-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati Beqiri: Përgjegjës kryesor bëj të atin! Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal
Nëna e Bleona Matës ka bërë përgjegjëse hallën e vajzës për zhdukjen e saj, ndërsa avokati Idajet Beqiri është shprehur se e mitura u rrëmbye asokohe nga një grup i strukturuar kriminal. Sipas avokatit, përgjegjës kryesor në këtë çështje është i ati.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Shkurt 2026 – Receta / Ushtrime për dhimbjen e qafës / Maskë & masazh fytyre
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate dhe oriz / Gjellë tigani me perime / Turshi me lakër të bardhë.
Dhimbjet e qafës, të njohura ndryshe si çervikalja, janë një problem gjithnjë e më i shpeshtë në jetën e përditshme, sidomos për personat që kalojnë shumë orë përpara kompjuterit apo telefonit. Qëndrimi jo korrekt, mungesa e lëvizjes dhe stresi janë ndër shkaqet kryesore që përkeqësojnë këtë gjendje. Në studio do të tregojmë dhe demostrojmë disa ushtrime të thjeshta dhe efektive që mund të realizohen në kushtet e shtëpisë, si dhe gabimet më të zakonshme që bëjmë gjatë trajtimit të dhimbjeve të qafës. Ledina Nikolla, eksperte e fizioterapisë, ndan disa sekrete profesionale dhe ofron këshilla praktike se si fizioterapia ndihmon në lehtësimin e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe parandalimin e rikthimit të problemit.
Lëkura e fytyrës ka nevojë të vazhdueshme për hidratim, veçanërisht përballë faktorëve si ndotja, stresi dhe ndryshimet klimatike. Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më natyrale për ta ushqyer dhe rigjallëruar atë është përdorimi i maskave hidratuese të përgatitura në kushte shtëpie. Në "Bëje vetë" Stela Nikolla realizon një maskë me përbërës natyralë lehtësisht të aksesueshëm, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, i japin asaj shkëlqim dhe ndjesi freskie, duke shmangur përdorimin e produkteve kimike.
Lëkura e fytyrës pasqyron jo vetëm bukurinë, por edhe kujdesin që i kushtojmë vetes çdo ditë. Masazhi manual i fytyrës është një nga teknikat më natyrale dhe efektive për tendosjen e lëkurës, tonifikimin e muskujve dhe theksimin e mollëzave, pa përdorimin e aparaturave apo trajtimeve invazive. Estetistja Sidorela Gremi në studion e "Rreze Dielli" zbulon sekretin e këtij masazhi profesional dhe tregon hap pas hapi se si mund ta realizojmë vetë në kushte shtëpie, për një fytyrë më të freskët, më të tonifikuar dhe me konture më të theksuara.
-
VIDEO
'Vendimi i Kushtetueses për Ballukun në fuqi, SPAK fitoi!' Alibeaj: Rama po shton muret e imunitetit
-
VIDEO
180 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Gjykata Speciale, e njëanshme! Si mundej Thaçi të mashtronte amerikanët dhe NATO-n?
-
VIDEO
Pa filler, pa botoks! Ky masazh ngre mollëzat dhe tonifikon fytyrën në shtëpi në vetëm 5 minuta
Lëkura e fytyrës pasqyron jo vetëm bukurinë, por edhe kujdesin që i kushtojmë vetes çdo ditë. Masazhi manual i fytyrës është një nga teknikat më natyrale dhe efektive për tendosjen e lëkurës, tonifikimin e muskujve dhe theksimin e mollëzave, pa përdorimin e aparaturave apo trajtimeve invazive. Estetistja Sidorela Gremi në studion e "Rreze Dielli" zbulon sekretin e këtij masazhi profesional dhe tregon hap pas hapi se si mund ta realizojmë vetë në kushte shtëpie, për një fytyrë më të freskët, më të tonifikuar dhe me konture më të theksuara.
-
VIDEO
Provoje KËTË maskë para se të blesh krem / Lëkurë e butë si bebe me vetëm 2 përbërës nga kuzhina
Lëkura e fytyrës ka nevojë të vazhdueshme për hidratim, veçanërisht përballë faktorëve si ndotja, stresi dhe ndryshimet klimatike. Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më natyrale për ta ushqyer dhe rigjallëruar atë është përdorimi i maskave hidratuese të përgatitura në kushte shtëpie. Në "Bëje vetë" Stela Nikolla realizon një maskë me përbërës natyralë lehtësisht të aksesueshëm, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, i japin asaj shkëlqim dhe ndjesi freskie, duke shmangur përdorimin e produkteve kimike. Përgatitja e maskave natyrale është e thjeshtë, ekonomike dhe ofron kujdes të sigurt për çdo lloj lëkure.
-
VIDEO
Stop DHIMBJES së qafës! Ja zgjidhja në shtëpi për çervikalen / Ndiq ushtrimet!
Dhimbjet e qafës, të njohura ndryshe si çervikalja, janë një problem gjithnjë e më i shpeshtë në jetën e përditshme, sidomos për personat që kalojnë shumë orë përpara kompjuterit apo telefonit. Qëndrimi jo korrekt, mungesa e lëvizjes dhe stresi janë ndër shkaqet kryesore që përkeqësojnë këtë gjendje. Në studion e "Rreze Dielli" do të tregojmë dhe demostrojmë disa ushtrime të thjeshta dhe efektive që mund të realizohen në kushtet e shtëpisë, si dhe gabimet më të zakonshme që bëjmë gjatë trajtimit të dhimbjeve të qafës. Ledina Nikolla, eksperte e fizioterapisë, ndan disa sekrete profesionale dhe ofron këshilla praktike se si fizioterapia ndihmon në lehtësimin e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe parandalimin e rikthimit të problemit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 10 Shkurt- Qytetarët të shqetsuar: Berisha ka vrarë, hetimi i SPAK...
-
VIDEO
Tavë me patate dhe oriz nga zonja Albana
Tavë me patate dhe oriz
Përbërësit:
- 5-6 patate
- 2 karrota
- 1 qepë mesatare
- 1 spec i kuq
- 1 thelpi hudhër
- 1 filxhan çaji oriz
- 4-5 lgj vaj ulliri
- 2 fç ujë / lëng mishi
- Kripë, piper
- Djathë sipas dëshirës
Përgatitja:
Pasi kemi parangrohur furrën, presim të gjitha perimet në forma rrethore dhe i vendosim në një tas ku shtojmë një thelpi hudhër, kripë, piper dhe vaj ulliri. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe shtrojmë orizin e larë dhe të kulluar. E hapim orizin në të gjithë sipërfaqen dhe më pas hedhim perimet e marinuara të pa kaurdisura. Shtojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë në pjekje për 20 minuta. Pasi perimet janë rreshkur dhe kanë marrë ngjyrë, hedhim dy filxhanët e ujit ose lëngun e mishit. E vendosim tavën në furrë sërish për 20 minuta të tjera. Në 5 minutat e fundit para se t’a largojmë nga furra, shtojmë djathin e thërrmuar.
-
VIDEO
Bonusi i pensioneve/ 'I padrejtë, të ndryshohet menjëherë!' Eksperti: Termi bonus është një ngërç
Paraja jashtë bankave arrin nivele rekord, ndërsa të ardhurat e shqiptarëve mbeten në kategorinë e mesme në renditjen globale. Eksperti Igli Tola analizon ndikimin në ekonomi, indeksimin e pagave nga Presidenti te gjyqtarët dhe debatin mbi bonusin e pensioneve.
-
VIDEO
Gjellë tigani me perime nga zonja Albana
Gjellë tigani me perime
Përbërësit:
- 2 speca (jeshilë ose të kuq)
- 1 kungull jeshil
- 1 patëllxhan mesatar
- 2 qepë mesatare
- 3–4 domate
- 4–5 lgj vaj ulliri
- 1 lç spec i kuq i ëmbël
- Kripë, piper i zi
- Hudhër e grirë, majdanoz ose borzilok
Përgatitja:
Në një tigan të gjerë, ngrohni vajin e ullirit dhe kaurdisni qepët në zjarr mesatar derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të lehtë. Shtoni patëllxhanin dhe skuqeni lehtë 5–7 minuta, derisa të zbutet. Hidhni specat dhe kungullin; përziejini dhe vazhdoni gatimin edhe 5 minuta. Shtoni domatet, kripën, piperin dhe specin e kuq. Ulni zjarrin, mbulojeni tiganin dhe lëreni të ziejë ngadalë 15–20 minuta, derisa perimet të lidhen dhe salca të trashet lehtë. Në fund, rregulloni shijen dhe shtoni hudhër ose barishte të freskëta sipas dëshirës.
-
VIDEO
Turshi me lakër të bardhë nga zonja Albana
Turshi me lakër të bardhë
Përbërësit:
- 1 kokë lakër e bardhë (rreth 2 kg)
- 2 tufa majdanoz
- 2-3 speca djegës të vegjël
- 2 lugë gjelle kripë për çdo litër uji
- 1 lugë gjelle sheqer
- 200 ml uthull rrushi
- Gjethe dafine
- Kokrra piperi të zi
Përgatitja:
Pastrojmë lakrën duke hequr gjethet e jashtme. E presim në shirita të hollë dhe e vendosim në një enë. Shtojmë kripë mbi lakrën, i përziejmë mirë me dorë dhe i shtypim pak derisa të zbuten e të lëshojnë pak lëng. Në kavanozë të pastër, vendosim masën e lakrës dhe majdanozin. Ndërkohë në zjarr kemi vendosur ujin të vlojë me kripë, sheqer, uthull, gjethe dafine dhe kokrra piperi për 5 minuta. E lëmë të ftohet pak (të jetë i ngrohtë, jo i nxehtë). Mbushim kavanozët me këtë lëng derisa të mbulohen perimet. Sigurohemi që të mos ketë flluska ajri, i shtypim me pirun ose shkop druri dhe i mbyllim mirë kavanozët, të cilët i vendosim në vend të freskët e të errët për 7–10 ditë.
Këshilla nga Albana: Nëse turshitë i duam më të tharta, shtojmë më shumë uthull. Nëse i duam më të buta, nuk i mbajmë shumë gjatë në vend të ftohtë, ndërsa për krokantësi maksimale s'duhen përzier shumë shpesh dhe nuk duhen hapur kavanozët përpara kohe.