-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' | Qytetarët ankohen për vitet e pensionit: S’kemi marrë bonus…
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
E vërteta për VEZËT! Çdo ditë apo…? / Mos i ha VEZËT kështu! Gabimi që bëjnë të gjithë
Vezët janë prej kohësh pjesë e tryezës sonë të përditshme dhe një ndër ushqimet më të diskutuara në botën e ushqyerjes. Dikur ato konsideroheshin si një rrezik për shëndetin e zemrës për shkak të përmbajtjes së kolesterolit, ndërsa sot shumë specialistë i rendisin mes “superushqimeve” falë vlerave të tyre të larta ushqyese. Kjo ka krijuar shpesh konfuzion: a duhet t’i konsumojmë vezët çdo ditë apo të tregojmë kujdes? Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” do të shqyrtojmë përfitimet shëndetësore të vezëve, rolin e tyre në një dietë të balancuar dhe sa është sasia e rekomanduar për kategori të ndryshme si të rriturit, fëmijët dhe të moshuarit. Gjithashtu, do të ndalemi te pyetje të zakonshme si: cila pjesë është më e shëndetshme, e bardha apo e verdha? Cila është mënyra më e mirë e gatimit për të ruajtur vlerat ushqyese? Dhe mbi të gjitha, a ndikojnë vezët realisht në rritjen e kolesterolit apo kjo është një keqkuptim? Për t’u dhënë përgjigje të sakta dhe të bazuara në shkencë këtyre pyetjeve, do të flasim me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, i cili do të na ndihmojë të kuptojmë më qartë vendin që duhet të zënë vezët në regjimin tonë ushqimor.
-
VIDEO
Pensionistët në hall/ 'Morëm bonus në janar, jo në shkurt e mars!' Eksperti Hoxha sqaron qytetarët
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Byrek me mish të grirë dhe qepë nga zonja Albana
Byrek me mish të grirë dhe qepë
Përbërësit:
- 500 gr petë të gatshme
- 400 gr mish i grirë
- 3-4 qepë mesatare
- 3 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- 100 ml ujë ose lëng mishi
- 1 vezë (opsionale, për lyerjen e sipërfaqes)
- Kripë, piper i zi, rigon
- Bimë aromatike sipas shijes
Përgatitja:
Në një tigan nxehim vajin ose gjalpin. Shtojmë qepët e grira hollë dhe i kaurdisim derisa të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të artë. Shtojmë më pas mishin e grirë dhe e skuqim mirë, duke e përzier herë pas here. Hedhim kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Shtojmë ujin ose lëngun e mishit dhe e lëmë të ziejë për 10-15 minuta, derisa mbushja të trashet. E lëmë mbushjen të ftohet pak. Ndërkohë lyejmë një tepsi me pak vaj. Shtrojmë gjysmat e petëve një e nga një duke i spërkatur me vaj. Hedhim mbushjen e mishit dhe e shpërndajmë njëtrajtësisht. Shtrojmë pjesën tjetër të petëve duke i spërkatur me vaj. Në fund, lyejmë sipërfaqen e byrekut me vezë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur derisa të marrë një ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Kek me hurma arabie nga zonja Albana
Kek me hurma arabie
Përbërësit:
- 200 gr hurma arabie
- 200 gr miell
- 100 gr arra
- 100 gr gjalpë
- 100 gr sheqer
- 2 vezë
- 1 lç pluhur pjekës
- 1 lç vanilje
Përgatitja:
Fillimisht vendosim hurmat në ujë të nxehtë. Largojmë bërthamat dhe i presim në copëza. Gjalpin dhe sheqerin e përziejmë më rrahës elektrik derisa sheqeri të tretet, më pas shtojmë vaniljen dhe pluhurin pjekës. Sitim miellin dhe e shtojmë gradualisht duke e përzier me lugë druri. Në fund shtojmë arrat dhe hurmat e prera hollë. E shtrojmë brumin e kekut në tavë me letër pjekje, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 18 mars 1992/ Ndizet fushata 4 ditë nga zgjedhjet historike të 22 marsit, PD thirrje për triumfin e demokracisë mbi diktaturën ndërsa PS i gëzohet hapjes së Shqipërisë me botën
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Zgjedhjet parlamentare të 22 marsit të vitit 1992 ishin të parat që fitonte PD ,pra një parti opozitare pas vitesh në diktaturë. Në ditët e fundit fushata e partive politike ishte “nxehur” me takime ,aktivitete dhe premtime. Shtypi i shkruar më 18 mars 1992 vetëm 4 ditë përpara zgjedhjeve duke qënë që ishin edhe botime politike pasqyronte premtimet e partive. Në RD(Rilindjen Demokratike) bëhej thirrje që të votohej PD dhe që demokracia të triumfonte ndaj diktaturës. Ndërsa në ZP(Zëri i Popullit) botimi i Partisë Socialiste që ishte në qeverisje pasqyrohej me superlative hapja e vendit ndaj Botës dhe premtimi për demokratizim të mëtejshëm të Shqipërisë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 18 mars 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit te dhëndri i Berishës me 40 shtëpi dhe 12 komplekse vilash e pallatesh e deri tek shpata jonë prej letre.
-
VIDEO
Pjesa e dytë 'Repolitix' | Rezoluta për Iranin 'mollë sherri'/ Akuza: Hipokrizi dhe qokë personale e Ramës!
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se qëndrimi i dyfishtë i PD-së për Rezolutën e miratuar në Parlamentin e Shqipërisë për shpalljen e Iranit si ‘shtet sponsor të terrorizmit’, është i pamoralshëm.Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku tha se PD në Parlament është me Iranin dhe në seli është me SHBA-të.
-
VIDEO
Pjesa e parë ' Repolitix' | Plas 'lufta' në PD! Salianji përballë Berishës, zbulohen emrat e kandidatëve në garë për kryetar
Burime të besueshme pranë Ervin Salianjit, bëjnë me dije për emisionin "Repolitix" se ish-deputeti do të kandidojë për postin e kryetarit të PD. Edhe anëtarja dhe aktivistja e njohur demokrate, Alesia Balliu, deklaroi ekskluzivisht në Report Tv vendimin e saj për të garuar për lidershipin e Partisë Demokratike. Zgjedhjet pritet të mbahen më 23 maj.
-
VIDEO
‘Rezoluta për Iranin, një raketë prej letre’- Shehi ‘godet’ majtas e djathtas: Protestat i shërbejnë vetëm interesit të Berishës! Zgjedhjet e reja do e gjejnë PD-në me shefa të tjerë
Duke e cilësuar Rezolutën për 'shpalljen e Iranit si shtet sponsor i terrorizmit' si një raketë prej letre, Dashamir Shehi kritika kishte edhe për kryedemokratin Sali Berisha dhe lidershipin e PD. Sipas Shehit, protestat dhe çdo lëvizje e kësaj force politike bëhet për t'i shërbyer interesave të Berishës dhe disa drejtuesve të tjerë, por jo kauzës qytetare.
-
VIDEO
'Trego mesazhin e Ramës!' Lapaj zbulon ofertën dhe SKENARIN e protestës/ Bashkëpunim me Berishën?
Adriatik Lapaj mendon se rezistenca e tij tre mujore në bulevard ka dhënë një kontribut jo vetëm në riformatimin e qeverisë socialiste 6 muaj pasi u votua në Kuvend, por edhe në shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit dhe të Tiranës në fillim të marsit.
-
VIDEO
Ekskluzive/ BE pret shpresat për bujqësinë: Pa afat IPARD III, ktheni paratë! Ekspertët: Alarmante!