• VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 7 maj 2021, SPAK kërkon të rihapet “Gërdeci”.

    Diskutime dhe debate në studio. Telefonuesit flasin për dosjen “Gërdeci” dhe a besojnë tek drejtësia e re.

  • VIDEO

    ''Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 7 Maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga pse SPAK po kerkon te rihapet "Gerdeci" te birbot e historise e deri tek komisioni hetimor ,komisioni i turpit.

  • VIDEO

    'Gërdeci', kërkesa e SPAK për gjykimin e Mediut, Arben Meçaj tregon se çfarë do ndodhë me procesin

  • VIDEO

    Gërdeci, avokati i familjes Durdaj: SPAK kërkon rigjykim të Fatmir Mediut mbi bazën e provave që janë!

    Dorian Matlija, avokat i familjes Durdaj, që humbën fëmijën 7 vjeç, Edison Durdajn në tragjedinë e Gërdecit, tha se SPAK ka kërkuar gjykim të çështjes për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, mbi bazën e provave ekzistuese.

    Në një lidhje me Skype për emisionin “Repolitix” në “Report Tv”, Matlija tha se kemi të bëjmë me një çështje të pagjykuar në themel, duke shtuar se rigjykimi kërkohet vetëm për Mediun dhe jo për persona të tjerë që tashmë janë gjykuar.SPAK kërkon gjykim të çështjes, të Fatmir Mediut, në bazë të provave që kanë qenë, nuk ka nevojë për prova të reja. Kemi të bëjmë me një rast ku nuk është gjykuar fare në themel, mbi bazën e provave që janë. Ka disa probleme teknike, sigurisht që Gjykata do ta vlerësojë, do vlerësojë shumë faktorë, e rëndësishme është që Prokuroria që ka patur gjithmonë tagrin për ta bërë nuk e ka bërë asnjëherë dhe ka një vendim tjetër nga Gjykate Lartë në vitin 2019 ku tha se Prokuroria mund ta bëjë, në atë kohë nuk ishte hequr imunitetin dhe Gjykata thoshte që Prokuroria mund të kërkojë heqjen e imunitetit, por që Prokuroria nuk mund të detyrohet nga Gjykata për ta bërë, duhet ta bëjë vetë. Jemi para një rasti që Prokuroria ka të drejtë ta hapi, por nuk mund të detyrohet, problemi është që çështja i është dërguar Gjykatës jo kompetente, ish-ministri duhet të gjykohet nga Gjykata e Posaçme dhe jo Gjykata e Lartë, nuk është kompetencë e saj. Gjykata e Lartë ka një ngërç me vendimin numër 6 të vitit 2009, por është e mundur që kjo të çohet për rigjykim sepse Gjykata vetë e ka hapur me një vendim të mëparshëm. Gjëja është e pagjykuar, vendimi i Gjykatës është vendim pushimi, jo gjykimi, nuk ka rigjykim për çështje që nuk janë gjykuar asnjëherë. Ligji parashikon të drejta të viktimave që të përfaqësohen në gjyq. Ne do shfrytëzojmë çfarë ligji na jep mundësi, por ka edhe të drejta shtesë, këto do shfrytëzohen dhe unë jam avokati i këtyre familjeve dhe do vazhdoj ta bëj punën time. Në rastin konkret kemi të bëjmë me rastin e Fatmir Mediut sepse ai nuk është gjykuar, të tjerët janë gjykuar. Nuk bëhet fjalë për të rigjykuar persona të tjerë, mund të dalin fakte të reja, por do jenë persona të tjerë që nuk kanë qenë te 29 të pandehurit e parë.  

  • VIDEO

    Gërdeci, gazetari Arsen Rusta: SPAK kërkon gjykimin e Mediut, Beqiri: Kërkesa të shoqërohet me prova të reja

    SPAK i kërkoi ditën e sotme Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut për çështjen e Gërdecit, 13 vite pas tragjedisë ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Report Tv risjell vendimin e Gjykatës së Lartë ku më 14 shtator të 2009 ka pushuar çështjen ndaj Fatmir Mediut pa vendosur pafajësinë apo gjykimin e tij. Pikërisht kjo temë është diskutuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv mbrëmjen e sotme, ku avokati Idajet Beqiri tha se SPAK me kërkesën për rishikimin e vendimit të Gjykatës së Lartë duhet të ketë edhe prova të reja, pasi kërkesa nuk mund të bazohet vetëm në mungesën e imunitetit të deputetit.

    "Problemi është se ka një vendim të Gjykatës së lartë që ka pushuar çështjen për 14 shtator 2009. Ky është një vendim i formës së prerë pushim i procedimit penal. SPAK po shfrytëzon  të vetmin nen që është rishikimi i këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, por duhet të ketë diçka të re se s'bën. Ndryshimi kryesor është se Mediu nuk ka më imunitet, por nuk duhet të jetë e vetme kjo, pasi do të ketë edhe prova të tjera të reja që të rishikohet vendimi. E vetmja pengesë për rihapjen e çështjes do të ishte nëse do të merrte pafajësinë, ai nuk ka as dënim as pafajësi, vetëm është pushuar çështja" tha Beqiri,

    Ndërsa për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta SPAK deri tani nuk ka prova të reja, por kërkon gjykimin e Fatmir Mediut në bazë të hetimeve që janë bërë më herët.

    "SPAK sot kërkon që të gjykohet Fatmir Mediu, se hetimi është i mbyllur dhe më pas gjykata vendos nëse ka nevojë për hetime plotësuese, pushim të çështjes, ose direkt vendim.  SPAK nuk ka një provë të re, por kërkon të flas për një çështje të 'ngrirë' ku janë pezulluar hetimet për një çështje të arkivuar", tha Rusta.

     

  • VIDEO

    Jam në burg,kërkoj familjen/Nga SHBA një zile ra, nëna tropojane s’mundi t’i dëgjonte zërin të birit

    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hena ne te premte 15:00 në ekranin e Report Tv Kjo është Ajshe Nezaj një nënë e cila që pas vdekjes së bashkëshortit vuajtjet e kanë shoqëruar deri më sot. Me një djalë të humbur dhe me një tjetër të sëmurë ajo kërkon ndihmë në emisionin 'Pa Gjurmë'.Pas zhdukjes së Nderim Lazajt, djali i parë i familjes Përparimi duke qenë shumë i lidhur me të vëllanë e ka përjetuar shumë ndarjen me të prandaj përvec problemeve me të cilat ka lindur ai ka shfaqur edhe shenja të depresionit.Si të mos mjaftonin këto, kalvari i vuajtjeve të familjes Nezaj nuk kanë të mbaruar pasi shtëpia ku jeton.

  • VIDEO

    Gjendet pas 4 ditëve në Tiranë, Lirie Manjani, bashkëshorti: E gjeta në trotuar dhe nuk më njohu, më kërkoi vetëm bukë

    Prej një jave stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ u angazhua në terren për gjetjen e 55-vjecares, e cila u largua nga shtëpia fshehurazi, katër ditë më parë nga rruga ’Siri Kodra’. Pas denoncimit në program, nga bashkëshorti i saj Sakip Manjani, mjaft telefonata që mbërritën gjatë transmetimeve live lokalizuan vendndodhjen e saj në rrugën ’Mine Peza’. Nga verifikimet e kryera përcollëm mjaft dëshmi, deri sa u bë e mundur edhe gjetja e 55-vjecares. E pangrënë, për katër ditë më rrallë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore Liria u kishte kaluar ’nën hundë’ uniformave blu, ndërsa u gjet pak metra nga komisariati nr. 3 i Tiranës, mëngjesin e kësaj të enjte. Lajmin e konfirmoi nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ bashkëshorti i saj Sakip Manjani.

    Ju falënderoj shumë, jo vetëm për bashkëshortën time, por për çdo kërkim që keni bërë. Kisha katër ditë që kërkoja ditë dhe natë. Që kur dola në studion tuaj dhe informacionet që erdhën nga qytetarët, tek rruga ’Myslym Shyri’ nisa kërkimet. U bazova nga të gjitha dëshmitë që erdhën në studion tuaj. Në orën 23:00 takova një taksist, i cili pasi më pa të shqetësuar, nisëm të kontrollonim zonën derisa e gjetëm. Ajo nuk më njohu. E gjeta të ulur në trotuar rreth orës 8.30 të mëngjes. Më pas e çova në shtëpi me taksi dhe gjendja e saj ishte shumë e rëndë. Ajo nuk kërkoi për të ngrënë. Komunikova me Lirien shumë pak, pasi nuk dinte të shpjegonte asgjë. Më tha se edhe ajo më kishte kërkuar. Kur shkuam në shtëpi konunikoi edhe me fëmijët. Kam vite me të. Mendova mos i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe. Falenderoj stafin e emisionit ’Pa Gjurmë’ dhe juve. Ju ishit një ndihmë shumë e madhe!

    Lirie Manjani, prej 17 vitesh vuan nga skleroza, sëmundje e cila iu shfaq kur ajo ishte 36 vjeçe. Dy vite më parë, familja Manjani jetojnë në rrugën 'Siri Kodra' në Tiranë, pasi u shprëngulën nga Dibra. Për Lirien është e hera e dytë që largohej nga shtëpia, pasi 2 muaj më parë 55-vjecarja u arrit të kthehej në shtëpi nga policia. Këtë herë ishte emisioni ’Pa gjurmë’ ai i cili e gjeti dhe e riktheu pranë familjes, me shpresën se kjo do të jetë hera e fundit. 

  • VIDEO

    Lulet dhe bimët e veçanta shqiptare

    Në shqipëri ka shumë lule dhe bimë të cilat janë tepër të veçanta. Ato rritën vetëm në disa zona të caktuara. Inxhinieri I pyjeve Abdulla Diku në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” shpjegoi se cilat janë lulet e veçanta dhe të rralla që nuk rriten në vende të tjera si tulipani dhe shafrani shqiptar:

  • VIDEO

    Sygjerim / Çfarë të lexojmë këtë fundjavë?

    Fundjavat kalohen më bukur në shoqërinë e një libri, prandaj në “Rreze Dielli” Ines Ibrahimi solli disa sygjerime për librat që mund të lexoni këtë fundjavë.

  • VIDEO

    Dedikim babait, kënga që do të prekë zemra nga Aroilda

    Në një intervistë  për emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv këngëtarja Aroilda Albrahimi prezantoi këngën e saj të fundit, një dedikim për babin e asaj, me fjalë të ndjera I cili do të prek shumë zemra.

  • VIDEO

    Fërgesë me mish dhe patëllxhanë nga zonja Vjollca

    Fërgesë me mish dhe patëllxhanë

    Përbërësit:

    800 gr patëllxhanë

    2 qepë

    6 thelpi hudhra

     300 gr mish viçi ( tul)

    1 spec I kuq

    1 spec pikant

    1 filxhan kafe pure domate

    3-4 domate mesatare

    pak vaj ulliri

    kripë dhe piper të zi

    1 lugë kafe rigon

    2 lugë gjelle majdanoz i grirë

    Përgatitja:

    Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim hudhrat dhe qepët të prera në fije, I kaurdisim deri sa qepa të zverdhet e të zbutet. Shtojmë mishin dhe e kaurdsim atë deri sat ë ndërrojë ngjyrë, shtojmë orizin, kripë, piper të zi, piper yë kuq dhe purenë e domates I përziejmë duke shtuar domaten të qëruar nga lëkura dhe grirë.Më pas I përziejmë sëbashku dhe I vendosim kapakun I ziejmë 5 minuta. Shtojmë 1 filxhan ujë dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta të tjera. Rregullojmë kripën dhe shtojmë vzët syze os të rrahura, sit ë dëshironi dhe vendosim kapakun e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët. Në fund e spërkasim me majdanoz dhe e shërbejmë.

     

  • VIDEO

    Fogaçe nga zonja Vjollca

    Fogaçe

    Përbërësiit:

    600 gr miell

    2 lugë çaji sheqer

    1 lugë gjelle maja birre ( e thatë)

    1 filxhan kafe vaj

    1 lugë çaji kripë

    1 gotë ujë i vakët

    1 gotë qumësht

    rozmarinë

    dekori me ullinj, domate ( opsionale)

    Përgatitja:

    Në një tas vendosim miellin hapim një gropë në mes dhe shtojmë në të majanë e birrës, sheqerin, vajin, kripë, ujin, qumështin vazhdojmë përziejnë deri sa mielli përthith komplet lagështirën vendosim brumin në tavolinën e punës dhe e punojmë deri sat ë japim një formë të lëmuar. Vendosim më pas brumin në tas I bëjmë një prerje dhe më pas e mbulojmë me celefon. E lëmë burmin të vijë ( të fermentohet( për 2  orë në temperaturë ambienti. Pas 2 orëve brumin mund të hapim me duar në një tepsi dhe e lëmë të pushojë për 30 minututa të tjera. Më pas e spërkatim mirë me vaj dhe copëtojmë fije rozmarine të spërkatuara me kripë. Ju mund ti jepni shije me ullinj, domate etj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv