-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 23 mars 1996/ Shkrihen akujt mes Tiranës e Athinës, vizita e Presidentit Stefanopulos hap kapitull të ri në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi ndërsa opozita socialiste i ankohet për ligjin elektoral
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Një vizitë e Presidentit grek Konstantinos Stefanopulos në Tiranë në mars të vitit 1996-të pasqyrohej gjerësisht në shtypin e shkruar të kohës. Pas një periudhe jo të mirë në vitet 1994-1995 në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi kjo vizitë cilësohej si shkrirje akujsh mes Tiranës dhe Athinës dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Gazeta Shqiptare më 23 mars 1996-të shkruante në faqen e parë për vizitën e Presidentit grek : “Stefanopulos me partitë, opozita i ankohet për ligjin elektoral”. Në gazetën Koha Jonë pasqyrohej një qëndrim i Ministrit të Jashtëm Pangallos që shoqëronte Presidentin dhe shkruhej: “Legalizimi i shqiptarëve mbetet për vjeshtë”. Ndërsa vizitën e presidentit grek e pasqyronin edhe botimet politike RD dhe ZP. Në Zërin e Popullit botimin e Partisë Socialiste i jepej hapësirë takimit që përfaqësues të saj bënë me Presidentin grek.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Fshati Gjyral në stinën e pranverës
Në Gostimë shkojmë miq, vetëm pak kilometra larg Cërrikut. Punimi i tokave në fshatin Gjyral, përgatitja për mbjelljet e pranverës, konfliktet e fermerëve me pronarët që lëshojnë tokat me qera që përfitojnë, veç pagës vjetore të qerasë, edhe subvensionet e karburantit në ndihmë të bujqve dhe fermerëve. Ndiqni reportazhin “Fshati Gjyral në stinën e pranverës”. Të djelën, premierë, ora 13.30 nën moderimin e reporterit Agim Pipa
-
VIDEO
Azerbaijxhani, toka e mrekullive natyrore dhe njerëzore! Report Tv sjell eksperiencën unike
Në kufirin mes Lindjes dhe Perëndimit, Azerbaijxhani shfaqet si një vend plot kontraste dhe surpriza! Kamera e Report Tv dhe gazetari Eljan Tanini zbarkojnë në Kryeqytetin Baku, në petroglifet e Qobustan-it, në Pallatin Mbretëror dhe shumëngjyrësh të Sheki Khan-it dhe në një sërë vendesh të tjera turistike që të ftojnë ti vizitosh dhe ti mbash mend gjatë!
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'DOSJA K'| Dyl Allamani, fjalët e fundit para togës së pushkatimit
Si u pushkatuan prej komunistëve dy vëllezërit Dyl dhe Isuf Allamani, që në ditët e para të diktaturës. Dokumenti tronditës me fjalët e fundit të Dyl Allmanit para togës së pushkatimit: Rroftë Shqipnija, Rroftë flamuri, Rroftë demokracia.... Sa ndikoi në këtë ngjarje, veprimtaria e tij gjatë Luftës në krah të Abaz Kupit dhe si ndërhyri Haxhi Lleshi tek Enver Hoxha për ta pushkatuar dhe për t’ia zhdukur trupin Dyl Allamanit.
-
VIDEO
Një Nga Ne- 25 vite mes jogës dhe aerobisë, historia motivuese e Fatit nga Elbasani
Kujdesi për trupin dhe mendjen është çelësi i një jete të shëndetshme dhe të lumtur. Gazetarja Xhensila Nako ka intervistuar Fati Bicin e cila prej 25 vitesh merret me joga dhe aerobi. Krahas kësaj gjen kohe për pasionin e saj, punimet me grep. Për më shumë ndiqni ditën e saj në qytetin e Elbasanit
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Një Nga Ne'| Fati, gruaja që gjeti qetësinë tek joga/ Vallet myzeqare drejt UNESCO-s
Kujdesi për trupin dhe mendjen është çelësi i një jete të shëndetshme dhe të lumtur. Gazetarja Xhensila Nako ka intervistuar Fati Bicin e cila prej 25 vitesh merret me joga dhe aerobi. Krahas kësaj gjen kohe për pasionin e saj, punimet me grep. Për më shumë ndiqni ditën e saj në qytetin e Elbasanit
-
VIDEO
The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 21 Mars 2026
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ' Klinika 24' | Meningjiti/ Rreziqet dhe si të ruhemi! Ndikimi i drogarve në shëndetin mendor
Në emisionin “Klinika 24”, specialisti Dr. Elidon Shapo foli për situatën e meningjitit në Angli, duke bërë thirrje që të rinjtë shqiptarë të jenë të kujdesshëm me kontaktet, pasi sëmundja është e transmetueshme edhe përmes pështymës. Ai shpjegoi si mund të kurohet meningjiti dhe theksoi efikasitetin e vaksinimit. Ndërkohë, Anida Meksi, specialistja e shëndetit mendor, u ndal tek të rinjtë dhe frika e tyre për t’u bullizuar nëse tregojnë probleme. Ajo renditi rreziqet e ndryshimeve biologjike tek adoleshentët dhe ndikimin e substancave narkotike tek çrregullimet e ankthit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes psikologjike dhe kujdesit të vazhdueshëm.
-
VIDEO
Emisioni i plotë, 'Shtypi i Ditës' | Qytetarët e revoltuar: Ulni çmimet, qeveria më skandaloze!
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 21 mars 1996/ Debat i ashpër në takimin e Presidentit me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve, Kreu i Shtetit Berisha sulmon PS-në,i përgjigjet me akuza Servet Pëllumbi
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 21 mars 1996 pasqyrohej gjerësisht takimi i Presidentit Berisha me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Koha Jonë gazetë e pavarur shkruan : “Tryezë presidenciale dhe debat i ashpër” ndërsa në Gazetën Shqiptare sqarohej se në zgjedhje mund të shkohet në muajin qershor por “vulën” do ta vërë Presidenti. Mediat zbulonin edhe për një debat të ashpër mes Sali Berishës dhe Servet Pëllumbit. Edhe botimet politike ZP dhe RD e kishin në vëmendje të zhvillimeve të tyre këtë takim. Megjithëse propozimet e partive ishin për fillimin e qershorit këto zgjedhje do të mbaheshin më 26 maj e do të ishin shumë kontestuara e të pasuara nga dhuna e pushtetit ndaj opozitës socialiste.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 21 mars 2026
Titujt e gazetave për sot, nga PPE "nxin" qeverinë se korrupsioni po rrezikon integrimin te test i hidhur për pensionistët e deri tek Evi Kokalari sulmon Nokën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Esence'| Matura 72 që tronditi Tiranën, vajza e Spiro Kolekës, Qemal Stafa dhe varrezat e Tufinës!
Emisioni Esencë shfaqet çdo të premte në orën 21:00 me Eljan Taninin në Report Tv. Të ftuar në këtë mbrëmje ishin dhe u trajtuan këto tema: