-
VIDEO
Rrëfimi i gazetares për Bleona Matën dhe kush e shfrytëzoi Parashqevinë/ Detaje të forta!
-
VIDEO
'PD pa alternativë dhe pa vizion', analistët në Report TV: Partia është kthyer në pronë të Berishës!
Analistët ranë dakord se Partia Demokratike ka humbur identitetin si forcë e djathtë dhe mbetet e lidhur ngushtë me figurën e Berishës, pa një alternativë dhe pa një vizion të qartë për të ardhmen.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
Një histori që të prek thellë vjen në “Pa Gjurmë”. Një gjyshe përballet e vetme me sfidën e rritjes së dy nipërve të sëmurë, të braktisur nga nëna e tyre. Mes vështirësive ekonomike dhe mungesës së përkrahjes, ajo lufton çdo ditë për t’u siguruar atyre jetesën minimale.
-
VIDEO
Agjërimi, dikur praktikë fetare tashmë 'trend' global, besimtarja: Është sakrificë ndaj Zotit! Sociologu: Njerëzit kanë nevojë për mbështetje, feja e mundëson
Sot besimtarët myslimane festuan Fitër Bajramin. Eralda Mazreku në ‘Studio Live’ tha se veprat e mira nuk duhet të bëhen vetëm në një muaj, por gjithmonë. Gëzim Tushi nënvizoi se shoqëria shqiptare ka tolerancë të madhe fetare
-
VIDEO
Portofol- Çmimet në ALARM! Ushqimet do rriten 80%? Mielli në rrezik, nafta po djeg xhepat e shqiptarëve
Brenda 3 javësh nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës me pakicë në Shqipëri është rritur me gati 5 herë, nga 173-175 lekë litri para luftës, ka arritur në 214 lekë mesatarisht, dhe në disa pika edhe 217 lekë. Pra një rritje me rreth 22% e çmimit të naftës për konsumatorët shqiptarë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Mars 2026 – Receta / Festa e Bajramit, kuptimi dhe mesazhi në këtë ditë të shënuar
Festa e Fiter Bajramit, ndaj dhe Rreze Dielli sot hapet me shkëlqimin e fëmijëve të "Mils Dance Studio”, të cilët na dhurojnë një magji me vallen e Tironës. Ndërsa në këndin e kuzhinës zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe festive: Bakllava me petë të gatshme, kadaif dhe arra / Mish keci me patate në furrë / Byrek me mëlçi,dhe qepë.
Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me domethënie për besimtarët myslimanë në mbarë botën, festa e Fitër Bajramit. Pas një muaji të gjatë agjërimi, sakrifice dhe përkushtimi shpirtëror, kjo ditë vjen si një moment gëzimi, paqeje dhe reflektimi të thellë. Bajrami nuk është thjesht një festë, por një ndalesë për të kuptuar më mirë veten, për të forcuar lidhjen me Zotin dhe për të rikthyer vlerat më të pastra njerëzore si falja, dashuria dhe solidariteti. Në këtë diskutim do të ndalemi te kuptimi dhe mesazhi i vërtetë i kësaj feste: çfarë përfaqëson ajo për besimtarin pas një muaji agjërimi, si ndikon në formimin shpirtëror të individit dhe në marrëdhëniet me të tjerët. A arrijmë ne të jemi më të mirë, më të duruar dhe më të kuptueshëm, apo ende mbartim paragjykime ndaj njëri-tjetrit për mënyrën si e praktikojmë besimin? Fitër Bajrami është një ditë faljeje, dashurie dhe afërsie, por mbi të gjitha është një ndjenjë e brendshme, një paqe që lind në zemër dhe reflektohet në çdo veprim. Sot, në këtë bisedë në “Rreze Dielli”, do të trajtojmë besimin në kohët moderne dhe rrugëtimin personal të secilit drejt Zotit. Mesazhe të rëndësishme vijnë edhe nga figura të njohura: Hoxhë Shpëtim Seranaj e cilëson këtë ditë si kulmin e një muaji sakrifice, duke apeluar që ndryshimi i përjetuar të mos mbetet i përkohshëm. Ndërsa gazetarja Jona Kaso ndan përvojën e saj personale, nga vendimi për të vendosur shaminë deri te udhëtimi i saj në Mekë, një eksperiencë që ajo e përshkruan si thellësisht transformuese dhe thelbësore për çdo besimtar.
-
VIDEO
Të paguhesh për degjenerim/ 'Shqipëria rekord botëror për gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale'
Një vit pas rihapjes së TikTok në Shqipëri, me premtimin për vendosjen e filtrave dhe kontroll më të fortë, ekspertët thonë se në praktikë situata mbetet e pandryshuar.
-
VIDEO
Njihuni me Hoxhën e Kombinatit, gatoi vetë 30 ditë iftarin për besimtarët
Hoxhë Shpëtim Seranaj ka realizuar një akt të bukur solidariteti duke përgatitur 30 iftare për agjëruesit në xhaminë e Kombinatit. Ai thekson se kjo nismë u bë e mundur falë kontributit të besimtarëve emigrantë. Një shembull i qartë i bashkimit dhe ndihmës mes komunitetit, sidomos gjatë muajit të shenjtë.
-
VIDEO
‘Qava në Mekë, sa u ktheva vura shami’, rrëfehet gazetarja
Fitër Bajrami është një ditë faljeje, dashurie dhe afërsie, por mbi të gjitha është një ndjenjë e brendshme, një paqe që lind në zemër dhe reflektohet në çdo veprim. Sot në “Rreze Dielli”, do të flasim per besimin në kohët moderne dhe rrugëtimin personal të secilit drejt Zotit. Mesazhe të rëndësishme vijnë edhe nga figura të njohura: Hoxhë Shpëtim Seranaj e cilëson këtë ditë si kulmin e një muaji sakrifice, duke apeluar që ndryshimi i përjetuar të mos mbetet i përkohshëm. Ndërsa gazetarja Jona Kaso ndan përvojën e saj personale, nga vendimi për të vendosur shaminë deri te udhëtimi i saj në Mekë, një eksperiencë që ajo e përshkruan si thellësisht transformuese dhe thelbësore për çdo besimtar.
-
VIDEO
‘Venë shami mbajnë dhe mjekër, por s’kanë moral’, thirrja e Hoxhës në ditën e Bajramit
Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me domethënie për besimtarët myslimanë në mbarë botën, festa e Fitër Bajramit. Pas një muaji të gjatë agjërimi, sakrifice dhe përkushtimi shpirtëror, kjo ditë vjen si një moment gëzimi, paqeje dhe reflektimi të thellë. Bajrami nuk është thjesht një festë, por një ndalesë për të kuptuar më mirë veten, për të forcuar lidhjen me Zotin dhe për të rikthyer vlerat më të pastra njerëzore si falja, dashuria dhe solidariteti. Në këtë diskutim do të ndalemi te kuptimi dhe mesazhi i vërtetë i kësaj feste: çfarë përfaqëson ajo për besimtarin pas një muaji agjërimi, si ndikon në formimin shpirtëror të individit dhe në marrëdhëniet me të tjerët. A arrijmë ne të jemi më të mirë, më të duruar dhe më të kuptueshëm, apo ende mbartim paragjykime ndaj njëri-tjetrit për mënyrën si e praktikojmë besimin?
Fitër Bajrami është një ditë faljeje, dashurie dhe afërsie, por mbi të gjitha është një ndjenjë e brendshme, një paqe që lind në zemër dhe reflektohet në çdo veprim. Sot, në këtë bisedë në “Rreze Dielli”, do të trajtojmë besimin në kohët moderne dhe rrugëtimin personal të secilit drejt Zotit. Mesazhe të rëndësishme vijnë edhe nga figura të njohura: Hoxhë Shpëtim Seranaj e cilëson këtë ditë si kulmin e një muaji sakrifice, duke apeluar që ndryshimi i përjetuar të mos mbetet i përkohshëm. Ndërsa gazetarja Jona Kaso ndan përvojën e saj personale, nga vendimi për të vendosur shaminë deri te udhëtimi i saj në Mekë, një eksperiencë që ajo e përshkruan si thellësisht transformuese dhe thelbësore për çdo besimtar.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' | Qytetarët shpërthejnë kundër Berishës: Eleminon kundërshtarët
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Byrek me mëlçi dhe qepë me petë të pjekura nga zonja Albana
Byrek me mëlçi dhe qepë
Përbërësit:
- 1 pako petë të pjekura
- 3 qepë të mëdha
- 250 gr mëlçi
- 2 tufa ose 2 lgj nenexhik
- Oriz të zier
- Vaj ulliri
- Spec djegës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Petët e pjekura i thërrmojmë dhe i përziejmë me vaj ulliri dhe nenexhik duke lënë dy petë të pa thërrmuara të cilat i shtrojmë si bazë në tavë. Mbi petët e hapura vendosim petët e thërrmuara me nenexhik. Mbledhim pak anët dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë Celsius dhe e lemë derisa petët të marrin ngjyrë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kaurdisim me vaj ulliri qepët derisa të zbuten, më pas shtojmë mëlçitë, pak ujë, spec djegës, kripë dhe piper dhe i lemë mëlçitë të ziejnë. Në fund shtojmë orizin e zier dhe masën e mbushjes e hedhim mbi petët e pjekura dhe e vendosim përsëri byrekun në furrë.