Prej 15 vitesh në kërkim të djalit të zhdukur, familja Gjolena jeton mes dhimbjes dhe pasigurisë. I ftuar në studio, Ilmi Gjolena rrëfen momentet e fundit kur djali i tij u largua drejt Greqisë dhe humbi çdo kontakt me familjen. Telefoni i fikur, dëshmitë e pakta dhe terreni i vështirë i asaj nate kanë lënë pas vetëm dyshime dhe pikëpyetje. Një dëshmi e fundit nga një çoban në Greqi mund të jetë gjurma e vetme që çon drejt së vërtetës. A është ende gjallë djali i tij apo ka ndodhur më e keqja? Një histori që kërkon përgjigje dhe drejtësi. Pa Gjurmë vjen çdo ditë, ora 16:00, në Report TV, me gazetaren Odeta Dume Mandro.




















