-
VIDEO
Një Nga Ne| Edisoni, babai i 4 vajzave që gjeti lumturinë në Belsh: Emigrimi më la në mes ëndrrat
Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e Edison Hysës, një piktor i talentuar nga Belshi. Prej 15 vitesh jeton me artin, realizon piktura në telajo, murale dhe vazo rezine Në moshën 48-vjeçare, Edisoni vendosi të ndjekë Universitetin e Arteve, duke përmbushur kështu një ëndërr të lënë përgjysmë për shkak të emigracionit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Esencë'| Thesari i Shtetit, Djemtë me motorra para viteve 90 dhe Muzeu i Thanas Papës!
Uvil Zajmi tregon për herë të parë nostalgjinë e djemëve me motorra në Tiranë dhe Shqipëri! Rubrika Amarcord shkon në Muzeumin e skulpturave te artistit Thanas Papa, i biri i tregon për përndjekjet dhe talentin e babait. Esencë Arkiv, eksluzive: Inxhinier Kudret Çollaku, ju tregoj si e projektova tunelin e Thesarit të Shtetit në Tiranë dhe çfarë ndodhi më pas? Rubrika Ditar nga kaluara, 13 marsi, datë për të mos harruar në historinë e Shqipërisë!
-
VIDEO
Kur do rriten pensionet? Eksperti shpjegon skemën e sigurimeve shoqërore
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
Rregullorja e re për financimin e filmave/ Jorgji: Bashkëpunojmë me shkollat më të mira
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
Kush ishte YLLI në ngjitje i PS? Avokati: SPAK i hakmerret Ramës! Paralajmërimi për Veliajn!
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
73-vjeçarja Xhevahire Arapi nga Durrës denoncon komshiun e katit të parë për ndërtim pa leje në hapësirën e përbashkët të pallatit. Ajo pretendon se gjatë kohës që familja e saj jetonte në Itali, komshiu ka ndërtuar një objekt dhe një banjo në oborrin e përbashkët të pallatit, duke zënë një hapësirë që duhet të përdoret nga të gjithë banorët. Sipas saj, objekti ndodhet shumë pranë dritares së shtëpisë dhe kjo e bën të ndihet e pasigurt, pasi mund të krijojë rrezik edhe për hyrje të hajdutëve. E moshuara thotë se është ankuar disa herë në institucione, por deri tani nuk ka marrë një zgjidhje. Në studion e Pa Gjurmë ajo kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar rastin dhe për të zgjidhur konfliktin që sipas saj vazhdon prej vitesh.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Mars 2026 – Receta / Dita e Verës, ritet dhe simbolet e një feste
Vetëm një ditë na ndan nga Dita e Verës, ndaj dhe Rreze Dielli sot hapet me shkëlqimin e fëmijëve të “Kako Dance Academy” që na dhurojnë një performancë festive plot ngjyra. Ndërsa në këndin e gatimit dy gjimnazistet nga Elbasani Desilda Kovaçi dhe Elvinsa Rançi përgatisin Ballokumet tradicionale të Ditës së Verës dhe një Byrek me qumësht, vezë dhe djathë.
Në prag të Ditës së Verës, një nga festat më të dashura dhe më të lashta të traditës shqiptare, vëmendja kthehet tek qyteti i Elbasanit, vendi ku kjo festë merr kuptimin e saj më të plotë. Në këtë periudhë, familjet elbasanase nisin përgatitjet për të pritur pranverën me zakone që janë ruajtur brez pas brezi. Mes aromës së gjalpit dhe miellit të misrit që përhapet në kuzhina, përgatiten ballokumet, ëmbëlsira simbol e kësaj dite, ndërsa shtëpitë mbushen me gëzim, kujtime dhe rituale të vjetra. Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” do të ndalemi tek traditat e Ditës së Verës, një festë me origjinë pagane që feston ringjalljen e natyrës dhe ardhjen e stinës së ngrohtë. Do të tregojmë për ritualet dhe simbolet fatsjellëse, për përgatitjen e “hisës” dhe të tryezës së Ditës së Verës, si dhe për gatimet tradicionale që nuk mungojnë në këtë ditë të veçantë. Po ashtu, do të zbulojmë edhe sekretin e ballokumeve, recetën dhe mjeshtërinë që i bën ato kaq të veçanta në Elbasan. Për të na rrëfyer më shumë rreth këtyre traditave, në studio do të kemi dy amvisa nga qyteti i bukur i Elbasanit, Merita Çela dhe Lavdije Papri, të cilat do të ndajnë me ne përvojën dhe kujtimet e tyre nga përgatitjet familjare të kësaj feste. Gjithashtu, në bisedë do të bashkohet edhe aktivisti i mjedisit Ervin Skënderi, me të cilin do të flasim për lidhjen e kësaj feste me natyrën dhe mesazhin që ajo përcjell për respektin ndaj mjedisit dhe traditës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë, 'Shtypi i Ditës' 13 Mars - Qytetarët KOMENTOJNË votimin për Ballukun: Hetimet të vazhdojnë
-
VIDEO
Mungoi në Kuvend për Ballukun, Ardit Rada: Spiropali s'ka pse të mërzitet, i ka marrë më të mirën PS
-
VIDEO
Moderatoret në garë për Ballokumet / Ja kush e fiton sfidën!
Mes zonjave, grave dhe vajzave të zonave rurale të Elbasanit, deputetja Sara Mila priti Orgesën, Nikin, Ledionën dhe Brunën, për një eksperiencë sa tradicionale aq edhe plot energji: një “Masterclass” të Ballokumeve. Të ndara në skuadra, me duart në brumë dhe me zemrat plot gëzim, kaluam një pasdite të bukur ku nuk munguan të qeshurat, këngët dhe shpirti i garës. Ishte pikërisht ajo atmosferë që këto ditë ndihet në çdo shtëpi elbasanase, ndërsa përgatitemi për Ditën e Verës dhe për aromën e ëmbël të ballokumes që mbush kuzhinat tona. Në fund, pas një “prove të vështirë” nga kuzhinierët e Sihanes, u shpall fituese ballokumja e skuadrës së Labinot Fushës, me në krye Nikin, moderatoren e Rreze Dielli, një dëshmi e bukur se tradita e kësaj ëmbëlsire të veçantë vazhdon të jetojë dhe të përcillet nga brezi në brez.
-
VIDEO
Dita e Verës, simbolet fatsjellëse dhe ritualet: Nga përgatitja e hisës tek vezët me rrëshirë
Në prag të Ditës së Verës, një nga festat më të dashura dhe më të lashta të traditës shqiptare, vëmendja kthehet tek qyteti i Elbasanit, vendi ku kjo festë merr kuptimin e saj më të plotë. Në këtë periudhë, familjet elbasanase nisin përgatitjet për të pritur pranverën me zakone që janë ruajtur brez pas brezi. Mes aromës së gjalpit dhe miellit të misrit që përhapet në kuzhina, përgatiten ballokumet, ëmbëlsira simbol e kësaj dite, ndërsa shtëpitë mbushen me gëzim, kujtime dhe rituale të vjetra. Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” do të ndalemi tek traditat e Ditës së Verës, një festë me origjinë pagane që feston ringjalljen e natyrës dhe ardhjen e stinës së ngrohtë. Do të tregojmë për ritualet dhe simbolet fatsjellëse, për përgatitjen e “hisës” dhe të tryezës së Ditës së Verës, si dhe për gatimet tradicionale që nuk mungojnë në këtë ditë të veçantë. Po ashtu, do të zbulojmë edhe sekretin e ballokumeve, recetën dhe mjeshtërinë që i bën ato kaq të veçanta në Elbasan. Për të na rrëfyer më shumë rreth këtyre traditave, në studio do të kemi dy amvisa nga qyteti i bukur i Elbasanit, Merita Çela dhe Lavdije Papri, të cilat do të ndajnë me ne përvojën dhe kujtimet e tyre nga përgatitjet familjare të kësaj feste. Gjithashtu, në bisedë do të bashkohet edhe aktivisti i mjedisit Ervin Skënderi, me të cilin do të flasim për lidhjen e kësaj feste me natyrën dhe mesazhin që ajo përcjell për respektin ndaj mjedisit dhe traditës.
-
VIDEO
Ballokume tradicionale / Gjimnazistja nga Elbasani sjell recetën e vjetër të gjyshes
Ballokume
Përbërësit:
- 7 vezë
- 500 gr gjalpë
- 800 gr – 1 kg sheqer i imët
- 1 kg miell misri
- 1 grusht miell gruri
- 1 filxhan i vogël finjë
Përgatitja:
Vendosni gjalpin në një enë të madhe dhe përziejeni mirë me pluhur sheqerin derisa të bëhet një krem i butë dhe i njëtrajtshëm. Shtoni vezët një nga një duke i përzier vazhdimisht që masa të bëhet e butë dhe kremoze. Shtoni filxhanin e vogël me finjë dhe përziejeni mirë. Fillimisht shtoni grushtin e miellit të grurit. Pastaj shtoni gradualisht miellin e misrit duke e përzier derisa të krijohet një brumë i butë që mund të formohet me dorë. Merrni copa brumi dhe formoni toptha të rrumbullakët me dorë. Vendosini në një tavë me letër pjekjeje. Ngrohni furrën në 170–180°C. Piqini për rreth 20–25 minuta derisa të marrin një ngjyrë të artë. Lërini të ftohen pak në tavë para se t’i hiqni, që të mos prishet forma.