’Molla e sherrit’ për 1 ha tokë,hakmerret djali i hallës/Zhvarros dhe zhduk eshtrat e dy foshnjave

21 Maj 2021, 21:13

Ngjarja daton shumë vite më parë, kur dy fiset u zunë për një tokë prej 1 ha, e cila në bazë të ligjit i është rikthyer familjes Përlesi. Në shenjë hakmarrje djali i hallës, Arben Lleshi me të cilin ishte në konflikt, zhvarros eshtrat e foshnjave të kushërirës dhe më pas i zhduk. Ngjarja ndodhi në vitin 2017, kur çifti Përlesi mësuan se, në të njëjtin varr ku preheshin më parë dy foshnjat, tashmë prehet një tjetër person, po nga i njëjti fshat. Familja Përlesi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të gjetur drejtësinë e munguar nga institucionet, pasi edhe pse janë drejtuar në disa dyer, prej katër vitesh çështja nuk ka gjetur zgjidhje. Ata ndjehen ende të kërcënuar me jetë, pasi jo rrallë herë ka ndodhur që Angjelina të jetë dhunuar nga kushëriri i saj. Çifti nga Mirdita u zhvendosën në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës,vite më parë, aty ku do lindën edhe problemet e mëdha mes dy fiseve.

Konfliktin për pronën unë e kam me Arben Lleshin, të cilin e kam djalin e hallës. Ai më ka thënë shprehimisht se do të marr hak ndaj teje.Unë e kam përfituar atë tokë, pasi ata na e kanë marrë me dhunë. Pas 20 vitedh prona u rikthye tek unë, por ata më kanë kërcënuar gjithë kohës. Për 20 vite, ata na e kanë mbajtur peng. Prej 4 vitesh ne nuk dimë se ku ndodhen eshtrat e fëmijëve. Në varrin ku preheshin foshnjat është futur një tjetër person.Ne nuk e kemi ditur se eshtrat ishin zhvarrosur. Kur pamë që një tjetër person ishte varrosur aty.Kjo ka ndodhur në vitin 2017. I kam shkuar atje dhe ai më ka thënë se të vras dhe djalin. I jam drejtuar policisë, prokurorisë për këtë çeshtje, por nuk kam gjetur zgjidhje. Kemi katër vite që nuk kemi gjetur drejtësi’

Angjelina Përlesi akuzon dretpërdrejtë djalin e hallës Arben Lleshi dhe një tjetër bashkëfshatar të tyre, Pjetër Vlashin.

Familja Lleshi dhe Pjetër Vlashi e kanë bërë këtë punë. Pjetër Vlashi, në vendin ku preheheshin dyfëmijët tanë, ka varrosur djalin e tij, i cili humbi jetën nga një aksident. Toka naështë rikthyer vitet e fundit, por nuk dimë ku janë eshtrat e foshnjave. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme, na kanë kërcënuar dhe djemtë, njërin e kam dërguar jashtë vendit

Të dy palët e akuzuara, pas dëshmisë në studio reaguan gjatë transmetimit live, ku hodhën poshtë çdo akuzë të ngritur ndaj tyre. Ata thanë se kjo histori është një trillim.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv