Sardele në tenxhere me presion nga zonja Albana

30 Mars, 11:08 | Përditesimi: 30 Mars, 11:08

Sardele në tenxhere me presion

Përbërësit:

  • 1 kg sardele
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 2-3 gjethe dafine
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Sardelet pastrohen mirë, lahen dhe kullohen. Vendosen në tenxhere me presion, shtohen kripë, piper, rigon sipas dëshirës, gjethe dafine dhe vaj. Mbyllet tenxherja dhe lihen të ziejnë me presion. Sipas dëshirës mund të shtohet edhe hudhër për më shumë aromë. Shërbehen me patate të ziera dhe feta limoni.

MC/Shqiptarja.com