-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 11 Shkurt- Qytetarët sulmojnë protestën e PD-së: Është TURP kombëtar!
-
VIDEO
Ja 3 arsyet pse PD-ja nuk frymzon! Gupi ironizon: Filmat e vjetër nuk i mbushin sallat e kinemave
Analisti Gupi analizon protestat e PD-së. Ai ironizon dhe thekson se edhe demonstratat e ardhshme duket se nuk do ndryshojnë shumë situatën, ndërsa shpreh edhe arsyet pse PD-ja nuk po frymzon.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e PD! Çeli: 'BOMBA artizanale', 16 policë të lënduar, 3 në gjendje të rëndë
Agron Çeli shprehet se efektet e këtyre bombave artizanale janë të rrezikshme dhe të pakontrollueshme. Duke krahasuar protestën e 24 janarit me atë të 10 shkurtit, Çeli tha se për nga shkalla e agresivitetit, e fundit ishte më e fortë. Sulmi i protestuesve ishte i orientuar posaçërisht drejt efektivëve.
-
VIDEO
Speca me gjizë, me një shije speciale nga zonja Albana
Speca me gjizë
Përbërësit:
- 600 gr speca
- 200 gr domate
- 1 lgj salcë domate
- 300 gr gjizë
- 150 gr djathë i bardhë
- 1/2 lugë çaji hudhër pluhur
- 30 gr bukë e thekur e grirë
- ½ lugë çaji trumzë
- ½ lugë çaji nenexhik i thatë
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Specat i pastrojmë nga farat dhe vetëm 1 spec e presim në kubikë shumë të vegjël, njësoj veprojmë edhe me domatet, pasi u heqim farat dhe lëngun e tepërt. Grijmë imët majdanozin dhe hudhrën. Në një tas të madh hedhim gjizën, djathin e bardhë të thërrmuar, bukën e thërrmuar, hudhrën, specat dhe domatet në kubikë, majdanozin, trumzën, nenexhikun dhe piperin e zi. Rregullojmë shijen me kripë dhe shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Mbushim specat me përzierjen e përgatitur dhe i radhisim në një tavë të lyer lehtë me vaj. I spërkatim nga sipër me vajin e mbetur dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 180–190°C për 20–25 minuta, derisa të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të artë në sipërfaqe.
-
VIDEO
Qofte me patate dhe vezë nga zonja Albana
Qofte me patate dhe vezë
Përbërësit:
- 500 gr patate
- 1 qepë e kuqe
- 2 bishta qepësh
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- Vezë
- Miell
- Galetë
- 3 vezë të ziera
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Ziejmë patatet dhe krijojmë brumin e qofteve duke shtuar qepën e kuqe të grirë shumë imët, bishtat e qepëve, majdanozin, kripën dhe piperin. Krijojmë kroketat dhe në mes vendosim një çerek veze të zierë. I kalojmë qoftet në miell, vezë, galetë dhe i skuqim në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Pastiçe me djathë nga zonja Albana
Pastiçe me djathë
Përbërësit:
- 500 gr makarona
- 500 ml qumësht
- 2 kokrra vezë
- 200 gr djathë
- 100 gr gjalpë
- 1 lgj vaj
- Pak miell
- Kripë
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me pak kripë dhe vaj për 5 minuta më pak sa tregon amballazhimi. Më pas i kullojmë. Tresim gjalpin. Rrahim vezët me pak qumësht. Te gjalpi i tretur shtojmë miellin duke e përzier. E shuajmë me qumësht dhe më pas shtojmë masën e vezëve të rrahura dhe qumështin e mbetur. Djathin e thërrmuar e përziejmë me makaronat dhe përsipër shtojmë masën e qumështit. E vendosim pastiçen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 11 shkurt 2026
Titujt e gazetave për sot, nga kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës te PD proteston kundër qeverisë e deri tek Bashkim Ulaj, Saliu dhe kryeministri.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Repolitix' |Skenë krimi para Kuvendit/ Molotovë dhe policë të plagosur. Tronditëse: Berisha kërkonte vrasje!
Avokati Përparim Caca ka paralajmëruar se 2 protestat e fundit të PD-së tregojnë se në protestën e ardhshme të opozitës në 20 shkurt do të ketë një nivel të lartë dhune. Ndërkohë Arben Meçe ka deklaruar se Berisha donte që në protestën e sotme të opozitës të kishte vrasje policësh.
-
VIDEO
‘Molotovi ka sfond luftarak’- Kthupi analizon protestën e Berishës: Janë konsumuar disa vepra penale, u sulmuan policët
Avokati Rezart Kthupi është shprehur se gjatë protestës së sotme të PD-së janë konsumuar disa vepra penale.
-
VIDEO
Molotovët në protestën e PD, ‘trondit’ Meçe: Berisha donte vrasje të policëve, ai dirigjoi dhunën para Parlamentit
Analisti Arben Meçe është shprehur se kryedemokratit Sali Berisha i interesonte që sot të kishte vrasje policësh në protestë.
-
VIDEO
‘Pak pjesëmarrje’- Alesia Balliu ‘skanon’ protestën e PD: Ka zero besueshmëri te qytetarët! E thirri Berisha për mbijetesë politike
Juristja Alesia Balliu është shprehur se protesta e sotme e PD-së kishte më pak pjesëmarrje se protesta e 24 janarit, por më shumë dhunë.
-
VIDEO
Paralajmëron avokati: Dy protestat e fundit të PD-së tregojnë se në 20 shkurt do të ketë nivel të lartë dhune
Avokati Përparim Caca ka paralajmëruar se 2 protestat e fundit të PD-së tregojnë se në protestën e ardhshme të opozitës në 20 shkurt do të ketë një nivel të lartë dhune.