Role me mish të grirë në furrë
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 3 thelpinj hudhër
- 1 qepë mesatare
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- Spec djegës sipas dëshirës
- Petë tortilla
- Djathë kaçkavall i grirë
Për salcën:
- 500 gr pure domatesh
- 1 lugë gjelle salcë speci (koncentrat)
- Kripë, piper i zi
Për servirje:
- Kos / Gjalpë i shkrirë
Përgatitja:
Përziejmë mirë të gjithë përbërësit e mbushjes dhe e lëmë masën të pushojë në frigorifer për disa orë. Marrim një petë, shpërndajmë një shtresë të hollë nga mishi i grirë mbi të. Sipër shtojmë djathë kaçkavall të grirë dhe e rrotullojmë fort në formë roleje. E presim në copa dhe e vendosin në tavë. Përziejmë salcën e domates me salcën e specit, kripë dhe piper, dhe e hedhim sipër roleve. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta. Kur të dalin nga furra, i shërbejmë me kos dhe sipër hedhim pak gjalpë të tretur.





















