-
VIDEO
Veri Jug - Zogaj, fshati i qilimave dhe peshkatarëve
#verijug #reportTV
Një arrati e bukur në liqenin e Shkodrës, liqeni më I madh në Ballkan dhe që romakët e lashtë e kanë quajtur lakus labeatis, prej fiseve ilire të labeatëve. Ndalesë në fshatin piktoresk të Zogajt, i njohur si fshat I peshkatarëve dhe I grave që endin qilima, sipas një tradite qindravjecare. Personazh I reportazhit është Nebie Çota, një tezgjahiste e vjetër me ide të kthjellta mbi punën në një kooperativë private artizanesh, krijuar prej saj qysh prej gati 20 vjetësh. Janë plot 10 gra artizane, që punojnë në tezgjahët e punishtes dhe mbajnë me punën e tyre ekonomitë e familjeve në fshatin Zogaj. Qilimat dhe sixhadet me motive popullore të zonës, tregu brenda dhe jasht vendit, porositë që vijnë nga emigrantët dhe zhvillimi I turizmit artizanal në fshatin Zogaj. Ndiqni reportazhin “Zogaj, fshati I qilimave dhe peshkatarëve” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Veri Jug - Qilimat e Zogajt, tradita qindravjecare
-
VIDEO
Qytetarët pro dhe kundër hyrjes në Parlament të deputetëve të opozitës, ja argumentet e tyre…
Disa nga telefonuesit që u bënë pjesë mëngjesin e sotëm e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhanë mendime të ndryshme për hyrjen apo jo të deputetëve të opozitës në Kuvend në legjislaturën e re. Ndjekim disa prej mendimeve të tyre…
-
VIDEO
'Pasuritë familjare të Berishës, Metës e Bashës sa 60% e buxhetit të shtetit”, fieraku: T’u merren nga drejtësia
PD duhej të ishte shkrirë që kur dogji mandatet në 2019-ën. Kështu u shpreh në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” një qytetar nga Fieri i cili denoncoi pasuritë familjare të Berishës, Metës dhe Bashës për të cilat tha se përbëjnë 60% të buxhetit të shtetit. Drejtësia t’ua marrë dhe të rrisë pensionet dhe pagat ka nënvizuar ai e ndërsa u shpreh se 5 ditë do të rrinë në parlament deputetët e opozitës, sa për të “qëlluar me vezë” kryeministrin, sic ka deklaruar Gjekmarkaj, pastaj do të dalin nga Kuvendi.
-
VIDEO
'Jo në parlament, por në burg!' Revolta e qytetarit për disa nga deputetët e zgjedhur, propozimi për pagën
Një nga qytetarët që mori pjesë në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” nënvizoi se se disa prej deputetëve të zgjedhur nuk duhet të jenë në Parlment, por në burg sepse kanë kryer shkelje të ligjit. Ai propozoi edhe që të mos u jepen pagat atyre që nuk shkojnë në 4 seanca parlamentare sepse ata paguhen nga taksat e shqiptarëve.
-
VIDEO
'Ju kanë çuar në parlament me mërzit Ramën apo për Shqipërinë?', telefonuesit kundër Markut e Gjekmarkajt
Nisur nga disa deklarata të deputetëve të zgjedhur të Lezhës Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj që në Parlament do të jenë për të mërzitur Edi Ramën disa prej telefonuesve u shprehën kundër këtij qëndrimi pasi sipas tyre populli i ka votuar për të cuar përpara vendin dhe jo për t’u marrë me kryeministrin. Nëse kanë këtë qëllim më mirë të mos hyjnë fare në Kuvend kanë thënë ata.
-
VIDEO
'Vrasja e Xhuvanit vepër e bandave të Berishës', qytetari-Metës: Ishe përgatitur për të derdhur gjak
Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju”, një prej qytetarëve u ndal tek roli i PD në zgjedhjet e 25 prillit, për të cilën tha se vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan e kryen bandat e krijuara nga Sali Berisha. Ai ka përgërzuar ambasadoren amerikane që sipas tij parandaloi gjakderdhjen e 'programuar' nga presidenti Meta pas zgjedhjeve.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Migena Sotirin 9 maj 2021 / Deputetët e opozitës po apo jo në Kuvend?
Debate dhe raste konkrete. Telefonuesit flasin për deputetët e zgjedhur më 25 prill
-
VIDEO
Nisma për shkarkimin e Metës dhe hetimi i PD për zgjedhjet
-
VIDEO
Luçiano Boçi në 'Pa Protokoll': S'mund të them jam në opozitë se do pranoja humbjen, ne jemi ende në betejë
Luçiano Boçi, i cili fitoi mandatin e deputetit për PD në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prilli, ka habitur me deklaratat e tij në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv. I pyetur se ku gaboi që dolën në opozitë, ai tha se nuk mund të thotë se është në opozitës pasi i bie të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe për këtë tha Boçi nuk qëndron pasi beteja vijon ende dhe këtë herë do të bëhet ne organet e reja të drejtësisë me dokumentimin e krimeve zgjedhore dhe manipulimit të votës.
Boçi tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin masakër zgjedhore dhe kjo kishte nisur shumë më parë se ditën që të mbaheshin dhe se PD kishte denoncuar disa herë po SPAK nuk bëri asgjë."Unë nuk them po jam në opozitë se do pranojë humbjen, ne jemi ende në betejë. Jemi në një betejë ligjore ku në mes janë organet e reja të drejtësisë. Jemi para një krimi zgjedhor dhe kjo është bërë nga qeveria. Nuk u hodhën vetëm para, por u përdorën fonde shtetërore, u dhanë lejë legalizimi, u punësuan me kontrata, u dhanë edhe paga lufte. Kemi bërë denoncime publike 6 muaj para zgjedhjeve dhe nuk është bërë asnjë veprim, dolën të dhënat personale që ishte krimi më i madh zgjedhor dhe asnjë gjë s'u bë nga SPAK", tha Boçi.
-
VIDEO
Murrizi: Dy deputetë shkuan me pranga në duar dhe votuan Reformën në Drejtësi
Deklarata e Murrizit u bë sot në mbrëmje në emisionin 'Pa Protokoll' në Report TV
-
VIDEO
Murrizi: Aty ku do mblidhet Komisioni i Hetimit për shkarkimin e Metës është arrestuar Kadri Hasbiu