-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
Një histori e rëndë që trondit, ku një grua rrëfen presionin dhe vuajtjet brenda familjes së saj. Mes akuzave për sjellje të papranueshme dhe një martese të vështirë, ajo tregon momentin kur vendosi të thotë “jo” dhe pasojat që erdhën më pas. Ndiqni “Pa Gjurmë” për të mësuar më shumë rreth kësaj historie dhe të vërtetave që dalin në dritë.
-
VIDEO
Frontline Interview- Rrezik nga sulmi iranian, Rama i 'shkel' syrin Netanyahut! Prapaskenat e rezolutës
Ditën e sotme Shqipëria u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së që shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit. Me 79 vota pro dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën e propozuar nga PS në të cilën thuhet se “Kuvendi i Shqipërisë shpall Republikën Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste në ndjekje të objektivave të tij të politikës së jashtme”.
-
VIDEO
'Shkëlzeni autori i Gërdecit, Saliu dhe Mediu e certifikuan!' Shpërthen Yzeiri: SPAK-u s'kujtohet...
Yzeiri tha se zgjedhjet brenda në PD, janë një proces formal që Berisha të rikonfirmohet në krye të partisë. Yzeiri thotë se 22 marsi është një festë për qytetarët që i shpëtuan periudhës së komunizmit, por që sot është privatizuar nga PD, ditë kur dhe është caktuar protesta e radhës kombëtare.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' | Ish-punonjësi i shtetit rrëfen vrasjen e Azem Hajdarit
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Mars 2026 – Receta / Maskë natyrale antirrudhë
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qebap furre në brumë me beshamel / Spinaq me trahana.
Në ditët e sotme, kujdesi për lëkurën po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, dhe shumë njerëz po i rikthehen metodave natyrale “Bëje Vetë”. Niki dhe Stela në Rreze Dielli sjellin një ide të thjeshtë dhe praktike për të gjithë ata që duan të kujdesen për pamjen e tyre pa produkte kimike. Ato realizojnë një maskë të shpejtë me dafinë dhe karafil, dy përbërës të njohur për vetitë e tyre të fuqishme. Kjo maskë jo vetëm që është e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi, por gjithashtu ndihmon në luftimin e rrudhave, duke i dhënë lëkurës freski dhe shkëlqim natyral.
-
VIDEO
Gjethja e dafinës 1000 herë më e fortë se Botox / Zhduk rrudhat edhe në moshën 70 vjeç
Në ditët e sotme, kujdesi për lëkurën po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, dhe shumë njerëz po i rikthehen metodave natyrale “Bëje Vetë”. Niki dhe Stela në Rreze Dielli sjellin një ide të thjeshtë dhe praktike për të gjithë ata që duan të kujdesen për pamjen e tyre pa produkte kimike. Ato realizojnë një maskë të shpejtë me dafinë dhe karafil, dy përbërës të njohur për vetitë e tyre të fuqishme. Kjo maskë jo vetëm që është e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi, por gjithashtu ndihmon në luftimin e rrudhave, duke i dhënë lëkurës freski dhe shkëlqim natyral.
-
VIDEO
Qebap furre në pite me beshamel nga zonja Albana
Qebap furre në pite me beshamel
Përbërësit për brumin:
- 3 gota miell
- 1 filxhan çaji qumësht
- 1 filxhan çaji ujë
- ½ pako maja të thatë
- 1 lugë çaji sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 1 e verdhë veze
- Pak qumësht, fara susami
Për mbushjen:
- 400 gr fileto pule
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 spec
- 1 patate
- 1 tas i vogël bizele
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 1 filxhan çaji ujë
- Piper i zi, trumzë, spec djegës i thatë
Për salcën beshamel:
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle miell
- 2 gota qumësht
- Kripë, piper i zi
- Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Vendosim miellin në një enë për brumë. Shtojmë qumështin, ujin, majanë, sheqerin dhe kripën. E gatuajmë derisa të bëhet një brumë i butë. Nëse duhet, shtojmë pak miell. Mbulojmë brumin dhe e lëmë të vijë. Brumin e ardhur e ndajmë në 4 toptha dhe çdo topth e hapim në madhësinë e një pjate të vogël. Në tavën e furrës vendosim kasa rezistente ndaj nxehtësisë të përmbysura dhe i lyejmë me pak vaj. Brumin e hapur e vendosim sipër tyre duke krijuar formën e tasit. I lyejmë me të verdhë veze të përzier me pak qumësht dhe hedhim fara susami. I pjekim në furrë të parangrohur në 180–200°C derisa të marrin një ngjyrë të lehtë të artë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Në tigan vendosim pak gjalpë, shtojmë pulën e prerë në copa të vogla dhe e kaurdisim. Shtojmë qepën, hudhrën dhe specin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë patatet e skuqura dhe bizelet. Vendosim salcën dhe erëzat, në fund shtojmë 1 filxhan çaji ujë dhe e lëmë të ziejë pak. Në një tenxhere tjetër përgatisim beshamelin. Kaurdisim miellin me gjalpë, shtojmë qumështin duke e përzier vazhdimisht. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në tasat e brumit të pjekur vendosim mbushjen me pulë. Sipër shtojmë salcë beshamel, hedhim djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në 200°C derisa djathi të shkrijë dhe të marrë pak ngjyrë.
-
VIDEO
Spinaq me trahana nga zonja Albana
Spinaq me trahana
Përbërësit:
- 1 kg spinaq
- 1/2 filxhan vaj ulliri
- 1 qepë e thatë
- 1 tufë qepë të njoma
- 1 presh
- 3/4 filxhan trahana
- 1/2 tufë kopër e grirë
- Lëngu i 1 limoni të madh
- Kripë, piper i zi
- Opsionale: 1 domate ose 1 lugë gjelle salcë domateje
Përgatitja:
Lani mirë spinaqin dhe priteni në copa. Në një tenxhere të madhe ngrohni vajin e ullirit dhe kaurdisni qepën për 2–3 minuta derisa të zbutet. Shtoni qepët e njoma dhe preshin, dhe vazhdoni t’i kaurdisni derisa të marrin aromë. Shtoni spinaqin dhe përziejeni derisa të ulet në vëllimi. Nëse dëshironi, shtoni domaten ose salcën e domates. Hidhni rreth 2 filxhanë ujë të ngrohtë dhe lëreni të ziejë pak. Më pas shtoni trahananë, përziejeni dhe lëreni të gatuhet në zjarr të ulët derisa të zbutet dhe të lidhet gjella. Në fund shtoni koprën, kripën, piperin dhe lëngun e limonit.
-
VIDEO
'Pagë të 13-të dhe bonuse', Muça analizon profesionet më të paguara: Të rinjtë drejt vetëpunësimit
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 17 mars 2026
Titujt e gazetave për sot, nga më 23 maj PD zgjedh kryetarin e ri te fatura e rëndë për "Ballukun" e deri tek në ajër të falimentuar, në tokë e det të zaptuar.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 17 mars 1996/ Pas vizitës së presidentit Berisha në qytet, Bashkia Tepelenë sfidon pushtetin dhe shpall Nanon liderin e burgosur të PS “Qytetar Nderi”
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 26 majit të vitit 1996 klima politike ishte tensionuar shumë. Në ditët e para të marsit Presidenti Berisha kishte bërë një vizitë provokuese në Tepelenë në një takim me anëtarësinë e PD. Në Tepelenë në burgun e Bënçës ishte i burgosur Fatos Nano ,lideri i PS-së. Në shtypin e shkruar më 17 mars 1996-të pasqyrohej gjerësisht një vendim i Bashkisë Tepelenë për të shpallur “Qytetar Nderi” Fatos Nanon liderin e burgosur të Partisë Socialiste duke e quajtur si njërin prej tyre. Gazeta Shqiptare shkruan në lidhje me këtë zhvillim :” Dekoratë në qeli për Nanon”. Lajmi pasqyrohej në faqen e parë edhe të gazetës Koha Jonë dhe të ZP( Zëritt ë Popullit) botimit të Partisë Socialiste. Madje ky vendim i Bashkisë Tepelenë që sfidonte pushtetin e Berishës pasqyrohej edhe në vetë RD-në gazetën e Partisë Demokratike që shkruante: “ Cigarja” urdhëron shpalljen e Nanos qytetar nderi” duke e quajtur si diçka të turpshme.
-
VIDEO
Pjesa 2 '5 Pyetje nga Babaramo'|Alarm për çmimet! Sa do shkojë nafta? Ekspertët: Treg i kapur, shqiptarët po zhvaten
Një emision ku prej 22 vjetësh përmes intervistave me personazhe të ndryshme analizohet aktualiteti në Shqipëri dhe rajon.Çdo të hënë në orën 20:55 në Report TV me moderatorin Ilir Babaramo. Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.