkë me djalin 9 vjeç kishin hyrë në Shqipëri. Që nga ai moment pista e kërkimeve u përqëndrua brenda territorit shqiptar, kjo nisur edhe nga informacionet që mbërritën live në emisionin ’Pa Gjurmë’ se Mirela bashkë me djalin e saj ishin strehuar përgjatë muajve të verës në një banesë me qira në zonën e njohur si Çezma e Ferrës në Durrës. Por me rikthimin e kësaj historie herë pas here të tjera dëshmi zhvendosën vendodhjen e nënë e bir në qytetin e Shkodrës. Aty ku sërish nuk u gjetën gjurmë të tyre. Këtë të martë të tjera dëshmi ndryshojnë sërish vektorin, duke na drejtuar në Tiranë. Nga një telefonatë live në studio dyshohet se është parë në kamëz 10 ditë më parë, ndërsa është identifikuar nga një varëse identike si në një nga fotot e bëra publike.

  • VIDEO

    ‘Dal tek porta dhe iu flas fëmijëve në varreza’. Rrëfimi rrëqethës i një nëne që ka humbur dy fëmijët: Ngrihuni bijtë e mi!

    Dramën e jetës vendosën ta rrëfenin në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV. Cifti jetonë krejt të vetëm, ndërsa rrëfejnë mes lotësh si i ngrysin ditët në vetmi dhe skamje. Për ta nuk ka patur vetëm një plagë, por dhembje pafund. Një kalvar i vuajtjeve, kur vdekja I rrëmbeu nga gjiri i familjes, fillimisht vajzën, e cila u nda nga jeta në vitin 1998. 

    Kemi humbur dy fëmijët nga kjo jetë. Sot jemi vetëm ne të dy, dhe unë kurrë nuk e mendoj të lë bashkëshortin deri sa të mbyll sytë. Me vajzën nuk e di çfarë më ndodhi. Që në lindje ajo pati probleme. Ishte data 27 dhjetor 1998, kur në orën 03:00 të natës, sapo u zgjova e gjeta vajzën në shtrat me një sy të hapur dhe një të mbyllur. Ajo ishte bërë akull, e thërrita por nuk lëvizi. E mora në krah dhe i bëra një dush, atëherë vajza nisi të reagonte, por nuk mundi dot t’ja dilte. Të nesërmen ajo mbylli sytë.

    Pa u mbyllur ende kjo plagë, një tjetër mbetet ende e hapur në familjen Çepele. Në vitin 2010 djali i vetëm i tyre ndërroi jetë nga epilepsia, në moshën 18-vjeçare. Të gjallë nuk i gëzuan, por edhe të vdekur, teksa prehen në varrezat e fshatit, të dy fëmijët e ndarë nga jeta ndodhen pak metra larg shtëpisë së prindërve. 

    Sa dal tek dera e shtëpisë, përballë kam varrezat. Ju flas gjithmonë fëmijëve. Djali ishte burrë kur ndërroi jetë. Me lot në sy i shohim nga oborri. Flasim me ta dhe u thërrasim, ku jeni o bij?
    Sot të dy, pas fatkeqësive që pësuan jetojnë në kushte tejet të vështira. Me peshën e dhembjes mbi supe, me borxhe, por edhe me përbuzjen e njerëzve të dy bashkëshortët moshatarë jetojnë  në mjerim, në një banesë të rrënuar 130-vjeçare, duke u kujdesur për njëri-tjetrin.
    Odeta Dume: Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar gjithë këto dhembje
    Do pyesësh ti, pse unë nuk po qaj tani ? Shpirti ma di sip o duroj, jam bërë e fortë, por sapo të dal nga kjo studio, murit me kokë do t’i bie

     

  • VIDEO

    Justina rikthehet gjithmonë, një jetë e mbushur me art dhe emocione

    Justina aliaj, meteori i artit shqiptarë. Artistja që gjithmonë i rikthet skenës shqiptare sado larg që të shkojë. Ajo e cila nuk e la kurrë skenën, artin dhe jeton cdo ditë për të, pavarësisht shenjave e plagëve që mori pikërisht për të krijuar dhe performuar si një artiste shumëdimensionale. Në një intervistë në emisionin” Rreze Dielli” artistja vjen shumë ndryshe, me të gjitha dimensionet e saj artistike dhe njerëzore, me ankthin e skenës, emocionet e forta, punën impenjative dhe sigurisht talentin e pashoq.

     

  • VIDEO

    Tartë me dardha, rikotë dhe çokollatë nga zonja Vjollca

    Tartë me dardha, rikotë dhe çokollatë

    Përbërësit:

    4 kokrra vezë

    200 gr sheqer

    80 ml vaj vegjetal

    200 gr rikota

    330 gr miell ( të situr)

    1 pako pluhur pjekës ( 16 kg)

    80 gr çokollatë e zezë

    1 dardhë ( me kubikë)

    2-3 dardha me feta të holla

    1 lugë çaji sheqer për spërkatje

    Përgatitja:

    Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar shtojmë kripë, makaronat të cilat I lëmë të ziejnë për aq minuta sa është shkruar në etiketë. Ndërkohë kullojmë tonin nga yndyra dhe e vendosim në një tas, shtojmë në tas dhe domatet të prera në kubikë të vegjël, ullinjtë të prerë në unaza, po ashtu mozzarella të prerë në kubikë. Shtojmë makaronat të ftohta, vaj ulliri, kirpë, piper të zi, borzilok të copëtuara me dorë I përziejmë mirë dhe e bërhejmë menjëherë.

  • VIDEO

    Sallatë me makarona Mediterrana nga zonja Vjollca

    Sallatë me makarona Mediterrana

    Përbërësit:

    320 gr makarona ( Farfalla)

    250 gr domate qershi

    2 degë borzilok

    40 gr ullinj të zi

    200 gr Ton ( në kuti)

    200 gr mozzarella

    kripë dhe piper të zi

    pak vaj ulliri

    Përgatitja:

    Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar shtojmë kripë dhe makaronat të cilët I lëmë të ziejnë për aq minuta sa është shuar në etiketë. Ndërkohë kullojmë tonin nga yndyra dhe e vendosim në një tas. Shtojmë në tas dhe domatet të prera në kubikë të vegjël, ullinj të prerë në unaza, po ashtu mozzarella të prera në kubikë. Shtojmë makaronat të ftohta, vaj ulliri, kripë, piper të zi, borzilok të copëtuar me dorë i  përziejmë mirë dhe i shërbejmë menjëherë.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv