• VIDEO

    Pjesa 1 '5 Pyetje nga Babaramo'|Porto Romano në udhëkryq: tender i anuluar, miliona të humbura dhe dyshime për armiq

     

    Tenderi prej rreth 400 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano u anulua, pasi kompania e vetme e mbetur në garë u tërhoq, me argumentin e pamundësisë ekonomike. Po ashtu, njëra prej kompanive, e cila kaloi fazën e parë të garën, holandezja “Van Oord Dredging and Marine Contractors B.V”, bëri kallëzim në SPAK duke denoncuar procedurën e garës. Pikërisht kjo padi nga kompania e njohur holandeze me një eksperiencë mbi 150 vjeçare, çoi agjentët e BKH-së të sekuestrojnë dokumentet e procedurave të ndjekura deri më tani nga Autoriteti Portual i Durrësit.

  • VIDEO

    Sa duhet rroga të jetosh në Tiranë? Ekspertja tregon vlerën: Shqiptarët punojnë për bukën

  • VIDEO

    Task-Forca për shtrenjtimin e naftës, Braçe për Report Tv: Nuk mjafton! Modeli i tregut pa transparencë, kartel që vendos çmimet njësoj

    Për deputetin e PS, Erion Braçe shtrenjtimi i naftës nuk tregon ndikimin real të konfliktit në Lindjen e Mesme, por sipas tij është abuzim nga ana e sektorit të hidrokarbureve. Për Report Tv, Braçe thotë se ky sektor vepron si kartel dhe vendosin të njëjtat çmime brenda së njëjtës ditë dhe në të njëjtën orë.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?

       

      Një tjetër jetë e re është shuar pas konsumimit të fostoksinës, duke rikthyer edhe një herë alarmin për përdorimin e kësaj substance vdekjeprurëse në Shqipëri.Më 10 mars, 25-vjeçarja Xhuana Nikolli nga Lezha humbi jetën në spitalin e QSUT në Tiranë, pasi dyshohet se kishte konsumuar fostoksinë. E reja mbërriti në spital pa shenja jete dhe sipas dyshimeve paraprake dyshohet se ka pësuar arrest kardiak si pasojë e helmimit. Rrethanat që e çuan drejt këtij akti mbeten ende të paqarta, por familjarët kanë ngritur dyshime për dhunë nga partneri i saj. Ata pretendojnë se 25-vjeçarja kishte shenja dhune në trup dhe se konfliktet me të mund ta kenë shtyrë drejt këtij vendimi fatal. Ky është rasti më i fundit i një serie ngjarjesh tragjike që kanë rikthyer në vëmendje një problem të rëndë të shëndetit publik në vend përdorimin e fostoksinës si mjet vetëhelmimi.Edhe muaji shkurt i vitit 2026 u shoqërua me raste të ngjashme. Më 17 shkurt, një e re humbi jetën pasi dyshohet se kishte konsumuar lëndë helmuese në banesën e saj në Sukth. Ajo u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit, por nuk arriti të mbijetojë. Vetëm një ditë më pas, në Fushë Krujë, një tjetër e re humbi jetën pasi dyshohet se u vetëhelmua sërish nga e njëjta substancë.Fostoksina, e njohur në përbërje si Aluminium fosfinë, përdoret për dezinfektimin e magazinave të drithërave, por në kontakt me lagështinë, ajo çliron gazin fosfinë një gaz shumë toksik për organizmin e njeriut. Mjafton një sasi e vogël për të shkaktuar helmim të rëndë, dështim të organeve jetike dhe si pasojë vdekje. Mjekët theksojnë se nuk ekziston një antidot specifike që ta neutralizojë këtë helm.Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se fostoksina mund të blihet me lehtësi në farmaci bujqësore, shpesh pa recetë apo dokumentacion përkatës profesional. Ligjërisht, kjo substancë duhet të tregtohet nën kushte të rrepta dhe vetëm për përdorim të kontrolluar bujqësor. Megjithatë, në praktikë kontrollet rezultojnë të dobëta.Ndërkohë, mesazhi i ekspertëve është i qartë se fostoksina nuk është një produkt i zakonshëm tregu. Është një helm industrial që kërkon kontroll maksimal. Çdo neglizhencë në trajtimin dhe tregtimin e saj mund të ketë pasoja fatale.Sa kohë që kjo substancë do të jetë lehtësisht e aksesueshme, rreziku për përdorim të qëllimshëm apo aksidental do të mbetet i lartë.

    • VIDEO

      'Berisha vrau Sokol Olldashin'- Avokati Beqiri: Salianji i trembet garës me Saliun! PD ka Hamasin e vet, prodhon armë dhe djeg institucionet!

      Beqiri akuzoi gjithashtu se PD ka krijuar një ‘Hamas’ të vetin, përmes të cilit prodhon armë dhe sulmon efektivët e policisë gjatë protestave.

      • VIDEO

        Bota Report| Lufta në Gjirin Persik, alarmi: Shqipëria të investojë urgjentisht në mbrojtje ajrore

        Sipas tij, konflikti që po zhvillohet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit mund të sjellë pasoja të mëdha për aleancën dhe për sigurinë globale. Për këtë arsye, Shqipëria si një vend i vogël duhet të rrisë fuqinë ushtarake dhe të forcojë kapacitetet e mbrojtjes.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Mars 2026 – Receta/ Dhimbjet e kockave, kura natyrale

        Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kulaç me kos / Speca të mbushur me mish dhe oriz.

        Dhimbjet e kockave janë ndër shqetësimet më të përhapura të kohëve moderne. Ritmi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë ulur, mungesa e aktivitetit fizik, por edhe faktorë të tjerë si mosha, ushqyerja jo e balancuar apo stresi, bëjnë që shumë njerëz të përballen çdo ditë me probleme që lidhen me kockat dhe nyjet. Këto dhimbje jo vetëm ndikojnë në cilësinë e jetës, por shpesh kufizojnë edhe aktivitetet më të thjeshta të përditshme. Megjithatë, natyra na ofron një sërë zgjidhjesh të vlefshme. Bimët mjekësore dhe disa ushqime të caktuara kanë veti të rëndësishme që ndihmojnë në forcimin e kockave, reduktimin e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve në mënyrë natyrale. Për të kuptuar më mirë shkaqet, mënyrat e parandalimit dhe trajtimet natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e këtyre shqetësimeve, sot në “Bima dhe Shëndeti” flasim me specialistin e njohur të bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili do të na tregojë bimët dhe ushqimet që ndihmojnë në forcimin e kockave, si mund të kombinohen ato në mënyrën e duhur dhe çfarë mund të bëjmë çdo ditë për të lehtësuar dhimbjet dhe për të mbajtur kockat sa më të shëndetshme.

      • VIDEO

        'Nesër do iu kërkohet mandati Nokës!’ Debat i nxehtë/ Avokati-Koplikut: Është nën hetim nga SPAK

        Tedi Kopliku, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, thotë se nuk di të jetë diskutuar për heqjen e nenit Basha. Avokati Edmond Petraj mendon se fjalët e Berishës i përkasin një njeriu që nuk ka çfarë humb më. Kopliku mendon se protesta e 22 marsit duhet të sjellë radikalizim, kurse Petraj mendon se nuk do të ketë asgjë të re.

        • VIDEO

          Dhimbjet e kockave dhe kyçeve | Ylli Merja zbulon 3 bimët që ZHDUKIN DHIMBJET dhe forcojnë kockat

          Dhimbjet e kockave janë ndër shqetësimet më të përhapura të kohëve moderne. Ritmi i shpejtë i jetës, qëndrimi i gjatë ulur, mungesa e aktivitetit fizik, por edhe faktorë të tjerë si mosha, ushqyerja jo e balancuar apo stresi, bëjnë që shumë njerëz të përballen çdo ditë me probleme që lidhen me kockat dhe nyjet. Këto dhimbje jo vetëm ndikojnë në cilësinë e jetës, por shpesh kufizojnë edhe aktivitetet më të thjeshta të përditshme. Megjithatë, natyra na ofron një sërë zgjidhjesh të vlefshme. Bimët mjekësore dhe disa ushqime të caktuara kanë veti të rëndësishme që ndihmojnë në forcimin e kockave, reduktimin e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve në mënyrë natyrale. Për të kuptuar më mirë shkaqet, mënyrat e parandalimit dhe trajtimet natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e këtyre shqetësimeve, sot në “Bima dhe Shëndeti” flasim me specialistin e njohur të bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili do të na tregojë bimët dhe ushqimet që ndihmojnë në forcimin e kockave, si mund të kombinohen ato në mënyrën e duhur dhe çfarë mund të bëjmë çdo ditë për të lehtësuar dhimbjet dhe për të mbajtur kockat sa më të shëndetshme.

        • VIDEO

          Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' | Qytetarët: Turp që ende pas 18 vitesh flitet për Gërdecin

           

          Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

        • VIDEO

          Kulaç me kos nga zonja Albana

          Kulaç me kos

          Përbërësit:

          • 1 kg miell
          • 3 kokrra vezë
          • 100 ml vaj ulliri
          • 400 gr kos
          • 4 lç  kripë
          • 3 lç sodë
          • Ujë të vakët

          Përgatitja:

          Vendosim miellin në një tas, shtojmë në mes të miellit vezët, vajin e ullirit, kripën, sodën dhe kosin. I përziejmë mirë përbërësit dhe shtojmë ujë aq sa nevojtet për të bërë brumin e duhur. E vendosim në një tepsi të lyer me vaj ose në një letër pjekje. E lëmë për 20-25 minuta të pushojë dhe më pas e vendosim në furrë të piqet ne temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.

        • VIDEO

          Speca të mbushur me mish dhe oriz nga zonja Albana

          Speca të mbushur me mish dhe oriz

          Përbërësit:

          • 1 kg speca
          • 500 gr mish i grirë
          • 2 qepë mesatare
          • 2–3 domate
          • 1 lgj salcë e koncentruar
          • 2 karrota
          • 2 speca të kuq
          • 2 thelpinj hudhër
          • 1 lugë gjelle oriz për çdo spec
          • 1 lugë çaji nenexhik i thatë
          • 4 lugë gjelle vaj ulliri
          • 1 lgj galetë
          • Kripë, piper i zi

          Përgatitja:

          Fillimisht pastrojmë specat duke u hequr farat. Në një tigan me 2–3 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim lehtë qepën, vetëm sa të zbutet pak pa marrë ngjyrë. Në një tas përgatisim mbushjen duke përzier: mishin e grirë të pagatuar, qepën e kaurdisur, karrotën e grirë në rende specat e kuq të prerë në kubikë, domatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël, orizin e shpëlarë, hudhrën e grirë, kripën, piperin dhe nenexhikun e thatë. Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri. Mbushim specat me përzierjen dhe i vendosim në tavë. Në kapak të specave shtojmë pak kripë me galetë, sipër u hedhim pak vaj ulliri dhe pak kripë dhe e vendosim tavën në furrë në 180°C për rreth 35–40 minuta.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv