-
VIDEO
Maliqi sulmon Ramën dhe kryebashkiakun e Kuçovës: Bashkia në duart e krimit, interesa të fshehta…
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
'Buallin e bën mizë'! Arlind Qori për Report TV : Berisha bëhet 'super diplomat' për protestën e banorëve të Rrjollit kundër Bashkim Ulajt!
Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori kritikoi 'heshtjen' e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike në lidhje me protestën e banorëve të Rrjollit kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë.
-
VIDEO
Arlind Qori sulmon Ramën, Berishën dhe oligarkët, zbulon pazaret politike: Shqiptarët po vidhen!
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ”E shpallën armik dhe thanë se vrau veten”/ Familja: Trupi nuk na u dha kurrë
Një histori që sfidon kohën dhe versionin zyrtar. 18 vjeç u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Familjes iu komunikua se ishte shpallur “armik i vendit” dhe se kishte kryer vetëvrasje. Por trupi nuk iu dorëzua kurrë familjarëve, varri u tha se ndodhej në zonën e Bilishtit dhe u ruajt nga ushtarë, pa lejuar hapjen e tij.Pas viteve ’90, familja Duka nisi kërkimet në çdo institucion, por nuk gjeti asnjë provë konkrete për vdekjen e tij. Sot, dekada më pas, vëllai 79-vjeçar kërkon të zbulojë të vërtetën: çfarë ndodhi realisht me të riun nga Laçi? Një rrëfim i fortë në studio, me dokumente, dëshmi dhe pikëpyetje që mbeten ende pa përgjigje.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Bota Report'| Boshti italo-gjerman 'trazon' Europën, politikani francez: Macron po dëmton interesat e Francës!
'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00. Nën moderimin e gazetarit Denis Minga 'Bota Report' synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës. Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale. A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Cfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?
-
VIDEO
'Kosova 1 vit pa institucione, absurde!'Nurellari: Kurtit i ka leverdisur katrahura, e ngeci Kosovën
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.
-
VIDEO
'PD i duhet drejtues i ri!' Vokshi habit: Këto protesta kanë tjetër qëllim, jo rrëzimin e qeverisë
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' 12 Shkurt - Po na vjedhin! Qytetarët: Me Berishën, PD nuk fiton asnjëherë
-
VIDEO
Birjam me qumësht e oriz nga zonja Albana
Birjam me qumësht e oriz
Përbërësit:
- 2 qepë mesatare
- 1 gotë oriz
- 1 gotë ujë
- 2 vezë
- 3 lugë gjelle djathë i thërrmuar
- 1 gotë qumësht
- 2 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
Qepët grihen hollë dhe kaurdisen me gjalpë derisa të zverdhen lehtë. Shtohet orizi dhe vazhdohet kaurdisja për pak minuta. Hidhet uji dhe gatuhet pilaf i shkrifët, pa e zier plotësisht orizin. Pilafi lihet të ftohet pak. Më pas përzihet me vezët, djathin e thërrmuar dhe qumështin. Masa hidhet në tavë të lyer me gjalpë, spërkatet sipër me pak gjalpë dhe piqet në furrë të parangrohur derisa të mpikset dhe të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.
-
VIDEO
Petulla me miell misri nga zonja Albana
Petulla me miell misri
Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 lç sheqer
- 1 lç kripë
- 250 gr miell misri
- 250 ml dhallë ose kefir
- 1 lç sodë
Përgatitja:
Rrahim vezët dhe më pas shtojmë produktet me rradhë. E lëmë të vijë masa e brumit. Lugë pas luge i skuqim petullat në një tigan me vaj të bollshëm.
-
VIDEO
Patëllxhanë me hudhra nga zonja Albana
Patëllxhanë me hudhra
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë mesatarë
- 1 kokë hudhër
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Opsionale: pak djathë i bardhë
Përgatitja:
Patëllxhanëve u hiqet bishti dhe maja, lahen dhe fshihen mirë. Secilit patëllxhan i bëhen 2–3 prerje për së gjati, pa e ndarë plotësisht. Në prerje vendosen thelpinj hudhre; nëse dëshironi, mund të shtoni edhe copa të vogla djathi. Spërkaten me kripë dhe piper. Patëllxhanët vendosen në një tigan ose tenxhere të cekët. U hidhet sipër vaji i ullirit, mbulohen me kapak dhe lihen të ziejnë në zjarr të ulët. Gjatë gatimit kthehen herë pas here, duke u spërkatur me yndyrën e vet, derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të lehtë. Shërbehen të ngrohtë, të prerë përgjysmë për së gjati, të spërkatur me pak nga lëngu i gatimit.
-
VIDEO
Formimi i qeverisë së re në Kosovë, publicisti: Sfida kryesore e Kurtit do të jetë me ajo ndërkombëtarët dhe dialogu me Serbinë
Kosova tashmë ka ekzekutivin e ri me kompetenca të plota. Albin Kurti, që ushtroi detyrën e kryeministrit, tashmë e ka marrë atë sërish me kompetenca të plota për një mandat 4-vjeçar.